Live Updates /

KLP për fyerjet ndaj prokurorit Dado: Përpjekje për presion, të ndalohen! Veliaj: Mbahem në burg për llogari të Sali fundërrinës

*Këshilli i Lartë i Prokurorisë reagoi për fyerjet dhe sulmet që kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë së fundmi ndaj prokurorit të posaçëm Ols Dado i cili po ndjek hetimet për dosjen e tij. *Në reagim theksohet se sulme të tilla dhe denigrimi i figurës së prokurorit në disa media të vendit, cënon procesin hetimor. *Pavarësisht thirrjes së KLP-së për të ndaluar sulmet e ofendimet ndaj prokurorit, Veliaj nuk u kursye sërish ndaj Ols Dados duke vijuar me etiketimet në reagimin e radhës të postuar në rrjetin social “facebook”. *Duke e akuzuar Dadon se po e mban të arrestuar për llogari të kryedemokratit Sali Berisha, Veliaj nëpërmjet një shkrimi të gjatë renditi ato për të cilat mendon se po i bëhej padrejtësi. *Sa i takon biznesmenit Meriman Palushi ndaj të cilit SPAK ka caktuar masën “detyrim paraqitje”, Veliaj tha se nuk ka asnjë njohje personale me të dhe se bëhej fjalë vetëm për një qytetar që ka marrë leje ndërtimi për një shtëpi.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Këshilli i Lartë i Prokurorisë reagoi për fyerjet dhe sulmet që kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë së fundmi ndaj prokurorit të posaçëm Ols Dado i cili po ndjek hetimet për dosjen e tij. *Në reagim theksohet se sulme të tilla dhe denigrimi i figurës së prokurorit në disa media të vendit, cënon procesin hetimor. *Pavarësisht thirrjes së KLP-së për të ndaluar sulmet e ofendimet ndaj prokurorit, Veliaj nuk u kursye sërish ndaj Ols Dados duke vijuar me etiketimet në reagimin e radhës të postuar në rrjetin social “facebook”. *Duke e akuzuar Dadon se po e mban të arrestuar për llogari të kryedemokratit Sali Berisha, Veliaj nëpërmjet një shkrimi të gjatë renditi ato për të cilat mendon se po i bëhej padrejtësi. *Sa i takon biznesmenit Meriman Palushi ndaj të cilit SPAK ka caktuar masën “detyrim paraqitje”, Veliaj tha se nuk ka asnjë njohje personale me të dhe se bëhej fjalë vetëm për një qytetar që ka marrë leje ndërtimi për një shtëpi.

3 Postime
2 JAVE ME PARE

“Kafka më mban në burg për llogari të Sali fundrrinës”, Veliaj sulmon sërish prokurorin: I devijuar nga trutë e kokës

KLP për fyerjet ndaj prokurorit Dado: Përpjekje për presion,

Pavarësisht reagimit të KLP dhe thirrjes për të ndalur fyerjet e sulmet ndaj prokurorit Ols Dado, kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia duke mos i kursyer epitetet.

Veliaj shprehet se arrestimi i tij është bërë me urdhër të kryedemokratit Sali Berisha dhe se po mbahet me dhunë larg punëve të bashkisë së Tiranës. Në këtë status të bërë në facebook, Veliaj rrëfen mbi seancën gjyqësore për momentin kur u pyet nëse e njihte Meriman Palushin, biznesmen ndaj të cilit është caktuar masa e “detyrim paraqitjes”.

Veliaj thotë se Palushi i cili përmendet në dosje si biznesmen që ka financuar dy OJF të Ajola Xoxës, është një katundar i Tiranës që ka marrë leje për të ndërtuar shtëpinë dhe se nuk ka njohje personale me të.

Postimi i plotë i Veliajt:

“Me gjasë janë kodet e tyre; në këtë gjykatë drejtësia zbatohet në mënyrë që të dënohesh pa faj dhe mundësisht pa e marrë vesh fare”, shkruan Franz Kafka në “Procesin” e tij, i cili u bë tani edhe pasqyrë e jetës time si personazh i kafkës së Olsit.

