Live Updates /

EMRAT/ Zbardhet krimi i rëndë në Pogradec, i riu u vra pas një sherri në lokal. Ky është autori, pamje nga vendngjarja

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

5 Postime
7 MUAJ ME PARE

U tentua fshehja dhe tjetërsimi i vrasjes në Pogradec? Reagon policia: Ja si u bë kapja e autorit

EMRAT/ Zbardhet krimi i rëndë në Pogradec, i riu u vra pas
Denis Meçe, autori i vrasjes së 42 vjeçarit në Pogradec

Policia e Korçës ka reaguar pas publikimit të lajmit në disa prej mediave se është përpjekur fshehja e vrasjes së 42 vjeçarit në Pogradec të ndodhur pasditen e djeshme pas një sherri në lokal.

Në reagim thuhet se efektivët në asnjë moment nuk kanë tentuar fshehjen e ngjarjes, siç pretendohet në disa media online. Ndërsa më tej theksohet se fillimisht për ngjarjen u shoqëruan disa persona të pranishëm në vendngjarje dhe më pas u kapën autori dhe 3 të tjerë të cilët nuk kallëzuan krimin e rëndë.

Njoftimi i plotë:

Nisur nga disa lajme të publikuara në rrjete sociale në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme në Pogradec, ku si pasojë e një konflikti humbi jetën një 42-vjeçar, dhe për këtë aludohet se është tentuar të fshihet ngjarja nga Shefi i Komisariatit të Policisë Pogradec, sqarojmë opinionin publik se:

Në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë nga asnjë punonjës i Policisë së Komisariatit të Policisë Pogradec, nuk është tentuar të manipulohet apo fshihet ngjarja.

Ngjarja është vlerësuar maksimalisht nga Strukturat e DVP Korçë dhe ato të  Komisariatit  Policisë Pogradec është shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, është ngritur Grupi hetimor, janë sekuestruar kamerat e lokalit, janë shoqëruar disa persona, që kanë qënë prezent në momentin e ngjarjes dhe janë kryer të gjitha veprimet e para në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e saj.

Si rezultat i veprimeve profesionale të kryera nga Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi  i ngjarjes, identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit dhe tre shtetasve të tjerë për moskallëzim krimi, dhe materialet procedurale janë përcjellë në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore që rezultuan me zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorit të dyshuar, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka dhënë njoftim zyrtar me versionin zyrtar.

Ftojmë mediat dhe këdo që është i interesuar për informacion mbi veprimtarinë e strukturave policore apo për ngjarjet e ndodhura në territorin e Qarkut Korçë, që t’i drejtohet zyrës së Komunikimit me Median e Publikun në DVP, dhe jo t’i referohen burimeve jo zyrtare.

Denis Meçe u arrestua nga policia e Pogradecit për rrahjen e Egli Progës të cilit i shkaktoi edhe vdekjen. Përplasja mes tyre erdhi pas një sherri banal në lokal. Versus.al

7 MUAJ ME PARE

FOTO/ Ky është i riu që rrahu deri në vdekje 42-vjeçarin në Pogradec

EMRAT/ Zbardhet krimi i rëndë në Pogradec, i riu u vra pas

Personi që shikoni në foton më poshtë është Denis Meçe, 29 vjeç, i cili një ditë më parë rrahu deri në vdekje 42-vjeçarin Egli Proga.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të së shtunës (10 gusht), në një lokal pranë vendit të njohur si “Agjencia e Autobusëve”.

Blutë pas këqyrjes së kamerave të sigurisë kanë vënë në pranga 29-vjeçarin Denis Meçe, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar fraktura të rënda që çuan në vdekjen e 42-vjeçarit Egli Proga.

EMRAT/ Zbardhet krimi i rëndë në Pogradec, i riu u vra pas

Sipas policisë konflikti mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta, viktima dhe autori kanë qenë duke konsumuar alkool në lokalin e babait të 42-vjeçarit.

Për ngjarjen në fjalë në pranga kanë përfunduar edhe tre persona të tjerë, të identifikuar si Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi.

