Live Updates /

Himariotët "folën" me votë. Tavo vs Gjikuria, kush po fiton? Debatet për 6 mijë votues me ID të skaduar, opozita e pezmatuar: Pati parregullsi

*Himara zgjedh sot kryebashkiakun e ri mes kandidaturave të Vangjel Tavos (PS) dhe Petro Gjikurisë (PBDNJ koalicioni ‘Bashkë-Fitojmë). *Votimi nisi në orën 07:00 në 29 qendra votimi. Ndërsa në 9 qendra votimi, procesi i votimit nisi me vonesë për shkak të problemeve në pajisjen e identifikimit elektornik të qytetarëve. *Në Himarë-Fshat u raportua problematika e parë pasi disa qytetarë u paraqitën për të votuar me kartë të skaduar. Kryetari në detyrë i bashkisë Arqile Bollano, i pranishëm në vendngjarje për të ndjekur procesin tha se një gjë të tillë nuk e lejon ligji ndaj edhe komisionerët njoftuan KQZ-në për veprime të mëtejshme. *Deri në orën 18:00, votuan 36.38% e qytetarëve nga rreth 23 mijë persona me të drejtë vote në Himarë. *Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se KQZ nuk mund të bënte asgjë për skadimin e kartës së ID për rreth 6 mijë qytetarë me të drejtë vote. *Ndërsa kreu i PBDNJ Vangjel Dule e konsideroi këtë si një përpjekje të qeverisë për të ndikuar rezultatin e zgjedhjeve në Himarë duke theksuar se e gjithë administrate shtetërore dhe subjekte të SPAK ndodhen në Himarë për të presionuar qytetarët.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Himara zgjedh sot kryebashkiakun e ri mes kandidaturave të Vangjel Tavos (PS) dhe Petro Gjikurisë (PBDNJ koalicioni ‘Bashkë-Fitojmë). *Votimi nisi në orën 07:00 në 29 qendra votimi. Ndërsa në 9 qendra votimi, procesi i votimit nisi me vonesë për shkak të problemeve në pajisjen e identifikimit elektornik të qytetarëve. *Në Himarë-Fshat u raportua problematika e parë pasi disa qytetarë u paraqitën për të votuar me kartë të skaduar. Kryetari në detyrë i bashkisë Arqile Bollano, i pranishëm në vendngjarje për të ndjekur procesin tha se një gjë të tillë nuk e lejon ligji ndaj edhe komisionerët njoftuan KQZ-në për veprime të mëtejshme. *Deri në orën 18:00, votuan 36.38% e qytetarëve nga rreth 23 mijë persona me të drejtë vote në Himarë. *Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se KQZ nuk mund të bënte asgjë për skadimin e kartës së ID për rreth 6 mijë qytetarë me të drejtë vote. *Ndërsa kreu i PBDNJ Vangjel Dule e konsideroi këtë si një përpjekje të qeverisë për të ndikuar rezultatin e zgjedhjeve në Himarë duke theksuar se e gjithë administrate shtetërore dhe subjekte të SPAK ndodhen në Himarë për të presionuar qytetarët.

20 Postime
7 MUAJ ME PARE

Tavo vs Gjikuria. Ja kur pritet të dalë fituesi i bashkisë së Himarës

Himariotët "folën" me votë. Tavo vs Gjikuria, kush po

Të hënën pritet që të mësohet kryebashkiaku i ri i Himarës. Edhe pse nuk janë shumë vota për tu numëruar, pasi zyrtarisht thuhet se vetëm 8678 zgjedhës ushtruan të drejtën e votës këtë të diel për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë së Himarës. Numërimi i votave përcakton dhe qytetarin e parë të Himarës mes Vangjel Tavos, kandidati i mbështetur nga PS e Petro Gjikurisë, i cili kandidon nën siglën  “Bashkë Fitojmë’  të partive opozitare, PD dhe PL, i propozuar dhe i mbështetur nga Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) dhe të organizata minoritare OMONIA.

Procesi i votimit nisi në orën 07:00 u mbyll në orën 19:00 dhe më pas u vijua me transportimin e kutive të votimit në KZAZ 88 ku po ashtu nis e përfundon numërimi i 36 kutive të votimit.

Himariotët "folën" me votë. Tavo vs Gjikuria, kush po

Sipas KQZ-së, pjesëmarrja në zgjedhjet e 4 gushtit ka qenë 37.6%. Në raport me zgjedhjet e kaluara të 14 majit 2023, kur u shpall fitues kandidati i opozitës Fredi Beleri, në zgjedhjet e pjesshme të kësaj të diele votuan 803 votues më shumë. Pas mbylljes së votimeve kandidati i  opozitës doli para mediave ku deklaroi se do të pranonte verdiktin e himariotëve edhe pse u deklarua i sigurtë në fitore. Ndërsa nga kampi i mazhorancës kanë munguar deklaratat publike, por jo optimizmi që bashkia e Himarës do të jetë e fituar prej të majtës.   

