Live Updates /

Dhimbje dhe lot në homazhet për Gert Bogdanin, mijëra qytetarë e kolegë përcjellin ish-deputetin për në banesën e fundit

*Nga ora 10:00 në sallën e seancave plenare janë mbajtur sot homazhet në nderim të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani i cili ndërroi jetë ditën e djeshme pas një arresti kardiak. *Miq, familjarë, politikanë, analistë dhe ish-kolegë të Bogdanit u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-deputetit që u nda nga jeta në moshën 44 vjeçare. Të pranishëm në ceremoninë e lamtumirës ishin edhe deputetë socialistë me në krye, kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropalin. *E enjtja u shpall ditë zie për Partinë Demokratike, e cila anuloi të gjitha aktivitetet e saj për 2 ditët e ardhshme, duke bërë që seanca plenare e planifikuar për t’u mbajtur sot të shtyhej për të premten. *Në të gjitha selitë e PD-së në vend mbahet një minutë heshtje me flamurin në gjysmështizë. * Presidenti Bajram Begaj tha jashtë Parlamentit, ku edhe po zhvillohen homazhet për ish-deputetin e ndjerë, se Gerti Bogdani ishte njeri me vlerë të jashtëzakonshme morale dhe politike.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

8 Postime
5 MUAJ ME PARE

FOTO/ Dhimbje e lot, familjarët i japin lamtumirën, trupi i Gerti Bogdanit niset për në banesën e fundit

Dhimbje dhe lot në homazhet për Gert Bogdanin, mijëra

Kanë përfunduar homazhet në nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani.

Trupi i tij është përcjellur për në banesën e fundit mes dhimbjes dhe lotëve nga familjarët e tij.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gert Bogdani u nda nga jeta para kohe në moshën 44-vjeçare pas një arresti kardiak./ Versus.al

Dhimbje dhe lot në homazhet për Gert Bogdanin, mijëra

Dhimbje dhe lot në homazhet për Gert Bogdanin, mijëra

Dhimbje dhe lot në homazhet për Gert Bogdanin, mijëra

Dhimbje dhe lot në homazhet për Gert Bogdanin, mijëra

5 MUAJ ME PARE

Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, Meta kryen homazhe në kujtim të tij: Të gjithë jemi këtu, sepse vlerësojmë punën e tij

Dhimbje dhe lot në homazhet për Gert Bogdanin, mijëra

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte pjesë e homazheve në nderim të ish-deputetit, Gerti Bogdani.

Në një pronocim për Meta u shpreh se Gerti do të kujtohet gjithmonë për veprën dhe punën e mirë që ai la pas.

'Ishte e paimagjinueshme që do të jepja dhe unë si shumë e shumë qytetarë të Tiranës dhe Shqipërisë lamtumirën e fundit një personaliteti të njohur publik nga një familje shumë e njohur i cili ishte një model i të rinjve të shkolluar dhe që u kthye në vend, që dhanë kontributin e tyre në jetën publike që treguan aftësi në menaxhim. Kam patur kënaqësinë ta njoh si kryeparlamentar dhe me detyrën e deputetit përveç dhe shumë raporte të tjera shoqërore personale. Është një moment shumë i rëndë për të gjithë dhe kjo pjesëmarrje tregon tronditjen e opinionit për një ndarje kaq të befasishme dhe shokuese. Por të gjithë janë këtu sepse vlerësojnë punën e tij, kontributet e tij që ai ka lënë, modelet shumë të mira dhe kujtimet shumë të bukura dhe pozitive, për të tërë. Jemi pranë familjes së tij në këto momente. I përjetshëm kujtimi i Gertit.' u shpreh Meta./Versus.al

5 MUAJ ME PARE

Berisha nën arrest, vajza dhe bashkëshortja e tij në homazhet për Bogdanin: Lutemi që familjarët të gjejnë forcë për ta kaluar

Dhimbje dhe lot në homazhet për Gert Bogdanin, mijëra
Vajza dhe bashkëshortja e Berishës, Argita Malltezi dhe Liri Berisha në homazhet për Gerti Bogdanin

Sali Berisha nuk ka qenë dot i pranishëm sot në homazhet e mbajtura në Kuvend për ish-deputetin e PD, Gerti Bogdani. Për shkak të arrestit shtëpiak ku mbahet prej dhjetorit të vitit të kaluar, kryedemokratit nuk i është dhënë leje për t’u paraqitur në ceremoninë e lamtumirës.

“Asgjë nuk ka vlerë në këto momente sesa jeta e atij që iku. Në pozicionin e nënës dua të ngushëlloj prindërit në radhë të parë dhe lutem ta gjejnë forcën për ta kapërcyer këtë dhimbje të rëndë. Ngushëllime të gjithëve miqve shokëve me të cilët bëri një rrugëtim kaq të bukur, do e kuptojmë gjithmonë me shumë dashuri dhe respekt”- u shpreh Liri Berisha.

Në vend të tij, për t’i dhënë lamtumirën Bogdanit shkuan në ceremoni bashkëshortja e tij Liri Berisha dhe vajza Argita Malltezi. Versus.al

5 MUAJ ME PARE

Homazhe në nderim të Gertit Bogdanit, Presidenti Begaj: Njeri me vlerë të jashtëzakonshme morale dhe politike

Dhimbje dhe lot në homazhet për Gert Bogdanin, mijëra
Pesidenti Bajram Begaj në homazhet për nder të Gerti Bogdanit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani përcillet sot në banesën e fundit, pasi u nda nga jeta një ditë më parë pas një arresti kardiak.

