Live Updates /

Saga ‘Babale’/ Dënohet deputeti Ervin Salianji: 'Do të shkoj vetë në polici'. PD vendos: Protestë në 6 tetor. Përplasje e ashpër Rama-Bardhi

*Deputeti demokrat Ervin Salianji është dënuar me 1 vit burg për veprën penale të kallëzimit të rremë për dosjen “Babale”, çështje të vitit 2018 për të cilën Salianji akuzonte ministrin e Brendshëm asokohe Fatmir Xhafajn se vëllai i tij Geron Xhafa ishte dënuar për drogë në Itali. *Me dënimin e sotëm që është i formës së prerë, Ervin Salianji humbet automatikisht mandatin e deputetit dhe i ndalohet që të kandidojë në poste publike për 5 vitet e ardhshme. *Para mediave ai e cilësoi vendimin si politik dhe tha se gjyqtarët Genti Shala, Elona Toro Iliba Bezati, e kishin parapërgatitur vendimin me urdhër politik të kryeministrit Edi Rama. *I pyetur nëse do të dorëzohej në polici, Salianji u shpreh në dispozicion të autoriteteve ndërsa deklaroi se do të vijonte me fushatën elektorale edhe pas hekurave të qelisë ku pritet të dërgohet. *Për vendimin reagoi edhe kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili tha se bëhej fjalë për vendim tërësisht politik nga ana e gjykatës së Apelit. *Salianji pritet të zëvendësohet nga Andra Mano i cili merr mandatin si deputet i PD-së në listën e Korçës. Mano ka mbajtur më herët edhe postin e kreut të degës së PD në Korçë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Deputeti demokrat Ervin Salianji është dënuar me 1 vit burg për veprën penale të kallëzimit të rremë për dosjen “Babale”, çështje të vitit 2018 për të cilën Salianji akuzonte ministrin e Brendshëm asokohe Fatmir Xhafajn se vëllai i tij Geron Xhafa ishte dënuar për drogë në Itali. *Me dënimin e sotëm që është i formës së prerë, Ervin Salianji humbet automatikisht mandatin e deputetit dhe i ndalohet që të kandidojë në poste publike për 5 vitet e ardhshme. *Para mediave ai e cilësoi vendimin si politik dhe tha se gjyqtarët Genti Shala, Elona Toro Iliba Bezati, e kishin parapërgatitur vendimin me urdhër politik të kryeministrit Edi Rama. *I pyetur nëse do të dorëzohej në polici, Salianji u shpreh në dispozicion të autoriteteve ndërsa deklaroi se do të vijonte me fushatën elektorale edhe pas hekurave të qelisë ku pritet të dërgohet. *Për vendimin reagoi edhe kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili tha se bëhej fjalë për vendim tërësisht politik nga ana e gjykatës së Apelit. *Salianji pritet të zëvendësohet nga Andra Mano i cili merr mandatin si deputet i PD-së në listën e Korçës. Mano ka mbajtur më herët edhe postin e kreut të degës së PD në Korçë.

19 Postime
5 MUAJ ME PARE

Noka: Nuk bëhet fjalë për protestë thjeshtë kombëtare, por për përshkallëzim dhe radikalizim

Saga ‘Babale’/ Dënohet deputeti Ervin Salianji: 'Do

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka duke folur për mediat është shprehur se, data 6 tetor do të jetë dita e parë e aksionit opozitar të vjeshtës.

Noka u shpreh se, do të ketë përshkallëzim dhe radikalizim.

Deklarata e Flamur Nokës:

PD me përgjegjshmëri absolute e trajtoi këtë situatë dhe ka vendosur që të përvijojë aksionin e saj. Data 6 do të jetë dita e parë e aksionit opozitar të vjeshtës.

Ne nuk mund të rrimë duar kryq, kur drejtësia e re vepron në shkelje të ligjeve dhe kushtetutës, kur drejtësia e re bëhet marionetë në duart e Ramës dhe regjimit, kur drejtësia e re vendos padrejtësinë e saj si normë ndaj opozitës, dhe kur drejtësia e re funksionon si organizatë kriminale për të pastruar dosjet e krimit të Ramës, Veliajt dhe pushtetarëve.

Edi Rama me vendimin e burgosjes së nënkryetarit të grupit parlamentar Ervin Salianji kërkon të kërcënojë opozitën se, kush lufton kundër Ramës dhe ministrave të tij, kush denoncon Ramën dhe ministrat e tij, kush denoncon narkotrafikun dhe lidhjet e Ramës me krimin e organizuar e pret ky fat.

Atëherë opozita nuk mund të rrijë duarkryq.

Nuk bëhet fjalë për protestë thjeshtë kombëtare; përshkallëzim. E kemi thënë dhe po e them sot, përshkallëzim. Radikalizim.

Nuk do të thotë që të mblidhemi në bulevard, por që do të thotë se do të jemi në terren në të gjitha akset kryesore. Bllokimi i akseve do të jetë një nga idetë që do ti propozohen këshillit kombëtar.

Qytetarët janë sot një hap para opozitës. Ata janë të revoltuar dhe ata kanë nevojë që ne ti kontaktojmë dhe të ju prijmë. Rrugë jonë është pa kthim.

Edi Rama do të rrëzohet dhe ky rregjim do të rrëzohet. Shqipëria nuk mund të pranojë një narkoregjim që kërkon të likujdojë opozitën dhe të rrënojë e shpopullojë Shqipërinë.

Parlamenti pa diskutim.

Aksioni opozita  do të jetë edhe në parlament edhe në terren.

Nuk ka më paqe për Edi Ramën dhe regjimin e tij kriminal dhe as për narkodrejtësinë e tij.

Sot mund të ju them vetëm kaq.