7 MUAJ ME PARE

Gjikuria: "Do të pranoj verdiktin e himariotëve. Jam fitues i garës"

Himariotët "folën" me votë. Tavo vs Gjikuria, kush po

“Unë do pranoj verdiktin që kanë dhënë himariotët. Presione ka pasur, pasi ministra e deputetë të maxhorancës kanë qenë këtu. Qëllimi kryesor i imi është të punoj për himariotët. Unë jam fitues i garës, nëse fitoj dhe nëse kandidati tjetër dëshiron të punojë me mua është i mirëpritur.”

Kështu deklaroi mes të tjerave kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria, i cili ka folur për mediat, pas përfundimit të orarit zyrtar zgjedhor.

Gjikuria tha se falënderon himariotët që e kanë mbështetur, duke thënë se do ta çojë programin deri në fund. Ai shprehu bindjen se do të jetë kryetari i ardhshëm i bashkisë.

"Dua të falënderoj të gjithë himariotët që më mbështetën, i falënderoj nga zemra. Falënderoj të gjitha partitë opozitare që më mbështetën në këtë fushë, stafin, që bënë një punë tepër të mirë. Himariotët folën dhe na ka ngelur të shohim vullnetin e tyre. Do ta çojmë programin tonë deri në fund. Himariotët nuk do ulin kokën, pavarësisht presioneve. Unë do pranoj verdiktin që kanë dhënë himariotët. Presione ka pasur, pasi ministra e deputetë të maxhorancës kanë qenë këtu. Qëllimi kryesor i imi është të punoj për himariotët. Unë jam fitues i garës, nëse fitoj dhe nëse kandidati tjetër dëshiron të punojë me mua është i mirëpritur." - tha Petro Gjikuria

Sipas KQZ-së, nga të dhënat e 34 qendrave të votimit nga 36 që ka gjithsej Bashkia e Himarës, pjesëmarrja deri në orën 19:00 ishte 37.69 %. KQZ njoftoi se kanë votuar mbi 8333 qytetarë me të drejtë vote.

7 MUAJ ME PARE

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit në Himarë, pritet të nis numërimi

Himariotët "folën" me votë. Tavo vs Gjikuria, kush po

Mbyllet zyrtarisht në oren 19.00 procesi i votimit në Himarë dhe ka nisur procesi i dorëzimit të kutive të votimit të 36 qendrave. 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat mbi numrin e votuesve që kanë marrë pjesë në zgjedhjet për kreun e Bashkisë së Himarës, ndërsa garojnë përballë njëri-tjetrit Petro Gjikuria dhe Vangjel Tavo.

Himariotët "folën" me votë. Tavo vs Gjikuria, kush po

Sipas KQZ-së, nga të dhënat e 34 qendrave të votimit nga 36 që ka gjithsej Bashkia e Himarës, pjesëmarrja deri në orën 19:00 ishte 37.69 %.

KQZ njoftoi se kanë votuar mbi 8333 qytetarë me të drejtë vote.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka bërë një deklaratë për mediat pak minuta përpara se të mbyllet procesi i votimit në zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, ku e ka quajtur një farsë që ka filluar kohë më parë dhe që po përfundon sot.

Himariotët "folën" me votë. Tavo vs Gjikuria, kush po

Sipas Nokës, ‘kreu i KQZ-së, Celiabashi e theksoi me gojën e tij që në Shqipëri, se kush voton dhe kush jo e vendos Edi Rama, pasi në Himarë 6157 votues iu mohua e drejta e votës, një e drejtë kushtetuese dhe kjo ndodh vetëm në një regjim dhe kurrë nuk ndodh në një shtet demokratik’.

7 MUAJ ME PARE

Meta: "Himariotë, shkoni të votoni dhe ndëshkoni grabitësit e tokave tuaja"

Himariotët "folën" me votë. Tavo vs Gjikuria, kush po

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagon në lidhje me zgjedhjet e pjessshme në Himarë dhe procesin e votimit. Në një mesazh të bërë publik në rrjetet sociale, ish-Presidenti mes të tjerave shkruan se:

Përjashtimi i qëllimshëm antikushtetues i 6157 qytetarëve të Bashkisë së Himarës nga e drejta e votimit, me preteksin e skadimit të dokumentave të identifikimit është një krim i shëmtuar elektoral i Edi Ramës në funksion të grabitjes së zgjedhjeve.”

Sipas Metës shtimi në listat e votimit të qindra qytetarëve nga bashki të tjera, ndryshimi i programuar i qendrave të votimit, ndarja preferenciale për qëllime elektorale të titujve të pronësisë, zbarkimi i të gjithë makinerisë së narkoshtetit në Himarë, me banditë, presione, shantazhe dhe para të pista janë akte mafioze antiligjore që akuzojnë rëndë drejtpërdrejt Edi Ramën dhe SPAK që mbron krimet e tij elektorale.

