
Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ka paraqitur në Gjykatën Kushtetuese një padi kundër miratimit të ri të Kodit Zgjedhor që u bë pas marrëveshjes së realizuar mes PS-së dhe PD-së në paralament për sa i përket hapjes së listave të deputetëve kandidatë.
Padia u dorëzua ditën e sotme nga avokati i Shehit, Rezart Kthupi, në Kushtetuese.
Avokati u shpreh në dyert e Gjykatës se dhe parti të tjera opozitare janë kundër miratimit të këtij Kodi dhe se për shkak të mendimeve të ndryshme jurdike do të paraqesin edhe paditë e tyre të veçanta.
Ai shtoi gjithashtu se që nga momenti i hyrjes në fuqi të Kodit janë përpjekur që të adresojnë në mënyrë të përbashkët problematikën.
“Nga momenti i hyrjes në fuqi jemi përpjekur të adresojmë në mënyrë të përbashkët problematikën, duke pasur parasysh që mendimet juridike janë të ndryshme, kemi vendosur që secili të bëjë padi të veçantë”, tha Kthupi.
Pas një seancë maratonë e cila u mbajt më 26 Korrik, deputetët e PS-së dhe PD-së miratuan ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor që parashikon që lista e deputetëve nuk do të jetë plotësisht të hapura.
1/3-ta do të jetë e mbyllur dhe ekskluzivitet i kreut të partisë./ Versus.al







