Live Updates /

Shtyhet seanca për Metën, avokati: S’ka prona që t’i lërë garanci! SPAK zbulon tjetër rast korruptiv, kreu i PL e mohon

*Seanca e cila duhej të mbahej sot në GJKKO për kërkesën e Ilir Metës për ndryshimin e masës së sigurisë, u shty për në datën 26 qershor. I pyetur për mundësinë e vendosjes në dispozicion të një garancie pasurore, avokati tha se një gjë e tillë nuk është e mundur duke argumentuar se Meta nuk ka asnjë pronë. *Ndërkohë, më herët, SPAK pretendoi se ka zbuluar një tjetër rast korruptiv të lidhur me lobimin ish-LSI në SHBA. Sipas Prokurorisë së Posaçme, biznesmeni Adrian Shatku u kishte dhënë një kartë bankare ish-çiftit për shpenzime e blerje të ndryshme. *Pasi seanca u shty, edhe kreu i PL, Ilir Meta reagoi nga qelia duke akuzuar kreun e SPAK Altin Dumanin dhe kryeministrin Edi Rama se po tentonin të paraqisnin atë dhe Kryemadhin si “çift’ ndërkohë që ata janë të ndarë. Meta tha se vetë nuk ka kryer veprime të paligjshme dhe se nuk mban përgjegjësi për veprimet e të tjerëve.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Seanca e cila duhej të mbahej sot në GJKKO për kërkesën e Ilir Metës për ndryshimin e masës së sigurisë, u shty për në datën 26 qershor. I pyetur për mundësinë e vendosjes në dispozicion të një garancie pasurore, avokati tha se një gjë e tillë nuk është e mundur duke argumentuar se Meta nuk ka asnjë pronë. *Ndërkohë, më herët, SPAK pretendoi se ka zbuluar një tjetër rast korruptiv të lidhur me lobimin ish-LSI në SHBA. Sipas Prokurorisë së Posaçme, biznesmeni Adrian Shatku u kishte dhënë një kartë bankare ish-çiftit për shpenzime e blerje të ndryshme. *Pasi seanca u shty, edhe kreu i PL, Ilir Meta reagoi nga qelia duke akuzuar kreun e SPAK Altin Dumanin dhe kryeministrin Edi Rama se po tentonin të paraqisnin atë dhe Kryemadhin si “çift’ ndërkohë që ata janë të ndarë. Meta tha se vetë nuk ka kryer veprime të paligjshme dhe se nuk mban përgjegjësi për veprimet e të tjerëve.

3 Postime
3 ORE ME PARE

“Duan të më mbajnë çift me zor me Kryemadhin”, Meta pasi SPAK zbuloi rast tjetër korruptiv: Mbaj përgjegjësi vetëm për veten

Shtyhet seanca për Metën, avokati: S’ka prona që t’i

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia pasi SPAK pretendoi se ka zbuluar një tjetër rast korrupsioni të tij dhe Monika Kryemadhit. Meta shkruan se po bëhen përpjekje që ta cilësojnë “çift” me Kryemadhin edhe përse janë të ndarë.

Më tej pretendon se nuk ka kryer asnjë akt të paligjshëm dhe se ai mban përgjegjësi vetëm për veten, as për Kryemadhin dhe as për fëmijët që ka me të.

Reagimi i plotë:

Në respekt të qytetarëve, të cilëve u kam shërbyer edhe si President i Republikës, edhe si Kryeministër, edhe si Kryetar i Kuvendit, edhe në funksone të tjera ekzekutive dhe parlamentare, distancohem me neveri nga dizinformacionet e shpërndara dhe të rrjedhura në media me urdhër të Edi Ramës dhe Altin Dumanit, për gjoja episode të reja të çiftit Meta-Kryemadhi.

Unë e mirëkuptoj pasionin e tyre për të mbajtur me pahir në opinion një çift, që nuk ekziston më as juridikisht prej një viti.

Madje pasioni i Altin Dumanit është “kaq i zjarrtë” për të mbajtur gjallë këtë çift në publik dhe në shërbim të hetimeve të tij prej 6 vitesh me urdhër të Charles McGonigalit dhe Edi Ramës, që nga dhjetori 2019, aq sa edhe në akuzën si i pandehur që m’u kominikua më 27 maj, statusin tim e kishin ende i martuar, kur ndërkohë që ky status nuk ekziston juridikisht prej 1 viti.

Akoma më të turpshme janë lajmet që qenka zbuluar një kartë e paligjshme që implikon Ilir Metën.

Asnjë akt i paligjshëm, as nuk ka ndodhur dhe as nuk mund të ndodhë nga Ilir Meta, as në Republikën e Shqipërisë, as në SHBA dhe as në një vend tjetër.

Opinioni publik do ta shohë këtë gjatë gjykimit në themel, që nuk mund të jetë i mbyllur si “listat  e mbyllura,” por do të jetë i hapur për qytetarët, ku ne do të çmontojmë akuzat e shërbëtorëve të Edi Ramës dhe ku të gjithë do t’i shohin edhe “dëshmitarët” të Edi Ramës.

Ilir Meta mban përgjegjësi vetëm për veten dhe për askënd tjetër.