Ai dënon me forcë aktet që sipas tij synojnë të shkatërrojnë standardet e zgjedhjeve të lira e të ndershme në Himarë. Kreu i Partisë së Lirisë ju bën thirrje të gjithë himariotëve të vrapojnë në këto orë të mbetura drejt qendrave të votimit për të mbrojtur Himarën dhe ndëshkuar ata që ai i cilëson si grabitësit e tokave të tyre.

 

7 MUAJ ME PARE

Rreth 7 mijë votues, KQZ publikon shifrat e pjesëmarrësve në zgjedhjet e Himarës deri në 16:00

Himariotët "folën" me votë. Tavo vs Gjikuria, kush po
Foto ilustruese

Në 30 qendra votimi pjesëmarrja deri në orën 16:00 ka arritur në 30.44% të personave me të drejtë vote.

Sipas njoftimit të KQZ pjesëmarrja deri në këtë orë ka arritur një numër prej 6912 votuesish, nga 23 mijë që kanë të drejtë vote.

Problem i madh mbeten edhe rreth 6 mijë persona të cilëve u ka skaduar apo u skadon sot karta e ID. Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi sqaroi më herët se institucioni që ai drejton nuk mund të bëjë asgjë lidhur me këtë problem dhe se do duhej të ishte vepruar më herët./ Versus.al

7 MUAJ ME PARE

Iu hiqet e drejta për të votuar, reagon Berisha për qytetarët me ID të skaduar: Akt i pa precedent, një krim shtetëror elektoral

Himariotët "folën" me votë. Tavo vs Gjikuria, kush po
Sali Berisha

Të gjithë qytetarët që kanë ID e kartës së identitetit të skaduar janë ndaluar të marrin pjesë në proccesin zgjedhor për kryebashkiakun e Himarës.

Për sa i përket kësaj problematike ka bërë një reagim kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Berisha akuzoi kryeminstrin për marrjen e këtij vendimi dhe e cilësoi një akt të paprecedent, një krim shtetëror dhe dhunim të Kushtetutës.

Sipas kreut të PD e gjitha kjo është bërë për të manipuluar rezultatin zgjedhor nga Edvin Gjipea, duke shtuar se ky standard nuk është zbatuar në zgjedhjet e 14 majit.

Berisha e quan këtë një sulm ndaj Partisë Demokratike dhe garanton se drejtësia nuk do të harrojë kurrë, ndonëse vonon.

"Përjashtimi nga votimi i qindra e qindra qytetarëve të Himarës, një akt antikushtetues

Të dashur miq, me urdhër te Edi Ramës sot nuk u lejuan të votojnë për shkak të datës së kartave të identitetit, qindra qytatarë të identifikuar kryesisht mbështetës të opozitës. Ky është një akt i pa precedent, një krim shtetëror elektoral, dhunim i Kushtetutës që ka si qëllim të vetëm manipulimin e rezultatit zgjedhor nga Edvin Gjipea. Sqaroj këtu qytetarët se ky standart nuk u zbatua në zgjedhjet e 14 Majit dhe në ligjet e vendit edhe pas lëshimit të kartave biometrike në mungesë të saj, janë pranuar edhe letërnjoftimet e vjetra që vërtetonin plotësisht identitetin e personit.

Përjashtimi i qindra zgjedhësve nga e drejta e votimit, ndryshimi i qëllimshëm dhe i programuar i qendrave të votimit të qindra qytetarëve, shtimi në listat e votimit të qindra qytetarëve nga Dropulli, Saranda apo pasunarve të vilave turistike të bregut janë veprime mafioze antiligjore që akuzojnë rëndë direkt Edi Ramën dhe Vangjel Tavon për krim të shëmtuar elektoral. Partia Dmokratike dënon me forcën më të madhe këto akte të rënda antikushtetuese të Edi Gjipes dhe kukullës së tij Vangjel Tavo dhe i garanton se drejtësia vonon, por nuk harron", shkruan Berisha në postimin e tij.

/ Versus.al

 

7 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet në Himarë, Dule: Procesi më absurd, nesër qyteti zgjohet me 2 kryebashkiakë të zgjedhur

Himariotët "folën" me votë. Tavo vs Gjikuria, kush po
Vangjel Dulo

Ditën e sotme po zhvillohen zgjedhjet për kryebashkiakun e Himarës, të cilat janë hapur prej orës 7:00 të mëngjesit.

KQZ ka publikuar listat e pjesëmarrësve duke theksuar edhe një rritje të tyre në votime, në krahasim me vitin e kaluar.

Mirëpo një reagim për mediat ka bërë edhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, i cili e ka përkufizuar procesin zgjedhor si më absurdin që mund të ndodhë ndonjëherë.

