Live Updates /

Krimi në Pogradec/ Momentet e fundit të Egli Progës para se të vdiste. Flet babai dhe e motra: Kafshët po fshihen. Të gjitha reagimet

* Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka urdhëruar inspektim në Drejtorinë Vendor të Policisë Korçë, pas ngjarjen së rëndë në qytetin e Pogradecit, ku 42-vjeçari Egli Proga humbi jetën pas dhunës brutale nga 29-vjeçari Denis Meçe. * Janë publikuar momentet pak pas sherrit të 42 vjeçarit të Eglantin Progës. * Të njohurit e 42 vjeçarit, Egli Porës kanë mbetuar të shokuar nga ngjarja. Ata shprehen se Egli ishte djalë i qetë që nuk ishte konfliktuar ndonjëherë. *E tronditur motra e 42-vjeçarit, Egli Progës, rrëfen momentin kur mori vesh vrasjen e vëllait të saj

Shkruar nga B.SH

Çfarë do të gjeni në brendësi

* Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka urdhëruar inspektim në Drejtorinë Vendor të Policisë Korçë, pas ngjarjen së rëndë në qytetin e Pogradecit, ku 42-vjeçari Egli Proga humbi jetën pas dhunës brutale nga 29-vjeçari Denis Meçe. * Janë publikuar momentet pak pas sherrit të 42 vjeçarit të Eglantin Progës. * Të njohurit e 42 vjeçarit, Egli Porës kanë mbetuar të shokuar nga ngjarja. Ata shprehen se Egli ishte djalë i qetë që nuk ishte konfliktuar ndonjëherë. *E tronditur motra e 42-vjeçarit, Egli Progës, rrëfen momentin kur mori vesh vrasjen e vëllait të saj

6 Postime
7 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Vrasja e Egli Progës, flet babai: Unë nuk dua që të mbyllet ky muhabet kot më kot, por ...

Krimi në Pogradec/ Momentet e fundit të Egli Progës para se

Nazmi Proga, babai i Eglit i cili u vra në Pogradec kërkon drejtësi për ngjarjen që i ndodhi!

Ai thotë se është tejet i zhgënjyer nga Policia lidhur me veprimet që ka ndjekur, teksa tregon se i biri është goditur për t’u vrarë, dhe në asnjë mënyrë nuk ka pësuar infarkt ose të jetë rrëzuar sikurse pretendon Policia.

Policia ka shkuar me vonesë në vendin e ngjarjes dhe ka tentuar që ta fshehë krimin vazhdimisht. Edhe ambulanca ka shkuar me vonesë pavarësisht se spitali është shumë pranë vendit të krimit.

“Unë kërkoj ndihmë të përkushtuar nga shteti. Drejtësia të veprojë dhe të dali e vërteta.

Policia të pastrohet nga elementë që nuk dinë të bëjnë punën.

Unë një djalë kisha, e kam rritur me mund e me djersë. Ka dy fëmijë për të rritur, e la gruan e ve!

Dhe unë nuk dua që të mbyllet ky muhabet kot më kot, por drejtësia ta vendosë pikën mbi ‘I’”, është shprehur Nazmi Proga për JOQ.

7 MUAJ ME PARE

Akuzat se policia po fshihte vrasjen në Pogradec, reagon Avokati i Popullit: Kemi nisur verifikimet

Krimi në Pogradec/ Momentet e fundit të Egli Progës para se

Avokati i Popullit ka shprehur shqetësimin në lidhje me rastin e vdekjes së Egli Progës në Pogradec, i cili vjeç u gjet i shtrirë në rrugë pasi ishte dhunuar, ndërsa më pas ndërroi jetë.

Avokati i Popullit shprehu shqetësimin për pretendimet e ngritura nga familjarët e viktimës dhe një pjesë e opinionit publik në Pogradec, lidhur me mundësinë e fshehjes apo manipulimit të ngjarjes nga strukturat e policisë lokale.

Sakaq, ky institucion ka nisur një verifikim të plotë mbi veprimet dhe procedurat e ndjekura nga organet kompetente në këtë çështje.

Njoftimi i Avokatit të Popullit:

Institucioni i Avokatit të Popullit shpreh shqetësimin e thellë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Pogradec, ku një qytetar humbi jetën në rrethana të dyshimta.

Në veçanti, Avokati i Popullit shpreh shqetësim për pretendimet e ngritura nga familjarët e viktimës dhe një pjesë e opinionit publik në Pogradec, lidhur me mundësinë e fshehjes apo manipulimit të ngjarjes nga strukturat e policisë lokale.