Ilir Meta nuk mban përgjegjësi as për fëmijët e tij, që i ka në moshë madhore dhe i ka këshilluar që gjithmonë të jenë shembull i respektimit të ligjit dhe aq më tepër nuk mund të mbajë përjegjësi për kushërinjtë e tij, pasi siç e dini një prej tyre ishte edhe mik me Charles McGonigalin, iniciatorin me kërkesë të Edi Ramës për nisjen e hetimeve ndaj Ilir Metës edhe për çështjen CEZ-DIA edhe për çështjen Bami.

Por prokurorët e Ramës i kërkojnë Ilir Metës të mbajë përgjegjësi për kushërinjtë, shokët dhe shoqet e të tjerëve.

Meqë jemi te lobimet dhe Kryesia e Partisë së Lirisë e ka shumë të qartë, për opinionin publik kam një pyetje: Po letërporosia për Charles McGongial, që është 4 vite i dënuar me burg, është dërguar apo po vonon ngaqë e kanë nisur “me not”?

E falenderoj me mirënjohje, avokatin tim, Z. Kujtim Cakrani për mbrojtjen e shkëlqyer dhe parimore!

Lajmi në përditësim…

4 ORE ME PARE

Avokati i Ilir Metës: Ish-presidenti nuk ka prona, të kërkojnë në Hënë! Shtyhet gjyqi

Shtyhet seanca për Metën, avokati: S’ka prona që t’i
Kujtim Cakrani

Të premten, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ishte parashikuar të mbahej seanca për Ilir Metën, i cili ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg”.

Por sipas avokatit të Presidentit të Lirisë, Kujtim Cakrani ajo është shtyrë për në datën 26 qershor. 

Në një dalje për mediat avokat Cakran foli dhe për atë çfarë u shkrujt më herët në media për një tjetër rast korrupsioni nga Metës dhe Monika Kryemadhit. 

Sipas tij zoti Meta nuk ka përdor asnjëherë kartë të tillë por është përdorur nga ish-bashkëshortja e tij, Kryemadhi. 

“Meta nuk ka karta, nuk ka përdorur. Kartën e ka përdorur ish bashkëshortja, nuk ka ardhur asnjë numër llogarie në emër të zotit Meta. Nuk u vumë në dijeni se nuk ekziston. Kërkuam kohën tonë që të shohim se çfarë organi i procedurës pretendon dhe pse duhet të qëndrojë në paraburgim. Nuk i vendosim dot garanci pasurore, se Meta nuk ka pasuri. Pasuritë në planetin tokë janë zero. Të marrin Musk të çojnë në hënë që të gjejnë pasuritë e Metës. Nëse do ia jap unë pasurinë, do ia lë pronat e mia gjykatës që ta lirojnë Metën. Por, mos kërkoni ju me pyetjet tuaja që të luhet garanci, Meta s’ka pasuri. Ju doni patjetër të thoni që meta ka pasuri. Po mbahet aludime.

Unë po e sqaroj për opinion publik, nga kërkimet që ka bërë SPAK, ka kërkuar në Republikën e Shqipërisë në të gjitha vendet ku dyshohej, BE, SHBA, Kanada, Qipro. Meta nuk disponon as pasuri të luajtshme dhe as të paluajtshme. Çfarë mund tu them më shumë. Po mbahet në paraburgim pa asnjë provë, asnjë fakt. Inkuizicion ndaj ish-presidentit.''

Pyetje: Si është gjendja shëndetësore e z.Meta? 

Është në formë perfekte bën palestra bën të gjitha veprimet. U dënua me udhër të Atallahut të Tiranës. Do të jap urdhër Atallahu që ai të vazhdojë aktivitet./Versus.al

 

6 ORE ME PARE

Sot kërkon lirinë, SPAK zbulon tjetër rast korruptiv të ish-çiftit Meta-Kryemadhi! Morën kartë banke nga biznesmeni Shatku

Shtyhet seanca për Metën, avokati: S’ka prona që t’i
Adrian Shatku, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili që prej 21 tetorit të vitit të kaluar mbahet në paraburgim, del sot në orën 11:30 në Gjykatën e Posaçme ku kërkon zbutjen e masës së sigurisë.

Burime bëjnë me dije për Versus.al se hetimet e SPAK kanë zbuluar një tjetër episod korrupsioni të Metës dhe Kryemadhit. Bëhet fjalë për një kartë bankare që rezulton të jetë përdorur nga ish-çifti për shpenzime të ndryshme. Kjo kartë bankare “amerikan express” iu vu në dispozicion nga biznesmeni Ardian Shatku i cili e kishte përdorur më herët.

SPAK pritet të saktësojë për Metën episodin që lidhet me akuzën e lobimit të ish-LSI në SHBA, pas inga letërporositë janë zbuluar të dhëna të reja mbi pagesat dhe kontratën. Pas kontratave të publikuara me 3 kompani të ndryshme, Meta mohoi akuzat duke thënë se ai vetë nuk ka autorizuar veprime të paligjshme, duke u përpjekur në këtë mënyrë të ‘shmangë përgjegjësinë’.

Ndaj Metës dhe Kryemadhit po kryhen hetime pasi akuzohen për tre vepra të ndryshme penale, konkretisht: pastrim parash, korrupsion pasiv dhe fshehje pasurie. Versus.al

Poll