Sipas Dules ky është një proces i mbështetur në dekret presidencial dhe ende nuk ka marrë vendim në formë të prerë.

Ai shtoi gjithashtu se Himara do të ketë të nesërmen dy kryebashkiakë të zgjedhur.

"Është procesi zgjedhor më absurd i mundshëm që mund të ndodhë. Është proces i mbështetur në dekret presidencial të ankimuar nga PBDNJ dhe ende nuk ka një vendim të formës së prerë lidhur me kushtetutshmërinë e dekretit. Nesër Himara do gdhihet me dy kryebashkiakë të zgjedhur. Mandati i Belerit, nuk është i ndërprerë conform ligjit dhe me vendim të formës së prerë. Është për t’u gjykuar ankimimi në KAS i PBDNJ dhe i Belerit, brenda hapësirës kohore të 30 ditëve që parashikon ligji e procedura", tha Dule./ Versus.al

 

 

7 MUAJ ME PARE

“E gjithë administrata në Himarë”, Dule: Subjekte të SPAK në qendra votimi për të presionuar zgjedhësit

Himariotët "folën" me votë. Tavo vs Gjikuria, kush po

Kreu i PBDNJ Vangjel Dule ka dhënë një deklaratë për gazetarët lidhur me procesin zgjedhor në bashkinë e Himarës ku pretendoi se ka pasur parregullsi të shumta. Duke e nisur me kallëzimin e bërë ndaj Vangjel Tavos, Dule tha se SPAK nuk kishte vepruar për faktin se qindra qytetarë kanë ndryshuar së fundmi gjendjen civile duke iu shtuar listës së zgjedhësve në Himarë.

“Që para nisjes së fushatës zgjedhore, Tavo me zë dhe figurë pohoi publikisht se ai ka transferuar gjendjen civile të disa qytetarëve që nuk janë banorë të bashkisë së Himarës me qëllim që të mbrojë votën e tij. Kush janë autoritetet shtetërore që e kanë marrë këtë vendim? Janë 311 zgjedhës të shtuar në listat e zgjedhjeve të sotme krahasuar me ato të majit 2023. Lista e 2023-it krahasuar me atë të 2021-it ishte pakësuar me 3 persona.

Ndërsa 91 persona kanë transferuar gjendjen civile pasi ishte shpallur dekreti i presidentit. Shkeljet janë kallëzuar në SPAK nga Petro Gjikuria por nuk kemi asnjë veprim nga ana e SPAK. Kandidati i PS pohoi se ka shpërndarë mbi 1200 tituj pronësie dhe në sirtaret e Kadastrës janë edhe 600 të tilla për t’u shpërndarë. Çfarë mund të presë një organ drejtësie pas deklaratave të tilla publike. Në këto zgjedhje plot 6157 zgjedhës nga 23074 zgjedhës, pran mbi 25% u privohet e drejta kushtetuese e zgjedhjes me mosnxjerrjen e vendimit”- tha Dule.

Ndërsa theksoi pabarazinë në process, kreu i PBDNJ u shpreh se personave që votonin për PS u është rinovuar karta e ID brenda 24 orëve, ndryshe nga qytetarët e tjerë që kanë kërkuar të rinovojnë kartat.

“Kandidati i PS ka hyrë në këtë process me plus mbi 1 mijë vota krahasuar me ne. Kemi betejë mes Davidit dhe Goliathit. Lidhur me kartat e ID dhe pasaportat, kompania shtetërore e prodhimit të tyre ka marrë këto ditë me qindra kërkesa për rinovim por ka ndjekur politika selective duke u shndërruar në filal të PS. Militantë të PS shërbeheshin brenda 24 orëve, ndërsa ata që nuk ishin në radhët e militantëve u premtohej se do shërbeheshin komform ligjit brenda 14 ditëve të ardhshme”- shtoi ai.

Ndër të tjera, Dule deklaroi se e gjithë administrate e vendit ndodhet në Himarë dhe se persona me precedent penalë që janë subjekt i SPAK, kanë qenë të pranishëm në qendra votimi për t’u bërë presion qytetarëve.

“Në Himarë gjatë ditëve të fundit nuk është vetëm administrate e bashkisë por gjysma e këshillit të ministrave dhe administrata publike e vendit me qëllim që të ndikojnë votën e qytetarëve. Janë më shumë se pjesëmarrësit në votime. Është vënë re prania intensive e disa subjekteve të SPAK të cilët shfaqeshin në qendra votimi për të ushtruar presion mbi zgjedhësit në shoqëri të kryetarit të Konispolit dhe Vlorës. Policia nuk ka reaguar në asnjë rast ndaj individëve që ushtronin këtë veprimtari jashtë qendrave të votimit”- deklaroi Dule.