Kryesia e vogël e partisë është duke diskutuar detajet dhe do të ja paraqesim këshillit kombëtar.

PD do të jetë në betejë me regjimin. Pra drejtësia e re është marionetë e regjimit dhe do të trajtohet si marionetë e regjimit.

Kushtetuta e Shqipërisë dhe Kodi i Procedurës penale përcakton që deputetit nuk mund ti kufizohet liria apo nuk mund të burgoset pa miratimin e Kuvendit.

Narkodrejtësia politike mund të bëjë dhe çmendurira, por detyrimi kushtetues dhe ligjor është të vijë në kuvend. Ne përgjigjem do të ja japim edhe regjimit edhe narkodrejtësisë.

5 MUAJ ME PARE

Dënimi me burg i Salianjit, PD protestë kombëtare në 6 tetor

Saga ‘Babale’/ Dënohet deputeti Ervin Salianji: 'Do

Kryesia e Partisë Demokratike, ka vendosur që në datën 6 tetor të organizojë një protestë kombëtare në Tiranë.

Vendimi është marrë gjatë mbledhjes që ka nisur në orën 20:00 dhe ka vazhduar për më shumë se 2 orë e gjysëm.

Deri më tani, janë propozuar edhe mënyra të tjera reagimi nga PD, si mosbindje civile, bllokime rrugësh, porteshe dhe aeroportesh.

 

5 MUAJ ME PARE

“Zanafilla e Babales është Shërbimi Informativ”, Artan Hoxha jep detaje për akuzën ndaj Salianjit

Saga ‘Babale’/ Dënohet deputeti Ervin Salianji: 'Do

Gazetari investigativ Artan Hoxha, duke analizuar vendimin e sotëm e Gjykatës së Apelit, deklaroi, se kjo ngjarje ka ndodhur 6 vite më parë. Ai tha se në këtë histori zanafilla është Shërbimi Informativ. SHIK-un e drejtonte Visho Ajazi. Në kulmin e kësaj historie ai u bë ambasador.  Regjistrimi që ka bërë Babalja është bërë me makinë të SHIK-ut.

“Kur një njeri përfundon në burg, qoftë edhe qytetar i thjeshtë, jo më deputet, politikan, personazh i rëndësishëm i opozitës, merr një vendim të tillë, sikur edhe vetëm dënimi, edhe me kusht do të ishte e rëndë, sepse do ti ndërpriste karrierën dhe do ta nxirrte nga loja, një personazh që është një drejtues qarku sot për PD.

Gjykata e Apelit e la në fuqi vendimin e shkallës së parë. Është dënuar edhe një kolegu ynë, gazetari Olldashi, dënuar me 100 orë punë.

Pra është edhe gazetari brenda, ky nuk është një lajm i mirë për të gjithë ne. Sot ndodhemi para faktit të kryer, procesi ka zgjatur shumë ne Apel. Kjo do të jetë seanca e dhjetë.

Se çfarë përfundimi do të kishte, e tha Rama në Kuvend, ku iu drejtua deputetit Bardhi dhe pastaj i dha përgjigje zoti Salianji.

Pak a shumë u duk sikur zoti Rama e dinte vendimin që do të merrej.

Flasim gjashtë vite pasi ka ndodhur ngjarja. Sot po merremi me pasojën.

Nga ajo kohë, ministri dha dorëheqjen. Vëllai vajti vullnetarisht në Itali, bëri burgun dhe u kthye. Pra kanë rrjedhur shumë ujra nga ajo kohë.

Aty ku u kap gjykata sot, nuk mendoj se kishte nevojë për një vendim kaq ekstrem. Kjo e bën më të rëndë këtë ditë.

Unë mendoj se zoti Salianji u bën punë të dyja palëve i burgosur. Opozita e bën hero, nga ana tjetër, kryeministrit i duhej një shembull se çfarë e gjen atë që guxon të merret me qeverisjen dhe problematikat që ka qeveria.

Çështja nuk është gjykuar nëse denoncimi i zotit Salianji është apo jo i vërtetë. Procesi ka kapur një moment, si është servirur regjistrimi në të cilin pretendohej se është vëllai i ministrit të brendshëm, në një aferë për trafikun e narkotikëve.

Agron Xhafaj ishte i dënuar dhe kishte historik të tillë, fillonte që nga vitet 2000. Ai kishte dënim në Itali, por Italia ka politikë penale, që nuk i aktivizojnë në kërkim ndërkombëtar.

Nuk e kanë çuar vendimin në Interpol.

Kishim të bënim me një ministër që zuri vendin e zotit Tahiri, i cili bëri disa operacione, që Rama e etiketoi “qëllon me gur çatinë e shtëpisë së vet”.

Në këtë histori zanafilla është Shërbimi Informativ. SHIK-un e drejtonte Visho Ajazi. Në kulmin e kësaj historie ai u bë ambasador.  Regjistrimi që ka bërë Babalja është bërë me makinë të SHIK-ut.

SHISH ka ngritur dy grupe, një brenda në lokal dhe tjetri që e çoi Babalen te lokali. Këta që e cuan ndenjën jashtë.

Ai hyn, bën takimin dhe thotë takova Agron Xhafën. Ndërkohë çifti që ishte brenda pa që takoi Alizotin dhe jo Agron Xhafën.

Deri në këtë moment, nuk është Salianji këtu. Provën nuk e ka fabrikuar Salianji. Salianji hyn në lojë në momentin që ky regjistrimi, pasi e ndërpreu shërbimin, Babalja vete dhe gjen kanale për ta çuar te PD.