Avokati i Popullit, si institucion i pavarur kushtetues, jo vetëm ka për detyrë të mbrojmë të drejtat e njeriut por edhe të garantojë transparencë dhe drejtësi në çdo rast ku mund të jenë shkelur këto të drejta.

Përsa më sipër Avokati i Popullit njofton se ka nisur një verifikim të plotë mbi veprimet dhe procedurat e ndjekura nga organet kompetente në këtë çështje.

Ky verifikim do të synojë të hedhë dritë mbi të gjitha aspektet e ngjarjes, përfshirë edhe pretendimet për moszbardhjen e drejtë të situatës.

7 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Flet mes lotësh motra e Egli Progës: Të hetohen ata që bashkëpunuan, kafshët po fshihen

Krimi në Pogradec/ Momentet e fundit të Egli Progës para se
Viktima Egli Proga dhe motra e tij Jonida Proga

E tronditur motra e 42-vjeçarit, Egli Progës, ka rrëfyer momentin kur mori vesh vrasjen e vëllait të saj, i cili u dhunua për vdekje nga 29-vjeçari Denis Meçe.

Jonida Proga para kamerave është shprehur se në trupin e vëllait të saj dukeshin qartë shenjat e dhunës dhe se vëllai i saj mund të ishte gjallë por Policia nuk pranoi të lëvizte trupin pa ardhur ambulanca.

Motra e viktimës, Jonida Proga:

“Më ka marrë djali tezes në telefon dhe më tha urgjent në spital. Vrapoj për atje, futem te urgjenca, shoh Eglin të shtrirë, të masakruar. Mjekët ishin duke i dhënë ndihmën e fundit, ne se pranonim dot që kishte ndodhur derisa mjekët thanë që ti hiqnin pajisjet. Në shok kam dalë jashtë, pyes policët çfarë ka ndodhur dhe më thonë është rrëzuar. Kanë folur për pjesën që është rrëzuar e deri që nuk e dimë, por jo të thoshin kemi lëshuar njerëz, po mbledhim prova, po marrim kamerat, po pyesim dëshmitarë. Policia ka lëvizur shumë vonë.

Do të thotë që kanë qenë në lëvizje nga të tjerët për tu sjellë kështu. Akoma asnjë gjë, informacioni vetëm është marrë nga mediat. Mirë që si lexova që ka vdekur në gjendje të dehur nga rrëzimi, se nuk e di si do ta përballoja.

Dallohej qartazi që ishte dhunuar, por nuk thuhej nga askush që ishte i dhunuar. E kanë vrarë, e kanë masakruar në mes të rrugës në tufë, e kanë braktisur, e kanë lënë. Ambulanca nuk vinte, u vonua gjysëm ore që Pogradeci për 2 minuta arrin. Policia nuk pranonte të lëvizte trupin pa ardhur ambulanca, mund të ishte gjallë aty, mund ta shpëtonin.

Egli ishte njeriu më i butë, më i dashur, e donin të gjithë, ishte familjar, ishte në punën e tij. Sa ka mbyllur punën, ishte në qejf, nuk e di çka ndodhur. E kanë kthyer, e kanë provokuar, dhe më pas e kanë vrarë. Është vrasje në bashkëpunim, sështë vetëm një njeri, këtu është në bashkëpunim dhe shteti që ka pritur, e ka fshehur ngjarjen. Nuk ka patur shirita, makinat kalonin aty, njerëzit pinin kafe.

Kjo është vrasje nga të gjitha anët, me gjakftohtësinë më të madhe, nuk është një vrasës, kjo gjë sapo ka filluar dhe mos guxojë askush të bëhet palë. Kushdo që ka guxuar mos të guxojë më.

Të hetohet çdo gjë në detaje, çdo gjë që ka ndodhur, çdo gjë që është bërë në bashkëpunim, çdo frymë që ka kaluar atje, çdokush që e ka parë, gjithë plehrat që janë fshehur, çdo kafshë që ka guxuar të jetë atje e ka frikë e fshihet. Si thonë që nuk kemi parë gjë kur shohin të masakrohet një njeri i pambrojtur? Kush është i forti këtu kur goditet i pambrojturi?”/Versus.al



 

 

7 MUAJ ME PARE

Ndërroi jetë nga dhuna, flasim të shokuar të njohurit e 42 vjeçarit në Pogradec: Egli ishte djalë i shkëlqyer

Krimi në Pogradec/ Momentet e fundit të Egli Progës para se

Banorët e Pogradecit kanë mbetur të shokuar nga ngjarja e rëndë ku 42 vjeccari Egli Proga mbeti I vrarë nga Denic Meçe.