I pyetur pse pranoi të hynte në një proces në kushte të tilla, Dule tha se nuk donte t’i linte asnjë alibi kryeministrit Edi Rama për mospjesëmarrje në zgjedhje. Versus.al

7 MUAJ ME PARE

Mbi 4 mijë votues, KQZ publikon shifrat e pjesëmarrësve në zgjedhjet e Himarës deri në 13:00

Himariotët "folën" me votë. Tavo vs Gjikuria, kush po

Në 36 qendra votimi pjesëmarrja deri në orën 13:00 ka arritur nbë 24.68% të personave me të drejtë vote. Krahasuar me vitin e kaluar deri në këtë orë, pjesëmarrja llogaritet si e njëjtë. Deri më tani kanë votuar 4 mijë e 63 qytetarë nga 23 mijë që kanë të drejtë vote.

Problem i madh mbeten edhe rreth 6 mijë persona të cilëve u ka skaduar apo u skadon sot karta e ID. Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi sqaroi më herët se institucioni që ai drejton nuk mund të bëjë asgjë lidhur me këtë problem dhe se do duhej të ishte vepruar më herët. Versus.al

7 MUAJ ME PARE

6 mijë votues me kartë ID të skaduar, Celibashi: S’e zgjidh KQZ! Ja problematikat që ka pasur deri tani

Himariotët "folën" me votë. Tavo vs Gjikuria, kush po

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka folur për mediat lidhur me procesin e votimit për zgjedhjet në Himarë deri në orën 12:00. Ai bëri me dije se rreth 6 mijë qytetarëve u ka skaduar apo u skadon sot karta e Identitetit. Sipas tij për një gjë të tillë, duhej të ishin marrë masat më herët dhe se KQZ nuk mund të bëjë asgjë për këtë.

“Janë 6 mijë votues me karta ID të skaduara. E kemi patur në mënyrë infiormale si problematikë ditët e fundit por në fund të fundit ngelet një çështje që është jashtë asaj sferës së përgatitjes dhe vëmendjes së KQZ. Është çështje që mund të ketë pikëvështrime të ndryshme. Sot nuk kemi patur komunikim me përfaqësues të qeverisë apo ministrisë së Brendshme sepse kjo çështje do duhet të ishte zgjidhur më parë.

Lidhet me interesin e vetë votuesve për të disponuar një mjet identifikimi sepse janë ata që e vlerësojnë nëse duan të kenë një kartë ID. Është interes që më së pari lidhet me vetë votuesit dhe më pas me kandidatët”- tha Celibashi.

Sa i takon incidenteve, Celibashi tha se në një prej qendrave të votimit kishte patur persona të paautorizuar që shënonin votuesit. Ndërsa një tjetër incident ishte shënuar edhe në Lukovë me përfaqësues të medias që nuk ishin lejuar të hynin në qendër.

“Në Lukovë kemi patur një incident me përfaqësues të medias që nuk janë lejuar të hyjnë në qendër votimi të filmojnë. Nëse një komisioner nuk pëlqen të  dalë në media është i lirë të lërë detyrën sepse media e ka të drejtën të filmojë. Të gjithë kanë detyrimin të përdorin gjuhën shqipe. Por nëse për një arsye apo tjetër, pa qëllime që kërkojnë të sfidojnë ligjin, mund ta bëjnë këtë”- shtoi kreu i KQZ.

Ndër të tjera kryekomisioneri tha se pret që procesi i numërimit të përfundojë gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së nesërme. Ndërsa sa i takon identifikimit elektronik të votuesve, nënvizoi se nuk ka patur probleme. Versus.al

7 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet në Himarë, rritje e pjesëmarrjes në krahasim me vitin e kaluar, KQZ përditëson të dhënat deri në 11:00

Himariotët "folën" me votë. Tavo vs Gjikuria, kush po
Foto ilustruese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paraqitur të dhënat e fundit lidhur me pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Himarës.

Procesi për zgjedhjen e Kryebashkiakut të ri ka nisur që prej mëngjesit të sotëm, në orën 7:00.

Ndërkohë KQZ raporton se deri në orën 11:00, në zgjedhje kanë votuar 17,36 % e votuesve të regjistruar, ndërsa shifra i referohet të dhënave nga 32 qendra votimi, nga 36 që janë në total.

Të drejtën e votës e kanë ushtruar 3627 shtetas, nga 23074 që janë në total.

Dihet tashmë se në garën për kryebashkiak kandidojnë Petro Gjikuria, i cili përfaqëson opozitën, dhe Vangjel Tavo Partinë Socialiste.

Ndërkohë shtetasit me karta identiteti të skaduara nuk janë lejuar të votojnë.

KQZ në një reagim shprehet se nuk është kompetencë e saj për ti dhënë zgjidhje një problemi, ndërsa gjithçka parashikohet në ligj.