5 MUAJ ME PARE

“Ervin Salianji është bashkëudhëtari im”, Grida Duma flet për marrëdhënien me deputetin e PD-së

Saga ‘Babale’/ Dënohet deputeti Ervin Salianji: 'Do

Grida Duma, ish-deputetja demokrate, tashmë drejtuese e emisionit "Top Story", ka folur mbrëmjen e sotme për raportin e saj me Ervin Salianjin. Pikërisht, për këtë vendim emisioni është hapur me një monolog të shkurtër nga Grida Duma, e cila ndër e quajti Salianjin "bashkudhëtarin" e saj.

 


"Ervin Salianji është bashkudhëtari im", u shpreh Grida Duma, teksa u kujdes të shtonte se pavarësisht këtij fakti, Ervini e ka bërë vetë rrugëtimin e tij politik dhe sot ka një identitet të ngritur ndër vite duke qenë në krye të denoncimeve të forta.

 Deputeti i Partisë Demokratike është dënuar këtë të enjte me 1 vit burg për dosjen "Babale"./ Versus.al

5 MUAJ ME PARE

Dënimi i Salianjit/ PD drejt mosbindjes civile: Protesta, bllokime rrugësh, portesh, aeroportesh

Saga ‘Babale’/ Dënohet deputeti Ervin Salianji: 'Do

Në mbledhjen e Kryesisë e cila vijon me dyer të mbyllura, sekretari i PD, Famur Noka ka shprehur propozimet e tij.

“Protesta në çdo qark, bllokim aksesh rrugore, të porteve dhe uniuversiteteve”, tha Noka.

“Ose të qëndrojmë dhe të justifikojmë besimin e votuesve, ose ne nuk meritojmë të qëndrojmë në këtë karrige dhe të përfaqësojmë demokratët, detyra jonë është të ngrihemi, ky regjim nuk ndalet ndryshe”, tha Noka.

Në këtë mbledhje, Sali Berisha u shpreh se PD është përballë dy rrugëve. 

“Momenti i terrorit kundër opozitës e vë opozitën para dy alternativave: ose të dalë në klandestinitet, çka ne nuk e përfillim kurrë këtë, ose të dalë ballë për ballë. Të mbrojë opozitarizmin, të mbrojë Kushtetutën, të mbrojë sovranitetin e vendit. Një vend ku shtypet opozita, nuk ka sovranitet të brendshëm.

Ku shtypet një opozitë, e cila bën të gjitha përpjekjet për funksionimin e Kushtetutës, për funksionimin e ligjeve, për funksionimin e rregullores së parlamentit. Por këto të gjitha shpërblehen me arrestime. Shpërblehen me burgosje, shpërblehen me dënime, që të gjitha antiligjore, që të gjitha antikushtetuese, që të gjitha hakmarrje primitive”, u shpreh Berisha.

 

5 MUAJ ME PARE

Deputeti Ervin Salianji pas dënimit: Do të shkoj vetë në polici

Saga ‘Babale’/ Dënohet deputeti Ervin Salianji: 'Do

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një interviste në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv ka treguar se vendimi ndaj tij do të zbatohet menjëherë.

Gjatë bisedës, Salianji është shprehur se, në dijeni të tij, policia nesër do të zbatojë vendimin e prokurorisë për ndalimin e tij, por deputeti i PD-së, u shpreh se do të shkojë vetë në polici.

‘Po, besoj se në rrugë e sipër është. Është ndjekur një procedurë, që do të jetë urdhër ekzekutimi i menjëhershëm dhe nesër mesa duket do të zbatohet.

Por do tyë jem vetë që do të shkoj’, tha Ervin Salianji.

5 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Pritet arrestimi pas dënimit me burg/ Salianji mbërrin në selinë e PD!

Saga ‘Babale’/ Dënohet deputeti Ervin Salianji: 'Do

Ervin Salianji ka mbërritur në selinë e PD, pasi Apeli konfirmoi vendimin me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen ‘Babale’.

Pritet që në selinë e PD të fillojë mbledhja urgjente e Kryesisë, ndërsa në mesditë u mblodh edhe grupi i PD.

 



5 MUAJ ME PARE

Berisha: “Vendimi për Salianjin, shpallje lufte ndaj opozitës”

Saga ‘Babale’/ Dënohet deputeti Ervin Salianji: 'Do

Kryetari i Partisë Demoratike Sali Berisha ka reaguar për dënimin e Ervin Salianjit me një vit burg nga Gjykata e Apeli, për veprën penale kallëzim të rremë.

Si çdo ditë, duke folur para mbëshetësve nga dritarja e banesës së tij, Berisha u shpreh se vendimi i sotëm është një shpallje lufte ndaj opozitës.

Ai tha gjithashtu se është rasti i parë në historinë e botës, që një kallëzim i vërtetë shpallet kallëzim i rremë.

Dënimi i sotëm, goditja e radhës që kreu i narkoshtetit shqiptar i bën opozitës shqiptare”, tha ndër të tjera Berisha.

“Deputeti Ervin Salianji, të cilin sot Edi Rama, Geron Xhafa, Fatzi Xhafa, e dënuan me një vit burg, sepse guxoi të përballej dhëmbë për dhëmbë, pa u tutur, me guxim qytetar, me krimin, me klanin më të fuqishëm të drogës së Vlorës, Geron dhe Fatmir Xhafën.

Sot, Geron Xhafa, ky trafikant ndërkombëtar droge, i dënuar në Itali, në gjykim në Venezuelë, feston fitoren e tij mbi denoncuesin publik, deputetin e opozitës, Ervion Salianji.

Ervin Salianji sot u dënua në një akt shpallje luftë opozitës shqiptare, nga Edi Rama, me akuzën kallëzim i rremë.

Është rasti i parë në historinë e botës, që një kallëzim i vërtetë shpallet kallëzim i rremë.