7 MUAJ ME PARE

EMRAT/ Arrestohet autori i vrasjes në Pogradec, së bashku me 3 persona që nuk treguan të vërtetën

EMRAT/ Zbardhet krimi i rëndë në Pogradec, i riu u vra pas

Është vënë në pranga Denis Meçe, i akuzuar për rrahjen deri në vdekje të Egli Progës, 42 vjeç, si dhe 3 persona të tjerë të cilët kanë penguar zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën (10 gusht) një Pogradec, pranë vendit të njohur si agjencia.

Egli Proga u gjet pa ndjenja në rrugë dhe u dërguar me urgjencë në spital, ku humbi jetën.

Fillimisht u mendua se bëhej fjalë për ngjarje aksidentale, por më pas u zbulua se ai ishte rrahur për vdekje nga Denis Meçe, 29 vjeç.

Ky i fundit është vënë në pranga nga policia.

Për ngjarjen në fjalë në pranga kanë përfunduar edhe tre persona të tjerë, të identifikuar si Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi.

Policia e Pogradecit:

Konfliktohet për motive të dobëta me një shtetas dhe gjatë konfliktit  i shkaktoi dëmtime me pasojë vdekjen, kapet dhe vihet në pranga nga Policia autori i dyshuar.

Në pranga edhe tre shtetas të tjerë për moskallzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Në lagjen nr. 1 Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi  D. M.,  29 vjeç, dyshohet se jashtë ambienteve të një lokali është konfliktuar fizikisht me shtetasin E. P., 42 vjeç, i cili gjatë konfliktit fizik  është rrëzuar në tokë pa ndjenja dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Shtetasi D. M., 29 vjeç, pas konflikt është larguar  nga vendi I ngjarjes por falë reagimit në kohë të Policisë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Në vijim të veprimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje, shërbimet e Seksioni për  Krimet  Kundër Personit në DVP Korçë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit:

V. S.,  40 vjeç,  A. M.,  55 vjeç, dhe L. G., 47 vjeç, për veprat penale "Moskallzim krimi", dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës". Këta shtetas kanë qenë të pranishëm kur ka nodhur ngjarja dhe nuk kanë kallzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.

Materialet proceduriale i kaluan Prokuroris pranë Gjykatës së shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

 

7 MUAJ ME PARE

EMRAT/ Zbardhet ngjarja e rëndë në Pogradec, i riu u vra pas një sherri në një lokal. Pamje nga vendngjarja

EMRAT/ Zbardhet krimi i rëndë në Pogradec, i riu u vra pas

Është zbardhur ngjarja e ndodhur dje në Pogradec ku humbi jetën 37-vjeçari Egli Proga.

Burime nga policia bënë me dije se viktima është goditur nga një person i identifikuar tashmë si Denis Meçe, i cili e ka dhunuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se dy personat janë konfliktuar në afërsi të një lokali, ndërsa viktima pasi është goditur nga Meçe, ka hyrë brenda lokalit dhe ka qëndruar vetëm 2 minuta, e më pas ka dalë duke u rrëzuar në tokë për shkak të dhunës së shkaktuar.

Ngjarja që ditën e djeshme u dyshua si aksidentale, sot rezultoi se kemi të bëjmë me një vrasje.

Policia ka mbledhur të gjitha kamerat e sigurisë në zonë për të parë edhe momentet e konfliktit.

I plagosuri ndërroi jetë pasi u transportua në spitalin e Pogradecit, për shkak të hemorragjisë që pësoi nga dhuna e ushtruar.





7 MUAJ ME PARE

37-vjeçari në Pogradec humb jeten i dehur, rrëzohet tragjikisht në rrugë

EMRAT/ Zbardhet krimi i rëndë në Pogradec, i riu u vra pas

Ka humbur jetën një 37 vjeçar i cili u gjet i shtrirë  në zonën e quajtur Agjencia në lagjen numër 2 të qytetit të Pogradecit.

I lënduari fillimisht është transportuar drejt spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë dëmtimeve dhe ka ndërruar jetë. Sipas informacioneve të para, ai ka ndërruar jetë rrugës teksa ka qenë duke shkuar në urgjencë. 

Sipas policisë, shtetasi rreth 37-vjeçar, ka qenë nën efektin e alkoolit dhe është rrëzuar, ndaj dyshohet se vdekja e tij është aksidentale. Por, grupi hetimor po heton edhe në pista të tjera për të sqaruar çdo dyshim në lidhje me këtë ngjarje. 

Poll