Himariotët "folën" me votë. Tavo vs Gjikuria, kush po / Versus.al

 

7 MUAJ ME PARE

Gjikuria voton në Himarë! Problematika me kartat e ID të skaduara? Kandidati: PS i bën ligjet siç do vetë

Himariotët "folën" me votë. Tavo vs Gjikuria, kush po
Petro Gjikuria

Kandidati i opozitës për bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria votoi pak minuta pas kandidatit të PS Vangjel Tavo. Në deklaratën e dhënë për gazetarët ai ftoi qytetarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhje ndërsa u shpreh i bindur se do të fitojë.

Sa i  takon problematikës me qytetarët e pamundur për të votuar për shkak të skadimit të kartave të ID, Gjikuria akuzoi qeverinë duke thënë se rregullat i vendos siç i leverdis PS.

“Unë do jem kryetari i ri i bashkisë Himarë. Nuk besoj se kartat e skaduara do të ndikojnë në rezultat. Kartat e skaduara vitin e kaluar i lanë, këtë vit nuk i lanë. Këtu ligjet i bëjnë vetë, llogarisin numrat që u duhen dhe ligjet i bëjnë si të duan”- tha Gjikuria.

Ndërsa më herët kundërshtari përballë tij, Tavo nuk e komentoi këtë problematikë duke e konsideruar si “çështje ligjore”. Versus.al

7 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet në Himarë, voton Vangjel Tavo: Himarjotët të marrin pjesë masivisht

Himariotët "folën" me votë. Tavo vs Gjikuria, kush po
Vangjel Tavo me familjen e tij

Kandidati i PS, Vangjel Tavo për kreun e bashkisë së Himarës ka votuar rreth orës 10:30 që mbahen sot.

I shoqëruar nga vajza dhe bashkëshortja Tavo u taku me mbështetës të tij jashtë qendrës së votimit. Ndërsa me të hedhur votën në kutinë e votimit, Tavo foli edhe për mediat ku e cilësoi procesin zgjedhor si të qetë dhe bëri thirrje që himarjotët të marrin pjesë masivisht në votime.

“Sot e kanë fjalën himarjotët për të votuar. Procesi ka qenë shumë i qetë deri tani dhe uroj të vazhdojë kështu deri në momentin e fundit. U bëj thirrje të gjithë himarjotëve të dalin masivisht në votime dhe të votojnë alternativën më të mirë për Himarën”- u shpreh Tavo duke e konsideruar si "çështje ligjore" pamundësinë e disa qytetarëve për të votuar për shkak të skadimit të kartës së ID. Versus.al

7 MUAJ ME PARE

FOTO/ I ati në burg për blerje votash, Petro Beleri voton në zgjedhjet e Himarës

Himariotët "folën" me votë. Tavo vs Gjikuria, kush po
Petro Beleri, djali i Fredi Belerit

Petro Beleri, djali i Fredi Belerit, u paraqit për të votuar sot rreth orës 09:30 në një nga qendrat e votimit.

I ati ndodhet në burg që prej 12 majit të vitit të kaluar pasi është dënuar me 2 vite burg për blerjen e 8 votave me 40 mijë lekë në kuadër të zgjedhjeve lokale që do të mbaheshin më 14 maj të vitit të kaluar.

Beleri nuk e ushtroi dot për asnjë ditë detyrën e tij si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës ndërsa në korrik mandati i tij u shpall i pavlefshmëm dhe u caktua data e zgjedhjeve për kreun e ri të bashkisë. Më 10 qershor Beleri u zgjodh eurodeputet i Greqisë në Parlamentin Europian nën siglën e partisë së Mitstotakis “Demokracia e Re”. Pas përfundimit të dënimit, Beleri do të ushtrojë detyrën e tij si eurodeputet i zgjedhur i Greqisë. Versus.al

7 MUAJ ME PARE

Skadimi i kartave të ID të qytetarëve në Himarë, Omonia: Anëtarëve të PS iu rinovua brenda 24 orëve

Himariotët "folën" me votë. Tavo vs Gjikuria, kush po

Dega e organizatës greke Omonia në Himarë ka reaguar për problemet që disa qytetarë kanë hasur gjatë procesit zgjedhor në Himarë për shkak të skadimit të afatit të kartave të ID. Në reagimin e bërë në rrjetet sociale, dega e Omonias shkruan se në ditët e fundit, pati një organizim të tillë që anëtarëve të PS t’ju rinovohej karta e Identitetit brenda 24 orëve ndërsa qytetarëve të tjerë t’ju vonohet për 15 ditë.

"Që me nisjen e procesit zgjedhor në Bashkinë Himarë, me insistimin e komisionereve të Partisë Socialiste, dhjetëra zgjedhësve u refuzohet e drejta e votimit me pretendimin e dokumentave të identifikimit të skaduara.

Në kundërshtim me praktikat e aplikuara në proceset e mëparshme zgjedhore, Kryeministri Rama refuzoi te nxjerrë aktet perkatese ligjore që do te garantonin të drejtën e votese për të gjithë zgjedhësit.