Kritikët e mi ndoshta kanë të drejtë, duhet të fokusohem më shumë te faktet se sa te kafka që më mban prej dy javësh në burg me porosi të Sali fundërrinës, duke më hequr me dhunë nga punët e Tiranës dhe fushata e fitores sonë të katërt.

Kush ka jetuar në Tiranën e viteve ’90 i mban mend ata rrugaçët e frustruar të bordurave e të trotuare të cilët, për të treguar forcën, u drejtonin kalimtarëve pyetje idiote, të tipit:

Ç’a ke që shef? - thoshte gango.

S’po të shoh ty fare, jam në punën time.

Ou, po pse nuk më shef, apo të duket vetja garip?

Urdhëro!

Ç’a ke që s’shef? - dhe afrohej me gjoksin e fryrë dhe vetullën e ngrirë.

Ja, fiks kështu më ngjau vetja në bordurën e Erjon Banit ku Ols Kafka më shikonte si i fortë, duke më bllokuar trotuarin:

Kush është Meriman Palushi?

Nuk e njoh!

Pse s’e njeh?

Pra, duhet t’i jap llogari Nesti Kafkës për ata që njoh dhe bëjnë punët e tyre në Tiranë, po duhet t’i jap llogari edhe pse s’i njoh ata që nuk njoh.

- More, po nuk e njoh këtë njeri! Zero! Hiç! Fare! Nada! Nichts!

Dhe ja ku e pashë këtë njeri për herë të parë në sallë, - rreth 60 vjeç, i gjatë, i thatë, malsor me sedër dukej - kur Ols violina nisi të zgërdhihej me atë mungesën e tij të orientimit në cirkun psiqik, ku më ka futur mua e një dynja të tërë.

Meriman Palushi paska marrë leje për shtëpi dykatëshe në katund. Online. Dhe qenka nën akuzë! “Ka ndihmuar aktivitete në Tiranë!”. Unë s’e njoh, ndërsa ai në më njeh, më njeh vetëm nga televizori.

E shoh zotin Meriman në sallë, teksa Kafka im i sulej si hienë “thuaje, thuaje!”… I gjori Meriman përsëriste vetëm fjalinë “nuk e kam takuar kurrë Kryetarin e Bashkisë”. Të vërtetën thosh, po kujt ia thosh, një të devijuari nga trutë e kokës në mision për llogari të një fundërrine me emrin Sali.

Ols Kafka i di të gjithë si vetja - si Andon Ledhi në filmin “Tela për violinë” - laparak lëpirak fut miq dhe ec në jetë, ashtu si kur pa pikë turpi i binte telefonit tim për leje ndërtimi nën kostumin e prokurorit, si kur iu qep shoqes që ta bënte shok armësh në prokurorinë e përgjithshme apo si kur s’iu nda Kol Olldashit të shkretë që ta fuste noter kontenierësh në portin e Durrësit. Njësoj, edhe kur ka marrë drejtësinë me ato notat që qesh gjithë Tirana, edhe kur e kanë futur në SPAK si tip kollovari, në shkelje të ligjit (por, për këtë duhet të flasin institucionet përkatëse).

Dhe të kuptohemi drejtë: Unë jam i bindur se në atë institucion, pra në SPAK, ka shumë prokurorë me integritet, që punojnë çdo ditë me ndershmëri dhe profesionalizëm, prandaj dhe Ols violina nuk ka asnjë lidhje me ta.

Bashkia e Tiranës jep online mbi 2,000 leje në vit për gjithfarë ndërtimesh, pra janë rreth 20 mijë në 10 vitet që shërbej. Sipas Ols Kafkës duhet të kishim 20 mijë raste “sponsorizimesh” dhe jo aq pak sa të merreshin nën akuzë edhe dy fshatarë, me shtëpi 1 apo 2 katëshe në Yrshek.