Ervin Saliani u arrestua sot sepse provoi me zë dhe dokumente se Geron, ky baron droge, ky kriminel i pashpirt, drejtonte trafiqet nga Porti i Vlorës, ndërkohë kur kërkohej për të bërë burgun, dënimin në Itali, për krimin që kishte kryer në këtë vend.

Dënimi i sotëm, goditja e radhës që kreu i narkoshtetit shqiptar i bën opozitës shqiptare”, tha Berisha.

5 MUAJ ME PARE

“Qenke veshur si për burg”/ Batuta me gazetarët dhe dridhja e duarve, çfarë nuk u pa pas dënimit të Salianjit

Saga ‘Babale’/ Dënohet deputeti Ervin Salianji: 'Do

Gjykata e Apelit të Tiranës vendosi të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Ervin Salianjin dhe dënimin e tij me 1 vit burg për çështjen “Babalja”.

Deputeti demokrat u dënua nga Shkalla e Parë për kallëzim të rremë në lidhje me përgjimet në Maj të vitit 2018.

Çfarë ndodhi sot?

Ervin Salianji mbërriti në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm pak minuta përpara orarit zyrtar të seancës gjyqësore, gjatë së cilës do të njihej me verdiktin final për fatin e tij. Ai shoqërohej nga një pjesë e madhe e deputetëve të opozitës.

Në përfundim të një procesi të zvarritur prej vitesh, ai u dënua me një vit burgim për dosjen “Babale”.

Salianji pritet të shkojë prapa hekurave, sapo të lëshohet urdhri i ekzekutimit të vendimit.

Pas një pritjeje disa minutëshe në ambientet e jashtme, Salianji hyri në sallën e gjyqit, ku shkëmbeu edhe batuta me gazetarët. “Qenke veshur si për burg”, i tha një prej gazetarëve. “Jam përgatitur”, ia ktheu Salianji.

Çfarë ndodhi në seancë?

Në nisje të seancës pati debate. Shkak u bë një vendim i Gjykatës së Krimeve të Rënda të asaj kohe që pushoi hetimet për trafik droge për Geron Xhafajn, vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Mbrojtja e Salianjit argumentoi se vendimi nuk mund të administrohej si provë në këtë fazë ku ndodhet procesi pasi vendimi është sjellë me postë nga avokati i Xhafajt.

Madje kjo solli edhe reagimin e vetë Salianjit.

“Të vijë një vendim në këtë fazë, është e paligjshme”, u shpreh Salianji.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e vetë trupës gjykuese që i kanë bërë thirrje Salianjit të bëjë kujdes me etikën.

“E vërteta është më e kujdesshme se etika”, iu përgjigj sërish deputeti.

Ndërkohë avokati i Geron Xhafajt theksoi se vendimi është sjellë në përputhje me ligjin.

Pasi u tërhoqën për 10 minuta në dhomën e këshillimit, gjykata shqiptoi verdiktin, duke lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë. Pra, dënoi me një vit burg Ervin Salianjin.

Pas vendimit, gazetarët e pranishëm në seancë raportuan se Salianjit “po i dridheshin duart, po pinte ujë dhe po përpiqej të ruante qetësinë”.

Ervin Salianji doli më pas para medias dhe e cilësoi dënimin një sulm politik dhe hakmarrje nga Fatmir Xhafa.

Gazmend Bardhi akuzoi gjykatën se po dënon deputetët e opozitës padrejtësisht. “Të gënjen mendja se duke dënuar opozitën do shkosh në Gjykatën e Lartë”, u shpreh Bardhi, duke iu drejtuar trupës gjykuese.

Çfarë ndodh tani me Salianjin?

Pas vendimit do duhet që Ervin Salianji të shkojë në qeli pasi vendimi i Gjykatës së Apelit është i ekzekutueshëm.

Vendimi do t’i dërgohet komisariatit përkatës për ta marrë e për ta dërguar Salianjin në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës.

Nga aty, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do të vendosë se ku do të vuajë dënimin Salianji.

Ervin Salianji është deputet dhe ka imunitet, por çfarë parashikon ligji?

Neni 71, pika 2, shkronja dh, thotë se mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.

Megjithatë pavarësisht kësaj, për t’i hequr imunitetin Salianjit duhet konfirmim nga Këshilli i Mandateve.

Për këtë duhet që të dërgohet në Kuvend vendimi dhe urdhri i ekzekutimit të dënimit.

Gjyqi “Babalja”

Në lidhje me këtë çështje, gjyqtari Artan Gjermeni i Gjykatës së Shkallës së Parë dënoi me 1 vit burg Salianjin më 18 dhjetor 2019. Për kallëzim të rremë u dënua me 2 vite burg edhe Fredi Alizoti, i cilësuar si dëshmitari i rremë në audiopërgjim.

Albert Veliu, i njohur me nofkën “Babalja”, u dënua me 3 vjet e 5 muaj burg, për veprat penale kalim i paligjshëm i kufirit dhe kallëzim i rremë.

Ndërsa për gazetarin Jetmir Olldashi, Gjykata vendosi që dënimin me 6 muaj burg ta konvertonte me 100 orë punë.

 

5 MUAJ ME PARE

Dënimi i Salianjit, reagon Rama: E vërteta vonoi shumë, por s’do tërhiqemi nga gjyqet ndaj shpifësve me kostume...

Saga ‘Babale’/ Dënohet deputeti Ervin Salianji: 'Do

Kryeministri Edi Rama reagon pas vendimti tw gjykatws sw Apelit pwr tw lwnë fuqi dënimin e deputetit demokrat Ervin Salianji, me një vit burg.