Kompania shteterore e prodhimit te kartave te identitetit, ishte vënë gjatë diteve te fundit ne sherbim te Partisë Socialiste, duke u sherbyer qytetarëve në menyrë selektive. Anetarëve të PS u rinovoheshin dokumentet ne menyre të organizuar brenda 24 orëve, ndërsa qytetarëve të tjere u kërkohej te paraqiteshin pas 15 ditësh. Ne total, nga 23074 zgjedhes te rregjistruar, 6157 jane apriori te privuar nga e drejta e zgjedhjes me vendim dhe pergjegjesi te Qeverise Rama” – thuhet në reagimin e OMONIA-s.

Më herët, kryekomisioneri zgjedhor Celibashi theksoi se ashtu siç e përcakton ligji, qytetarët të cilëve u ka skaduar afati i vlefshmërisë së kartës së Identitetit, nuk mund të votojnë. Versus.al

7 MUAJ ME PARE

Pjesëmarrje më e lartë se në 2023-in, Celibashi për zgjedhjet në Himarë: S’do të votojnë ata me ID të skaduara

Himariotët "folën" me votë. Tavo vs Gjikuria, kush po

6.39% e qytetarëve kanë votuar deri në orën 09:00 të mëngjesit në zgjedhjet për kryebashkiak të Himarës. Ky raportohet të jetë një numër më i lartë me të njëjtin orar në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023 ku kishin votuar rreth 4.26% e qytetarëve me të drejtë vote.

Himariotët "folën" me votë. Tavo vs Gjikuria, kush po
Tabela e votuesve në Himarë deri në orën 09:00

Ndërkohë kryekomisioneri i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë të qartë se qytetarëve të cilëve u ka skaduar karta e Identitetit nuk mund të votojnë. Ndërsa në një reagim të KQZ në rrjetet sociale bëhet me dije se procesi po vijon normalisht në të 36 qendrat e votimit.

“Prej orës 7 të mëngjesit ka nisur procesi zgjedhor për kryetarin e Bashkisë Himarë. Të gjithë qendrat e votimit në Bashkinë Himarë janë hapur sipas procedurave të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor. Identifikimi i zgjedhësve po bëhet përmes pajisjes elektronike të identifikimit (PEI) dhe nuk janë raportuar problematika.

Procesi i votimit po ecën normalisht dhe pa problematika. Të 36 qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në orën 19:00, në mënyrë që qytetarët e Himarës të ushtrojnë të drejtën e tyre të votes”- thuhet në reagimin e KQZ. Versus.al

7 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet në Himarë/ Publikohen shifrat, sa persona votuan deri në orën 08:00

Himariotët "folën" me votë. Tavo vs Gjikuria, kush po
Foto gjatë votimit të një qytetari në Himarë

Ndërkohë që procesi i votimit nisi në orën 07:00, deri në orën 08:00 mësohet se kanë votuar 2.71% e personave me të drejtë vote në Himarë.

Thënë ndryshe deri në këtë orë kanë votuar 564 persona nga rreth 23 mijë të cilët kanë të drejtë vote.

Në disa prej qendrave të votimit, procesi nisi me vonesë për shkak të problemeve me pajisjet e identifikimit elektronik. Ndërsa në ‘Himarë Fshat’ procesi u pezullua pasi rreth 100 qytetarë u paraqitën për të votuar me karta ID të skaduara. Versus.al

7 MUAJ ME PARE

100 persona me ID të skaduar, pezullohet votimi në Himarë Fshat! Bollano: S'e lejon ligji, njoftuam KQZ

Himariotët "folën" me votë. Tavo vs Gjikuria, kush po
Arqile Bollano

Në ‘Himarë Fshat’ është pezulluar procesi i votimit pasi një numër prej rreth 100 votuesish janë paraqitur për të votuar me karta identiteti të skaduara.

Komisionerët kanë vendosur që procesi të pezullohet. Ndërsa Arqile Bollano kryetari në detyrë i bashkisë tha se për këtë ngjarje kanë votuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pasi ligji nuk e lejon votimin me karta të skaduara.

“Të vijnë këta të KQZ ligji e thotë qartë se me karta identiteti të skaduara nuk mund të votojë asnjë person. E ka kërkuar komisionerët këtë, jo ne. Është pezulluar derisa të zgjidhet çështja”- tha Bollano.

Ndërsa një prej qytetareve që u paraqit për të votuar me kartë ID të skaduar, tha se nuk mund t’i mohohej e drejta e votës vetëm pse i kishte përfunduar afati i vlefshmërisë së kartës. Versus.al

7 MUAJ ME PARE

Votuesit e parë në Himarë! Ja në sa qendra procesi i votimit u hap me vonesë

Himariotët "folën" me votë. Tavo vs Gjikuria, kush po
Votuesit e parë në zgjedhjet e parakohshme të Himarës

Votuesit e parë pas hapjes së procesit zgjedhor për bashkinë Himarë, janë paraqitur në qendrën e votimit 4588/01 ku pasi kanë bërë identifikimin elektronik, kanë votuar.

