Live Updates /

Rama merr “frenat” e Tiranës, mbledh punonjësit e Bashkisë: Protesta për Veliajn ishte gabim! Kryeministri: Kam bërë dhe unë "korrupsion"

*Në takimin me me punonjësit e Bashkisë Tiranë që po mbahet në Sheshin Skënderbej, i thirrur nga kryeministri Edi Rama. E para që mori fjalën ishte nënkryetarja e deleguar e kësaj bashkie, Anuela Ristani. *Në fjalimin e tij, kreu i qeverisë u ndal tek Portestat për Veliajn përpara Bashkisë, të cilat i cilësoi të gabuara * Nga aktiviteti në zemër të Tiranës, kreu i qeverisë mohon të ketë pasur apo të ketë marra para nga ndërtuesit në këmbim të një vlere të caktuar monentare por tregon se ka bërë “korrupsion” për të pastruar Lanën. * Rama po ashtu tregoi se ishte llumi dhe balta e varrezave të Sharrës që e bëri t'i përgjigjej kërkesës së ish-kryeministrit Fatos Nano që të ishte pjesë e qeverisë së tij.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Në takimin me me punonjësit e Bashkisë Tiranë që po mbahet në Sheshin Skënderbej, i thirrur nga kryeministri Edi Rama. E para që mori fjalën ishte nënkryetarja e deleguar e kësaj bashkie, Anuela Ristani. *Në fjalimin e tij, kreu i qeverisë u ndal tek Portestat për Veliajn përpara Bashkisë, të cilat i cilësoi të gabuara * Nga aktiviteti në zemër të Tiranës, kreu i qeverisë mohon të ketë pasur apo të ketë marra para nga ndërtuesit në këmbim të një vlere të caktuar monentare por tregon se ka bërë “korrupsion” për të pastruar Lanën. * Rama po ashtu tregoi se ishte llumi dhe balta e varrezave të Sharrës që e bëri t'i përgjigjej kërkesës së ish-kryeministrit Fatos Nano që të ishte pjesë e qeverisë së tij.

4 Postime
2 JAVE ME PARE

“Nuk iki se kam një luftë për të mbaruar”/ Rama tregon për herë parë pse u fut në politikë

Rama merr “frenat” e Tiranës, mbledh punonjësit e

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik pasi thekson se “ka një luftë për të mbaruar”.

Kreu i qeverisë shtoi më tej se ishte lluma dhe balta e varrezave të Sharrës që e bëri t'i përgjigjej kërkesës së ish-kryeministrit Fatos Nano që të ishte pjesë e qeverisë së tij.

Rama: Disa më pyesin ca dua unë akoma që nuk iki?! Ca të tjerë përgjigjen: Nuk ikën ai se është i pangopur. Nganjëherë kur llumi, helmi, zhurma bëhen një potere e madhe,  pyes edhe unë vetën “ca dua akoma që rri dhe mbaj këto jashtëqitje gojësh të shthurura, mendjesh gjysmake dhe shpirtra të varfërsh mbi fytyrë dhe për ca arsye duhet që familje ime të durojë këtë qenëri mesjetare. Përgjigja është sa e thjesht aq edhe e pakundërshtueshme brenda meje: Nuk iki se kam një luftë për të mbaruar. E dini…se nuk e kam thënë ndonjëherë.

Mua më ka futur në këtë luftë shiu dhe balta e varrezave të Sharrës. Kur erdha atëherë nga Franca për të përcjellë tim atë, kur u ktheva në shtëpi pas varrimit sikur u ktheva nga lufta. Me baltën deri në gju. Prandaj aty nuk i ika dot tundimit që ti thoja PO thirrjes së Fatos Nanos për tu përfshirë në qeveri. Pastaj rruga e jetës politike, fati i shkruar  më nxori në krye të bashkisë së Tiranës, tamam kur ishte mbledhur balta dhe pluhuri i një shteti pa kontroll. Ku pushtohej cdo pëllëmbë e lirë dhe pemët bini cdo ditë si njeri i pushkatuar. Lufta përballë llumit dhe një deti paragjykimesh do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030. Kjo e imja është një luftë me historinë dhe për historinë” tha Rama./Versus.al

2 JAVE ME PARE

“Nuk ka bir kur*e të më thotë mua që ke marrë lekë”, Kryeministri: Kam bërë edhe unë "korrupsion" për të pastruar Lanën

Rama merr “frenat” e Tiranës, mbledh punonjësit e

Kryeministri Rama ju është përgjigjur akuzave për marrjen e rryshfeteve për lejet e ndërtimeve në kryeqytet. Nga aktiviteti në zemër të Tiranës, kreu i qeverisë mohon të ketë pasur apo të ketë marra para nga ndërtuesit në këmbim të një vlere të caktuar monentare.

“E kam bërë këtë shumë here madje, por ata që dje në çdo pallat të ri shikonin përqindje për leje ndërtimi dhe kur u thash që s’ka bir k*rve dhe nënë që të dali dhe të thotë mua që me ka marrë lekë, më nxorën një burrë që më ka kërkuar falje 34 herë dhe unë e kam falur 38 herë por ai vazhdon me kërkon falje….” tha Kryeministri.