Kreu i mazhorancws shprehet se drejtësia vonoi po nuk harroi, ndërsa thekson se drejtësia e re ka lindur e po rritet më në fund jashtë duarve të politikës. Rama e 

“E vërteta vonoi shumë po më në fund nuk harroi të vinte, e  pavarësisht se vendimi i sotëm i gjykatës dhe dënimi i ligjshëm i një politikani të spikatur për veprimtarinë e palodhur dizinformuese deri në formën kriminale të Kallzimit të Rremë, përmes një dosjeje me fabrikime provash e dëshmish të rreme, nuk do të ndryshojë asgjë në aktivitetin e kancerit të Shpifjes që helmon përditë e më shumë gjakun e shoqërisë shqiptare falë edhe kanaleve të panumërta digjitale të dizinformimit, kjo është një ditë e mirë për të Vërtetën”, shkruan kreu i qeverisë në platformën X.

Rama ka premtuar se Partia Socialiste nuk do të heqë kurrë dorë nga proceset gjyqësore kundër atyre që kryeministri i ka cilësuar si shpifës të veshur me kostume e flamuj partiakë. 

“Ne socialistët në qeveri, kemi hequr dorë prej vitesh nga çdo gjyq për shpifje kundër gazetarëve dhe kjo nuk do të ndryshojë për shumë arsye, por nëse dëmet morale e dhimbjet e patregueshme të familjeve tona që vijnë nga aktorë të paskrupullt mediatikë, jemi gati t’i mbajmë në kurriz si kosto të lirisë së të gjithë aktorëve të medias, nuk jemi dhe s’do të jemi kurrë gati të tërhiqemi nga proceset gjyqësore kundër shpifësve të veshur me kostume e flamuj partiakë dhe të armatosur me urrejtjen përçarëse e atdhenxirëse, që prej 34 vjetësh prodhon jashtënxjerrjet më të neveritshme të gojës. Padiskutim që kjo është një luftë krejt e pabarabartë, ku në këtë rast shumica qeverisëse është një pakicë e papërfillshme përballë maleve e lumenjve të Shpifjes, por ne nuk do ta pranojmë kurrën e kurrës Mbretërinë paralele të Shpifarakëve si një pasojë fatale të bashkëjetesës në një shtet demokratik”, thuhet në reagimin e kryeministrit.

Saga ‘Babale’/ Dënohet deputeti Ervin Salianji: 'Do

POSTIMI I RAMES 

Pas 34 vjetësh sovranitet të pakufizuar si një shtet brenda shtetit, Mbretëria e vetëshpallur e Shpifarakëve ka cënuar mijëra e mijëra jetë njerëzish e familjesh dhe ndotur përditë e përditë mjedisin publik të Shqipërisë, duke llahtarisur të madh e të vogël me jashtënxjerrjet e gojëve të shthurrura të mexhelisit tonë politik e mediatik, përmes abuzimit ekstrem me Lirinë e Fjalës dhe triumfit të Lirisë së Shpifjes si një kancer i përbindshëm shoqëror, i cili e ka epiqendrën e vet në organin jetik të kuvendarëve të Shqipërisë, ku ata që i kanë bërë ligjet kundër shpifjes (dhe e kanë ligjëruar kallzimin e rremë si vepër penale kundër drejtësisë) janë edhe shkelësit më të egër e sypatrembur të tyre.

Në këtë vend ku për 34 vjet nuk ka mbetur i gjallë e i vdekur pa u ndotur nga llumi i lumit të atyre jashtënxjerrjeve të përditshme, e ku gjyqet e panumërta për shpifje ndaj politikanëve zgjasin me vite të tëra e pastaj kthehen në pesë me hiç kur shpifësit dënohen me ca gjoba simbolike, duke luajtur rolin e viktimave të një regjimi imagjinar dhe duke shpifur edhe më keq sapo marrin dënimin qesharak, sot u ushtrua për herë të parë nga gjykatat e vendit e drejta e sanksionuar në ligj për dënimin penal të kategorisë më të neveritshme të Shpifjes, Kallzimit të Rremë, lidhur me një histori që përpara disa vjetësh tronditi mbarë opinionin publik përmes një inskenimi kriminal kundër drejtuesit të procesit të Reformës në Drejtësi dhe vetë Partisë Socialiste si forca udhëheqëse e asaj reforme që prodhoi armiqësinë e paepur të të tremburve nga një Drejtësi e Re; e cila ka lindur e po rritet më në fund jashtë duarve të politikës që e kontrolluan drejtësinë qysh prej shpalljes së shtetit të pavarur shqiptar, ku kurrë asnjëherë një individ me pushtet politik nuk u dënua nga një drejtësi e pavarur, deri kur Drejtësia e Re filloi të godasë majtas e djathtas, duke ecur drejt në rrugën e ligjit të barabartë për të gjithë!

E Vërteta vonoi shumë po më në fund nuk harroi të vinte, e  pavarësisht se vendimi i sotëm i gjykatës dhe dënimi i ligjshëm i një politikani të spikatur për veprimtarinë e palodhur dizinformuese deri në formën kriminale të Kallzimit të Rremë, përmes një dosjeje me fabrikime provash e dëshmish të rreme, nuk do të ndryshojë asgjë në aktivitetin e kancerit të Shpifjes që helmon përditë e më shumë gjakun e shoqërisë shqiptare falë edhe kanaleve të panumërta digjitale të dizinformimit, kjo është një ditë e mirë për të Vërtetën.