Të njohurit e viktimës shprehen se ai ishte djali i qetë që nuk ishte konfliktuar ndonjëherë.  

“Unë këtu kam kaq vite me Eglin. Marrim kafe aty. Ishte shumë i qetë. Nuk e kam parë as të zihet, as të ngatërrohet, as të bërtasë. Edhe me babain e tij fliste shumë qetë. Kur ika e lash mirë. Për ngjarjen e mora vesh ditën tjetër, kur erdha në punë, ” tha njëra prej zonjave.

“U gjend këtu i vrarë. Ishte një djalë shumë i mirë. Më ka ardhur shumë keq, nuk kam fjetur gjumë mbrëmë. Thonë që ambulanca u vonua ja 30 minuta” tha një tjetër.

“Ishte djalë i shkëlqyer. Ne dje në mëngjes e morëm vesh. U ndjemë keq, si për evlatin tonë. Mjerë babai, gruaja dhe fëmijët” u shpreh një tregtare./Versus.al

 

7 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Largohet me këmbë nga lokali i tij, momentet e fundit të Egli Progës para se të humbte jetën

Krimi në Pogradec/ Momentet e fundit të Egli Progës para se

Janë publikuar momentet pak pas sherrit  të 42 vjeçarit të Egli Progës.

Në pamjet e siguruara nga Versus.al shihet që 42 vjeçari që u vra në Pogradec largohet në këmbë nga lokali i tij.

Ai shihet në videon e mëposhtme teksa ecën në mënyrë të paekuilibruar, ndërkohë që sipas të dhënave vetëm pak metra më tej është rrëzuar në tokë, për të humbur jetën më pas./Versus.al



 

7 MUAJ ME PARE

A u tentua të fshihej vrasja e 42 vjeçarit në Pogradec? Rrumbullaku urdhëron inspektim të DVP së Korçës


Krimi në Pogradec/ Momentet e fundit të Egli Progës para se

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka urdhëruar inspektim në Drejtorinë Vendor të Policisë Korçë, pas ngjarjen së rëndë në qytetin e Pogradecit, ku 42-vjeçari Egli Proga humbi jetën pas dhunës brutale nga 29-vjeçari Denis Meçe.

Shkak u bënë lajmet dhe dyshimet e hedhura nga disa media ditën e djeshme, se Policia kishte fshehur krimin e vrasjes dhe mbrojtur autorin e sulmit fatal, që është i afërm i zyrtarëve të lartë vendorë.

Ngjarja fillimisht u raportua si aksidentale, ku u tha se Proga humbi jetën pasi u rrëzua në rrugë, por pas pretendimit të familjarëve se ishte dhunuar, rezultoi se ai vdiq si pasojë e plagëve të marra nga dhunimi që iu bë nga Meçe, teksa u la për 30 minuta i shtrirë në Rrugë.

Ndërkohë, më herët Drejtoria Vendore e Policisë së Korçës tha se në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë nga asnjë punonjës i Policisë së Komisariatit të Policisë Pogradec, nuk është tentuar të manipulohet apo fshihet ngjarja.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëron inspektim në Drejtorinë Vendore të Policisë, Korçë, lidhur me ngjarjen në qytetin e Pogradecit

Bazuar në Rregulloren e Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, urdhëroi Drejtorinë e Standardeve Profesionale për kryerjen e vlerësimit të zbatimit të detyrave të strukturave në Drejtorinë Vendore të Policisë, Korçë, dhe në Komisariatin e Pogradecit, lidhur me ngjarjen ku, pas një konflikti, humbi jetën një 42-vjeçar.

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit do të vlerësojë të gjithë tërësinë e veprimeve dhe reagimit të punonjësve të policisë, prej momentit të parë të marrjes së njoftimit mbi ngjarjen, duke synuar nxjerrjen e përgjegjësisë dhe personave përgjegjës, nëse rezultojnë të tillë.

Drejtoria e Përgjithshme të Policisë së Shtetit shpreh edhe një herë angazhimin maksimal për zbatimin e ligjit dhe punën profesionale dhe me integritet të strukturave të policisë.”/Versus.al

Poll