Po ashtu ai nuk ndali as thumbat ndaj medieve dhe gazetarëve shqiptarë, të cilët i ka akuzuar për lajme të pavërteta.

“As nga gazetarët nuk dëgjova kurrë, meqë po merret gjithë kjo para, çfarë është kjo taksë e bashkisë?”, u shpreh Rama.

Më tej Kryeministri shpjegoi sesi taksa e paguar për ndërtimet në Tiranë i ka shërbyer qytetarëve. Në fjalën e tij Rama tregoi se në kohën kur ishte në Krye të Bashkisë ai ju kërkoi ndërtuesve që të pastronin Lumin e Lanës, në këmbim të marrjes së lejes për ndërtimet e tyre.

"Nuk ua rrok truri se mund të ekzistojnë njerëz që nuk marrin lekë për leje ndërtimi por ama u kërkojnë bizneseve pemë për leje ndërtimi. Ato ndërtimet që u prishën në Lanë atëherë,  e dini si janë prishur dhe si është pastruar një sasi rrënojash që kapi volumin 138 mijë ton beton?

Janë prishur me korrupsion! Kam bërë unë korrupsion. I kam thirrur ndërtuesit në zyrë dhe u kam thënë ‘ore naj lek për lejen e ndërtimit keni dhënë, më thanë jo, jo, jo…  por mirë më dini budalla mua që merrni leje ju dhe nuk jepni asgjë? Atëherë i thash ka ardhur koha që t’i paguani ryshfetin qytetarëve të Tiranës’, ua ndava me çova segmentin e Lanës dhe u thash ‘merrni buldozerët tuaj, naftën tuaj dhe shkoni prishini se për ndryshe nuk merrni më leje ndërtimi".

 /Versus.al/

2 JAVE ME PARE

Protesta para SPAK për Veliajn, Rama kritikon pjesmarrësit: Ishte gabim, s’duhet të përsëritet më

Rama merr “frenat” e Tiranës, mbledh punonjësit e

Kryeministri Edi Rama kritikoi punonjësit e bashkisë që dolën dhe protestuan para SPAK ditën kur kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u la në masën e sigurisë arrest me burg.

Në fjalën e tij para punonjësve të bashkisë, ai tha se nuk duhet të përsëritet më që të protestohet para institucioneve.

Kreu i qeverisë deklaroi se Veliaj u arrestua pa gjyq dhe kjo është e pashpjegueshme dhe e paimagjinueshme.

Rama: E kërkova këtë mbledhje me të gjithë ju se gjatë këtyre ditëve kam parë shumë njerëz të prekur të zhgënjyer të dëshpëruar. Disa nga ju shkuat dhe para godinë së SPAK për të protestuar ditën që kryetari bashkisë u la në burg pa gjyq.

Nuk dua ti gjykoj përkundrazi e mirëkuptoj emocionin e tyre po ishte një gabim që nuk duhet të përsërit më as nga ju dhe as nga askush që punon në institucionet shqiptare.

Që të jemi të qartë unë nuk mendoj shumë ndryshe nga ata që shkuan atje. Sa i takon ndërprerjes pa gjyq të kontratës së kryetarit të bashkisë me qytetarët e kryeqytetit, i cili mbahet sot në burg dhe kjo kambanë bie për ata që duhet të dëgjojnë. Me statusin e të dyshuarit dhe jo të pandehurit, cka është e papranueshme dhe e pashpjegueshme për të gjitha ata cerek e ca milionë qytetare që e kanë zgjedhur kryetarin e bashkisë që të rrijë në zyrë dhe jo të mbyllet brenda pa gjyq.

Ashtu si Roma që nuk u ndërtua në shtatë dhe Trianë mori vitet e saj dhe Drejtësia e re do të marrë të sajat. Versus.al

2 JAVE ME PARE

Nis takimi i thirrur nga Edi Rama me punonjësit e Bashkisë Tiranë

Rama merr “frenat” e Tiranës, mbledh punonjësit e
Anuela Ristani

Ka nisur takimi me punonjësit e Bashkisë Tiranë që po mbahet në Sheshin Skënderbej, i thirrur nga kryeministri Edi Rama.

E para që mori fjalën ishte nënkryetarja e deleguar e kësaj bashkie, Anuela Ristani. 

“Atij i është ndaluar të na drejtojë në punën tonë, detyrat tona, që e bënte me aq detaje dhe kujdes, gatishmëria jonë për t’u rritur dhe dëshira për të vazhduar përpara misionin tonë na mbledh këtu sot. I detyrohemi jo vetëm kryetarit, por të gjithë qytetarëve të bashkisë Tiranë që i besuan Erion Veliajt 3 herë qytetin e tyre. Puna jonë nuk ka mbaruar ende, Tirana është krenare të mbajë titullin e kryeqytetit mesdhetar. Ka krijuar reputacionin e saj si kryeqyteti europian i rinisë dhe sportit. Puna jonë ende nuk ka mbaruar. Pastrimi duhet të vijojë me kujdes dhe sqimë nga të gjithë” thoshte Veliaj. Një merak i kryetarit ishte edhe arsimi dhe ndërtimi i shkollave të reja. Puna do të vijojë me shkolla, ushqimin për shkollat 9-vjeçare dhe ndërtimin e konvikteve të tjera në Qytet Studenti.”

Poll