Ne socialistët në qeveri, kemi hequr dorë prej vitesh nga çdo gjyq për shpifje kundër gazetarëve dhe kjo nuk do të ndryshojë për shumë arsye, por nëse dëmet morale e dhimbjet e patregueshme të familjeve tona që vijnë nga aktorë të paskrupullt mediatikë, jemi gati t’i mbajmë në kurriz si kosto të lirisë së të gjithë aktorëve të medias, nuk jemi dhe s’do të jemi kurrë gati të tërhiqemi nga proceset gjyqësore kundër shpifësve të veshur me kostume e flamuj partiakë dhe të armatosur me urrejtjen përçarëse e atdhenxirëse, që prej 34 vjetësh prodhon jashtënxjerrjet më të neveritshme të gojës. Padiskutim që kjo është një luftë krejt e pabarabartë, ku në këtë rast shumica qeverisëse është një pakicë e papërfillshme përballë maleve e lumenjve të Shpifjes, por ne nuk do ta pranojmë kurrën e kurrës Mbretërinë paralele të Shpifarakëve si një pasojë fatale të bashkëjetesës në një shtet demokratik.

5 MUAJ ME PARE

Gazment Bardhi në deklaratë: Marrim sot vendime në kryesi, këto janë ‘prangat’ që i tunden çdo qytetari

Saga ‘Babale’/ Dënohet deputeti Ervin Salianji: 'Do
Gazment Bardhi

Pas vendimit të Apelit për lënien në fuqi të dënimit me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji, grupi parlamentar është mbledhur në mbledhje urgjente ndërsa ka folur për mediat kreu i këtij grupi, Gazment Bardhi:

Dua të dënoj me forcë vendimin nga zyra e Edi Rmës të deputetit Salianji, nuk ka asnjë rast në Shqipëri që dikush për kallëzim të rremë të ketë shkuar në burg, në 34 vite demokraci. Vendimi I sotëm nuk është kundër Salianjit, sot nuk shkon në burg vetëm Salianji, vendimi I sotëm është kundër çdo qytetari  që flet kundër qeverisë dhe korrupsionit të saj. Geron Xhafaj është një trafikant i dënuar dhe këtë ka thënë Salianji dhe për këtë po shkon në burg, deputeti I opozitës. Sot është kaluar vija e hollë mes demokracisë dhe diktatutës nëpërmjet 3 gjyqtarëve të keqpërdorur. Sot ia dha një gjyqtar që ka qenë anëtar në KQZ për PS-në dhe që i është premtuar që do shkojë në Gjykatën e Lartë. Ilia Bezati është një gjyqtare, karrierën e të cilës ia ka shpëtuar karrierën dhe e ka promovuar Fatmir Xhafaj. A mund të thotë sot një shqiptar pse nuk bëhet një hetim pasuror kundër Fatmir Xhafaj, siç ndodh ndaj çdo vëllai trafikanti droge. Kjo është shpallje lufte kundër grupit tonë parlamentar, sigurisht që anëtarët kanë bërë sugjerime që do shkojnë sot për vendim në kryesi. Beteja bëhet kundër mandatit të Ervin Salianjit, jo kundër tij. Nuk mund të bëhet që të dalë nga burgu Saimir Tahiri, Vangjush Dako dhe të shkojë një deputet i opozitës që bën denoncime. Edi Rama I dha mesazhin çdo qytetari që kush denoncon këtë qeveri, prangat I ka gati. E patë ca ndodhi sot, si asnjëherë më parë. Trupa shkoi të marrë vendim dhe tha na ka ardhur një provë e re nga Geron Xhafaj dhe u tërhoq duke shtyrë vendimin me një javë. Ku gënjeu Salianji në këtë mes, Fatmir Xhafaj e kishte vendimin në shtëpi dhe e mbante vëllain në liri. Ne I kemi denoncuar dhe do ti denoncojmë, sepse këto denoncime janë medalje. Çdo agresion kundër opozitës do të marrë përgjigje nga opozita dhe populli opozitar.

5 MUAJ ME PARE

Dënimi i Salianjit, reagon dhe Sali Berisha: Akt hakmarrjeje nga Edi Rama, Geron dhe Fatzi Xhafa

Saga ‘Babale’/ Dënohet deputeti Ervin Salianji: 'Do
Sali Berisha

Deklarata:

Edi Rama, Geron dhe Fatzi Xhafa dënuan sot deputetin Ervin Saljani!

Sot në luftën e shpallur ndaj opozitës, Edvin Kristaq Rama dënoi me burgim politik deputetin e opozitës Ervin Salianji për betejën e tij guximtare kundër Edi Ramës dhe narko-shtetit të tij.

Sot Ervin Salianji u dënua nga Edi Rama, Geron dhe Fatzi Xhafa në një akt hakmarrje të verbër politike për faktin e vetëm se deputeti Salianji vërtetoi lidhjen dhe veprimtarinë kriminale të narko-trafikantit ndërkombëtar vëllait të Fatmir Xhafës, ministër trafikant, dhe Edi Ramës kreu i narko-shtetit shqiptar. Dënimi i sotëm i Ervin Salianjit dëshmon se në këtë vend droga dhe krimi i lidhur me qeverinë janë vendim-marrësit kryesorë në narko-shtetin shqiptar.

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë akt politik të shëmtuar të Edi Ramës dhe narko-shtetit të tij kundër Partisë Demokratike, opozitës dhe pluralizmit politik në Shqipëri si dëshmi e terrorit të egër ndaj opozitës për Partinë Demokratike, për çdo demokrate dhe demokrat, për çdo opozitare dhe opozitar, ky akt është një kushtrim, është një SOS të ngrihemi në mosbindje civile: “O sot, o kurrë” kundër Edi Ramës dhe narko-diktaturës së tij./ Versus.al

5 MUAJ ME PARE

VIDEO/‘Ta harrojë Gent Shala se do të shkojë në Gjykatë të Lartë”, Bardhi paralajmëron gjyqtarin pas vendimit për Salianjin

Saga ‘Babale’/ Dënohet deputeti Ervin Salianji: 'Do

Kryetar i grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi është parë shumë i irrituar në përfundim të seancës gjyqësore kundër Ervin Salianjit i cili me vendim të Apelit u dënua me 1 vit burg për akuzën ‘kallëzim i rremë’ në dosjen ‘Babale’.