Gjatë homazheve të zhvilluara në Kuvend, i pranishëm ishte dhe presidenti i vendit, Bajram Begaj, i cili ka ngushëlluar bashkëshorten dhe familjarët e ish-deputetit të ndjerë.

Ai tha për mediat, jashtë Parlamentit, ku edhe po zhvillohen homazhet për ish-deputetin e ndjerë, se Gerti Bogdani ishte njeri me vlerë të jashtëzakonshme morale dhe politike.

“Një njeri me vlerë të jashtëzakonshme morale dhe politike. Ishte një njeri i cili pati një jetë të mbushur aktive qoftë publike, qoftë politike. Ngushëllime familjes”, u shpreh Begaj./Versus.al

5 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Homazhet për Gerti Bogdanin, deputeti Gjiknuri shpërthen në lot

Dhimbje dhe lot në homazhet për Gert Bogdanin, mijëra
Momenti kur Gjiknuri shpërthen në lot teksa u shpreh ngushëllimet familjarëve të Bogdanit

Deputeti socialist Damian Gjiknuri është parë në lot gjatë ceremonisë së mbajtur sot në hollin e Kuvendit, ku iu dha lamtumira ish-deputetit të PD-së Gerti Bogdanit i cili u nda  nga jeta ditën e djeshme pas një ataku kardiak.

Siç shihet edhe në video, Gjiknuri i pikëlluar ka hyrë veçmas kolegëve të tij socialistë për të shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të Bogdanit. Në momentin kur takon familjarët e këtij të fundit, deputeti nuk i mban dot lotët dhe del i prekur nga salla ku mbahen homazhet. Versus.al

5 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Homazhet për ish-deputetin demokrat, arkëmoti i ish-deputetit mbërrin në Kuvendin e Shqipërisë

Dhimbje dhe lot në homazhet për Gert Bogdanin, mijëra

Arkëtmoti i ish-deputetit, Gerti Bogdanit ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë.

Deputetët janë vendosur në radhë për t’i dhënë lamtumirë kolegut, mikut të tyre.

Gerti Bogdani do të përcillet ditën e sotme drejt banesës së fundit pasi humbi jetën krejt papritur ditën e djeshme, në moshën 44-vjeçare, pas një arresti kardiak.

Homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen sot në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës./Versus.al

5 MUAJ ME PARE

Dedikimi rrëqethës i Edlira Çepanit për bashkëshortin e saj, Arbana Osmana: S’di sa qava

Dhimbje dhe lot në homazhet për Gert Bogdanin, mijëra
Arbana Osmani

Ish-deputeti Gerti Bogdani u nda ditën e djeshme nga jeta në moshën 44 vjeçare. 

Ndarja e tij nga jeta parakohe ka prekur mbarë opinionin publik dhe ata që nuk e njihnin nga afër ish-deputetin.

Dhe një nga ata është dhe moderatorja Arbana Osmani e cila e shprehet se nuk e njihte nga afër Gertin por duke marrë shkas nga kjo ngjarje e dhimshme ka gjetur mundësinë të përcjellë një mesazh për të gjithë:

“Nuk di sa qava me mesazhin e Edlirës për Gertin. Nuk e kam njohur Gertin personalisht por më erdhi shumë keq kur mësova lajmin paradite. Nuk kemi kohë. Tregojini atyre që doni, sa shumë i doni! Çdo ditë!”/Versus.al

Dhimbje dhe lot në homazhet për Gert Bogdanin, mijëra
Posti i Arbana Osmanit

5 MUAJ ME PARE

Lamtumirë Gerti Bogdani! Kuvendi mban sot homazhet për ish-deputetin demokrat, ditë zie në PD

Dhimbje dhe lot në homazhet për Gert Bogdanin, mijëra

Partia Demokratike dhe politika shqiptare mori dje një lajm të trishtë për ndarjen nga jeta të ish-deputetit Gerti Bogdani në moshën 44 vjeçare. Ish-ligjvënësi u transportua në QSUT mesditën e djeshme pa shenja jete. Para ngjarjes së rëndë, Bogani ndodhej në hotel “Rogner” ku po konsumonte një kafe me miqtë e tij.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta solli ndërprerjen e komisioneve parlamentare teksa kryeparlamentarja Elisa Spiropali dhe ish-kolegë të tij shprehën ngushëllimet për këtë ndarje të papritur nga jeta.

Homazhet për të ndjerin, mbahen ditën e sotme në sallën e seancës plenare të Kuvendit nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe më pas varrimi i ish-deputetit do të bëhet në varrezat e Sharrës. Seanca plenare e planifikuar për t'u mbajtur ditën e sotme, u shty për të premten. 

Për ndarjen nga jeta të Bogdanit pati reagime të shumta si në opinionin publik ashtu edhe në politikë, ku pas ish-kryeministrit Sali Berisha i cili e mori lajmin e rëndë teksa mbante konferencë për mediat, edhe kryeministri Edi Rama shprehu ngushëllimet për familjarët e Bogdanit. Partia Demokratike e ka shpallur të enjten ditë zie. Versus.al

Poll