Por, në botën e Nesti Kafkës barrën e provës e ka ai që akuzohet dhe jo akuzuesi? I dyshuar me status “i dënuar” që në faqe të parë nga një drejtësi e re që mua më dha për hise një ndërtues të inatosur, lëpirës të paepur dhe të fandaksur.

E njeh Meriman Palushin?

Jo pra, s’e njoh.

E po rri brenda ndyrësirë, se kështu është kur një katundari si Merimani i jep leje për shtëpi me bahçe në Yrshek, kurse një prokurori ndërtues i bën naze për lejen e një cope pallati në mes të Tiranës. Versus.al

2 JAVE ME PARE

Fyerjet e Veliajt ndaj prokurorit Dado, reagon KLP: Denigruese! Sulmet verbale cënojnë procesin

KLP për fyerjet ndaj prokurorit Dado: Përpjekje për presion,

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar në mbështetje të prokurorëve të SPAK lidhur me sulmet e bëra së fundmi drejt tyre, në veçanti ndaj prokurorit Ols Dado që po ndjek çështjen e dosjes së Erion Veliajt.

Në reagimin e KLP thuhet se deklaratat e bëra nga media të ndryshme dhe persona të përfshirë në hetim apo të akuzuar, dëmtojnë integritetin dhe besimin në drejtësinë shqiptare.

Organi i cilëson “denigruese” etiketimet që kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë ndaj prokurorit Dado gjatë reagimeve të tij në rrjetet sociale duke theksuar se çdo akuzë apo ankesë ndaj Dados do trajtohet sipas ligjit. 

Reagimi i plotë:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) shpreh shqetësimin për fushatën e vazhdueshme të sulmeve, etiketimeve denigruese dhe përpjekjeve për presion ndaj prokurorëve të SPAK-ut në përgjithësi dhe në veçanti ndaj prokurorit të Prokurorisë së Posaçme Olsi Dado. Deklarata të artikuluara jo vetëm nga disa segmente të caktuara mediatike, por edhe nga persona të përfshirë në hetime ose të akuzuar prej tyre, përfshirë zyrtarë të lartë, dëmtojnë integritetin dhe besimin në drejtësinë shqiptare. Sulmet verbale cenojnë procesin e drejtë hetimor dhe gjyqësor, si garanci themelore të shtetit të së drejtës.

KLP bën thirrje që çdo pretendim, akuzë apo ankesë ndaj një prokurori, të trajtohet në përputhje me ligjin dhe brenda kuadrit institucional. KLP rithekson rëndësinë e respektimit të standardeve etike të raportimit nga mediat, duke siguruar paanshmërinë në informimin e opinionit publik, për të shmangur çdo formë dezinformimi që mund të ndikojë në integritetin e proceseve gjyqësore. Në respekt të një sistemi të pavarur gjyqësor, bëjmë thirrje për të treguar durim dhe maturi. Çdo përpjekje për të ndikuar përmes presioneve publike apo debatit politik minon parimet e demokracisë.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë qëndron në mbështetje të prokurorit Olsi Dado dhe të gjithë prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, që ata të ushtrojnë funksionin e tyre në përputhje me ligjin, si e vetmja garanci që drejtësia të funksionojë mbi bazën e fakteve, provave dhe procesit të drejtë ligjor.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, edhe pse i arrestuar që prej datës 9 shkurt, pothuajse çdo ditë ka publikuar në rrjetin e tij social statuse ku shprehet me epitete fyese ndaj prokurorit të posaçëm Ols Dado madje edhe ndaj gjyqtarit Erion Bani.

Së fundmi ai publikoi edhe disa zbardhje të seancës në GJKKO ku u la në fuqi masa e arrestit me burg ndaj tij duke pretenduar se prokurori e kishte ofenduar me fjalën "ndyrësirë". Por pas reagimit të GJKKO dhe publikimit të audios, u vërtetua se një pretendim i tillë nuk ishte i vërtetë. Versus.al

Poll