Po se Gent Shala mendon se do të shkojë në Gjykatë të Lartë se e mbështet Fatmir Xhafaj. Kjo është e vërteta merr dy dëshmitarë të rremë si në gjyqet politike dhe dëno deputetët e opozitës në këmbim të shkuarjes në Gjykatë të Lartë. Ta harrojë ai dhe të tjerët”, thotë Bardhi në mbyllje të seancës duke i dhënë dhe një paralajmërim të fortë gjyqtarit Shala, pjesë e trupit gjykues. Gjithashtu të njëjtën akuzë e bëri dhe Ervin Salianji në dalje për mediat ku u shpreh se ky gjyqtar është shprehur se është gati të vrasë për atë vend, jo më të dënojë një deputet të Partisë Demokratike./ Versus.al



5 MUAJ ME PARE

PD pa Salianjin në Kuvend, ja kush e zëvendëson deputetin pasi humbi mandatin (Emri+Foto)

Saga ‘Babale’/ Dënohet deputeti Ervin Salianji: 'Do
FOTO: Ervin Salianji pasi doli nga gjykata ku u dënua me 1 vit burg

Andrea Mano do të jetë zëvendësuesi i Ervin Salianjit në Kuvendin e Shqipërisë pasi deputeti demokrat humbi mandatin me vendimin e dhënë sot nga gjykata e Apelit që e dënoi me 1 vit burg për kallëzim të rremë për çështjen ‘Babale’.

Saga ‘Babale’/ Dënohet deputeti Ervin Salianji: 'Do
Andrea Mano

Mano është deputeti pasardhës në listën e kandidatëve të qarkut të Korçës ku më herët ka mbajtur postin e kreut të degës por iu desh të dorëhiqej pasi kandidatëve për deputetë nuk u lejohej mbajtja e posteve të tjera.

Në zgjedhjet e 2021-it Mano nuk mundi ta thyente herësin por mesa duket fati ia paska rezervuar që të bëhet deputet në mbyllje të kësaj legjislature.

Ndërkohë, Salianji deklaroi para mediave se do të priste veprimet e autoriteteve pas vendimit të marrë nga ana e gjykatës. PD zhvilloi mbledhje urgjente pas vendimit të dhënë, por ende nuk dihet nëse ka një plan konkret për zëvendësimin e Salianjit si drejtues i qarkut politik të Elbasanit. Versus.al

5 MUAJ ME PARE

Salianji humbet mandatin e deputetit pas dënimit, avokati i tij: Vendimi është i formës së prerë

Saga ‘Babale’/ Dënohet deputeti Ervin Salianji: 'Do

Ervin Salianji ka humbur automatikisht mandatin me vendimin që u mor sot nga gjykata e Apelit të Tiranës e cila la në fuqi dënimin me 1 vit burg ndaj tij për akuzën e kallëzimit të rremë.

Këtë fakt e pohoi edhe vetë Redi Ramaj avokati i deputetit, i cili tha për mediat se vendimi i marrë sot është i formës së prerë dhe se Salianji humbet mandatin. Ndërsa theksoi se do ndiqen hapat ligjorë të mbetur për të zhbërë këtë vendim të cilin e cilësoi si ‘të padrejtë”.

"E para vendimi është politik dhe kur do të ekzekutohet si do të ekzekutohet është çështje e prokurorisë. Një deputet është dënuar për një vepër penale që nuk ekziston. Sot marrim një dënim politik. Mbasi merret një vendim politik, nga gjykata do të jetë precedent shumë i rrezikshëm, të gjithë do të goditen me kallëzime të tilla. Kushtetuta e ka të përcaktuar qartë. Vendimi i formës së prerë është një nga raste kur deputeti e humb mandatin. Do të kërkohen të gjitha mjetet e nevojshme ligjore, për të zhbërë një vendim të padrejtë. Do të kërkojmë pezullimin e dënimit në Gjykatën e Lartë"- tha Ramaj. Versus.al

5 MUAJ ME PARE

Dënimi i Ervin Salianjit, reagon Meta: Hakmarrje për denoncimet kundër trafikut të drogës

Saga ‘Babale’/ Dënohet deputeti Ervin Salianji: 'Do
Ilir Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar gjatë konferencës së tij për shtyp pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të lënë në fuqi dënimin me 1 vit burg të Ervin Salianjit për akuzën ‘kallëzim i rremë’ në dosjen ‘Babale’ .

Nuk ka nevojë që ti akuzojë ai, pasi gjykatat e kanë të shkruar në ballë që marrin vendime politike dhe kjo është hakmarrje e qartë ndaj Salianjit për denoncimet e bëra kundër trafikut të drogës ku të përfshirë janë eksponentë të qeverisë. Kjo është edhe një përpjekje për ti ndaluar atij kandidimin në zgjedhjet e ardhme dhe nuk pritej ndonjë surprizë nga një sistem drejtësie kriminal. Drejtësia është bërë partiake. Ka shumë pak akte të pavarura", tha Meta.

5 MUAJ ME PARE

Dënimi me burg i Salianjit, PD thërret mbledhje urgjente

Saga ‘Babale’/ Dënohet deputeti Ervin Salianji: 'Do

Gazment Bardhi ka thirrur mbledhje urgjente të grupit parlamentar pas vendimit të gjykatës së Apelit për të lënë në fuqi vendimin me 1 vit burg për deputetin Ervin Salianji. Ky i fundit është drejtues politik i qarkut Elbasan për zgjedhjet e 2025-s. Pas mbledhjes së grupit, deputetët do të shtrojnë në kryesinë e Partisë Demokratike sugjerimet e tyre për veprimet e ndërmarra në vijim.