Mësohet se deri në orën 07:20 minuta, procesi i votimit nuk ka qendë i hapur në 9 qëndra votimi, pasi në KQZ nuk është raportuar hapja e tyre.

Në Himarë, votohet në 23 qendra votimi, ndëra policia ka marrë një plan masash për mbarëvajtjen e procesit ku janë angazhuar 52 efektivë policie të cilët sigurojnë materialet zgjedhore në qendrat përkatëse. Versus.al

7 MUAJ ME PARE

Tavo apo Gjikuria? Bashkia "problematike" e Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri

Himariotët "folën" me votë. Tavo vs Gjikuria, kush po
Petro Gjikuria, Vangjel Tavo

Sot në orën 07:00 ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri në Himarë. Në garë janë dy kandidatë, Petro Gjikuria nga PDBNJ dhe opozita, si dhe Vangjel Tavo nga radhët e socialistëve.

Qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në orën 19:00 të mbrëmjes ndërkohë që do të votohet në 36 qendra votimi. Të drejtën e votës në këto zgjedhje të parakohshme e kanë 23 mijë qytetarë të bashkisë Himarë. Do të aplikohet idetentifikimi elektronik, ndërsa qendrat e votimit do të jenë të monitoruara me kamera. Policia ka marrë masat për mbarëvajtjen e këtij procesi votimi me praninë e efektivëve të policisë nëpër qendrat përkatëse.

Dje u bë e mundur dorëzimi i materialeve zgjedhore nëpër qendrat e votimit, ndërsa kryeministri Edi Rama në mbyllje të fushatës i konsideroi himariotët si “baskët” dhe premtoi se çështja e pronave shumë shpejt do të gjejë zgjidhje.

Nga ana tjetër, liderët e opozitës Meta dhe Berisha duket se kanë zgjedhur të qëndrojnë larg fushatës zgjedhore në Himarë duke mos u prononcuar shumë për Petro Gjikurinë, kandidatin e PBDNJ. Që pas zyrtarizimit të kandidaturës së tij pati polemika pasi PD e Himarës pretendoi se Gjikuria ishte përzgjedhur, pa u konsultuar me ta.

Retorika u ashpërsua mes dy kandidatëve gjatë fushatës së tyre, pasi Gjikuria denoncoi Tavon në SPAK për ndryshimin e adresës në gjendjen civile. Nga ana tjetër, ky i fundit pati edhe një ftesë për Gjikurinë. I bindur për fitoren Tavo i propozoi kandidatit të opozitës që pasi të humbiste, mund të ishte nënkryetar i bashkisë.


Vangjel Tavo vjen nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim ku ka qenë deputet gjatë legjislaturës 2013-2017, ndërsa për një periudhë 1 vjeçare 2012/2013, mbajti postin e ministrit të Shëndetësisë.

Petro Gjikuria është një biznesmen shqiptaro-amerikan, me banim në SHBA. Në nisje të fushatës së tij për zgjedhjet në Himarë ai premtoi zgjidhje për problemet e qytetarëve ndërsa tha se do të ndiqte rrugën e Fredi Belerit sa i takon qëndrimeve politike.

Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, u arrestua më 12 maj për blerje votash në Himarë. Pavarësisht se pas zgjedhjeve rezultoi të ishte kandidati fitues, Beleri u mbajt në paraburgim duke mos u lënë të betohej derisa GJKKO e dënoi me 2 vite burg. Në këto kushte, më 5 korrik KQZ shpalli pavlefshmërinë e mandatit të Belerit. Menjëherë presidenti Bajram Begaj dekretoi datën 4 gusht për zgjedhjet e parakohshme, datë që pavarësisht kundërshtive, nuk u ndryshua.

Bashkia e Himarës ka përjetuar një cikët problematik të drejtimit në vitin e fundit. Me pamundësinë e Belerit për të ushtruar detyrën e tij si kryebashkiak i zgjedhur, këtë detyrë e vijoi kryebashkiaku socialis Jorgo Goro pavarësisht humbjes, derisa në mars u arrestua me urdhër të SPAK për tjetërsim pronash. Goro u pasua nga Blerina Bala e cila u zgjodh me vota të këshillit bashkiak. Kohëzgjatja e saj në detyrë ishte rreth 2 muaj, pasi zgjodhi të jepte dorëheqjen për arsye siç i cilësoi ajo “personale”. Bala u zëvendësua nga Arqile Bollano i cili u zgjodh me 12 vota të këshillit bashkiak. Sot pritet të përfundojë cikli “problematik” i zgjedhjes së drejtuesit të Himarës. Versus.al

Poll