AKTUALITET /

‘Ndyrësirë’, GJKKO përgënjeshtron deklaratat e Erion Veliajt për prokurorin Ols Dado

Sipas GJKKO-së nga verifikimet e bëra në sistemin audio të kësaj seance gjyqësore fjala 'ndyrësirë' nga ana e prokurorit Olsi Dado nuk është përdorur në asnjë moment.

Shkruar nga Versus

‘Ndyrësirë’, GJKKO përgënjeshtron deklaratat e

GJKKO (Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) ka reaguar pas deklaratave të publikuar në rrjete sociale nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Në reagimin e saj GJKKO shkruan se në lidhje me vërtetësinë e pjesëve të procesverbalit të seancës gjyqësore të datës 12.02.2025 të publikuara nga personi nën hetim Erion Veliaj janë të pavërteta. 

Sipas GJKKO-së nga verifikimet e bëra në sistemin audio të kësaj seance gjyqësore fjala 'ndyrësirë' nga ana e prokurorit Olsi Dado nuk është përdorur në asnjë moment.

Reagimi i GJKKO-së:

Nisur nga interesimi i lartë dhe i vazhdueshëm nga ana juaj, duke paraqitur dhe kërkesa
për informacion, në bazë të ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar,
në lidhje me vërtetësinë e pjesës së procesverbalit të seancës gjyqësore, të datës
12.02.2025, të publikuar ditën e sotme nga personi nën hetim Erion Veliaj, në rrjetin e tij
social në “Facebook”, ju bëjmë me dije se nuk është i vërtetë.

Nga verifikimi i bërë në sistemin audio, të seancës gjyqësore për marrjen në pyetje të
personave nën hetim Erion Veliaj, etj., të datës 12.02.2025, konkretisht intervali kohor
6:34:02 PM – 6:34:57 PM (të cilit i referohet i hetuari Erion Veliaj në postimin e tij) si
dhe nga procesverbali i seancës gjyqësore, nuk rezulton që të jetë përdorur fjala
“ndyrësirë” nga ana e prokurorit Ols Dado në asnjë moment.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në një status të publikuar në rrjete sociale publikoi variantin e tij të dialogut me prokurorin Dado, ku sipas tij ku i fundit e kishte ofenduar duke i thënë ndyrësirë. /Versus.al

‘Ndyrësirë’, GJKKO përgënjeshtron deklaratat e
Fotoja e Procesverbalit e publikuar nga GJKKO

 

Poll