5 MUAJ ME PARE

'Babalja', Apeli lë në fuqi dënimin me 1 vit burg, Salianji: Jam i vetmi i dënuar politik në demokraci, fushatën do ta bëj nga burgu

Saga ‘Babale’/ Dënohet deputeti Ervin Salianji: 'Do

“Jam i dënuari i parë politik pas 34 vitesh”, kështu u shpreh deputeti demokrat Ervin Salianji pas vendimit të gjykatës së Apelit që la në fuqi dënimin me 1 vit burg ndaj tij nën akuzën e kallëzimit të rremë në dosjen e përgjimit të njohur ndryshe me emrin “Babale”.

Në deklaratën e dhënë për mediat, i shoqëruar nga 16 deputetë që shkuan në gjykatë për të mbështetur Salianji u shpreh se vendimi i Apelit ishte i paracaktuar me urdhër politik nga kryeministri Edi Rama dhe shtoi se e gjithë kjo bëhej për shkak se vendi ndodhej në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Ai pati dhe akuza për anëtarët e trupës gjykuese duke thënë se njëra prej gjyqtareve ishte kunata e zv.kryeministres Belinda Balluku dhe për këtë arsye e priste vendimin e marrë.

"Siç e dhe e ndoqët në seancë gjykata kish ardhur me vendim të parapërgatitur, gjykata e shtyu për të sjellë nëpërmjet avokatit të Fatmir Xhafaj vendimin. Gjykata në vend që të kthente për falsifikim në shkallë të parë, mori vendimin për ti pranuar provat që çuam ne dhe më pas dha këtë vendim. Është sikur një seksion i Partisë Socialiste të gjykohej nga një seksion i Partisë Demokratike. Njëra prej gjyqtareve është kunata e Belindja Ballukut, një tjetër është që flet nëpër tavolina që unë do të shkoj në Gjykatë të Lartë dhe për atë vras një njeri jo të jap një vendim për një anëtar të Partisë Demokratike. Unë kam bërë një beteje për interesa personale, jo për të vjedhur, vrarë apo trafik droge, por kundër trafikantëve të drogës. Ky është akti i parë, në të ardhmen do të kemi procese ‘mamale’ jo ‘babale’ më. Kjo është një medalje që shndrit në kraharorin tim. Do të jemi këtu për diskutuar procesin me themel. Pa diskutim që do të ndjekim të gjitha procedurat gjyqësore, Fatmir Xhafaj është njëriu që përdoret nga Edi Rama kundër ndërkombëtarëve që të kapë SPAK-un, procedura nuk varet nga unë. Jam i dënuari i parë politik pas 34 vitesh, aktivitetin dhe fushatën zgjedhore do ta bëj nga burgu"- u shpreh Salianji.

Me vendimin e marrë sot, Salianji humbet mandatin e deputetit dhe i hiqet e drejta e kandidimit në poste publike për 5 vitet e ardhshme. Ndërsa i pyetur nga gazetarët nëse do të dorëzohej vetë në drejtorinë e burgjeve, Salianji tha se do të ishte në dispozicion dhe se do të anulojë të gjithë takimet që ka patur. 

Çfarë është dosja “Babale”?

Në vitin 2018, Partia Demokratike botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se Geron Xhafaj vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E gjithë dosja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale.

Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti. Sipas hetimeve që i janë bërë kampionit të zërit, ai që dëgjohet në audio nuk është i Geron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi i ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji.

Ai u shpreh se kishte vendosur të tregonte të vërtetën pasi “Babalja” nuk i kishte dhënë pjesën e parave që i detyrohej. Në dhjetor të 2019-ës, gjykata e Shkallës së Parë dënoi me 1 vit burg Salianjin nën akuzën e kallëzimit të rremë.

Sipas hetimeve, rezulton se Salianji ka qenë personi që kontaktoi me Albert Veliun dhe nëpërmjet gazetarit Jetmir Olldashi publikuan në selinë e PD audio-përgjimin e rremë. Ndërkohë, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Geron Xhafa la kampionin audio të zërit të tij në prokurori dhe u largua për t’u dorëzuar drejtësisë në Itali ku kishte për të vuajtur edhe 4 vite burg. Versus.al

5 MUAJ ME PARE

Sot vendimi për ‘Babalen’, Salianji në gjykatë! Me vete ka si gjithmonë ‘armatën’ e deputetëve

Saga ‘Babale’/ Dënohet deputeti Ervin Salianji: 'Do

Tiranë- Sot në gjykatën e Apelit mbahet seanca gjyqësore ku pritet të jepet vendimi për dosjen ‘Babale’ për të cilën deputeti demokrat është i dënuar me 1 vit burg për kallëzim të rremë.

Salianji është paraqitur në gjykatë i shoqëruar me grupin e deputetëve të PD ashtu si në seancat e tjera. Një ndër provat që po administron gjykata e Apelit, është vendimi i GJKKO për pushimin e çështjes ndaj Geron Xhafës, vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafaj që asokohe akuzohej nga Salianji se ishte në dijeni për trafikun e drogës që vëllai i tij kryente në Itali ku sipas tij ishte dhe i dënuar.

Më herët, kryedemokrati Sali Berisha e ka cilësuar procesin ndaj Salianjit si tentativë të Ramës për përndjekjen politike të opozitës me qëllim që të sigurojë mandatin e katërt në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-ës. Versus.al

 

Poll