Live Updates /

“Të mësosh që mos të futesh më në familjet e të tjerëve”, fjalët që i tha polici, Lorenc Kostës kur e qëlloi. Të gjitha zhvillimet

* Policia ka vendosur 10 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion për efektivin e policisë Erion Goxhara. *Marrëdhënies intime e gruas së efektivit me 45-vjeçarin Lorenc Kostës, është shkaku i plagosjes së këtij të fundit, ngjarje që tronditi zonën e ‘Komunës së Parisit’ në kryeqytet. * Një video e publikuar ditën e sotme tregon momentin kur efekti i policisë Erjon Goxhara qëllon me armën e punës drejtorin e ERE, Lorenc Kostën. Sapo drejtori i ERE zbret nga makina nxjerr pistoletën dhe nis ta qëllojë me plumba në këmbë. * Efektivi i policisë i ka dërguar kunatit të tij videon që filmoi teksa Lorenc Kosta ishte i shtrirë në tokë nga plumbat e marrë. Gjatë një telefonate me një koleg të tij Goxhara është shprehur se më mirë ‘më mirë vras vetën se të kalbem në burg.’

Shkruar nga M.H

Çfarë do të gjeni në brendësi

* Policia ka vendosur 10 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion për efektivin e policisë Erion Goxhara. *Marrëdhënies intime e gruas së efektivit me 45-vjeçarin Lorenc Kostës, është shkaku i plagosjes së këtij të fundit, ngjarje që tronditi zonën e ‘Komunës së Parisit’ në kryeqytet. * Një video e publikuar ditën e sotme tregon momentin kur efekti i policisë Erjon Goxhara qëllon me armën e punës drejtorin e ERE, Lorenc Kostën. Sapo drejtori i ERE zbret nga makina nxjerr pistoletën dhe nis ta qëllojë me plumba në këmbë. * Efektivi i policisë i ka dërguar kunatit të tij videon që filmoi teksa Lorenc Kosta ishte i shtrirë në tokë nga plumbat e marrë. Gjatë një telefonate me një koleg të tij Goxhara është shprehur se më mirë ‘më mirë vras vetën se të kalbem në burg.’

5 Postime
6 MUAJ ME PARE

“Të mësosh që mos të futesh më në familjet e të tjerëve”, fjalët që i tha polici, Lorenc Kostës kur e qëlloi

“Të mësosh që mos të futesh më në familjet e

Zbulohen detaje të reja në lidhje me plagosjen e inxhinierit të ERE, Lorenc Kosta.

Në momentin që autori Erjon Goxhara e ka qëlluar me 6 plumba, në pjesët e këmbëve dhe ato intime më pas ka nxjerrë celularin ku e ka filmuar.

“Të mësosh që mos të futesh më në familjet e të tjerëve dhe as ti hash djersën e tjetrit”, i ka thënë ai.

Këto janë fjalët që Goxhara i ka thënë Kostës, për të cilin kishte dyshime se kishte lidhje intime me bashkëshorten e tij.

Referuar këtyre fjalëve, grupi hetimor ka dyshime që Goxhara të ketë abuzuar dhe të jetë përfshirë në afera korruptive përmes shfrytëzimit të detyrës si efektiv policie.

Edhe bashkëshortja e tij gjatë marrjes në pyetje ka pohuar se bashkëshorti e akuzonte për tradhti dhe për shpërdorim të shumave të mëdha parash të cilat nuk i kishin depozituar në bankë, por i mbanin në banesë.

6 MUAJ ME PARE

Detaje nga plagosja e rëndë në Tiranë, efektivi Erion Goxhara filmoi krimin dhe i nisi videon kunatit

“Të mësosh që mos të futesh më në familjet e

Të tjera detaje kanë dalë për sa i përket ngjarjes së djeshme në Tiranë, ku efektivi i policisë Erion Goxhara qëlloi me disa plumba drejt 45-vjeçarit, Lorenc Kosta.

Mësohet se polici Erjon Goxhara i ka dërguar një video kunatit të tij që po ashtu është punonjës policie duke i treguar krimin e kryer.

Po kështu duket në kamerat e sigurisë se pasi e qëllon, ai e filmon 45-vjeçarin e shtrirë në tokë.

Më pas ai ka telefonuar djalin e tij duke i kërkuar ta priste tek rrethi i Shkozës, ku pasi kanë marrë një taksi kanë lëvizur drejt zonës së Freskut.

Pas mbërritjes në këtë zonë Goxhara është dalluar nga disa punonjës policie civil të cilën e kanë ndjekur me vrap por polici i kufirit ka arritur të largohet.

Rrugës në taksi, Goxhara ka biseduar në telefon me drejtues policie duke refuzuar të dorëzohet madje duke u shprehur se më mirë vras vetën se të kalbem në burg.

Po ashtu sipas hetimeve rezulton se polici Erjon Goxhara në muajin korrik ka telefonuar inxhinierin Lorenc Kosta dhe e ka kërcënuar me jetë për motive xhelozie.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi bashkëshortja e efektivit kishte një lidhje jashtëmartesore me të plagosurin.

Historia jashtëmartesore duket se ka marrë jetë në ambientet e punës, pasi Kosta është inxhinier elektrik te Enti Rregullator i Energjisë, i njëjti institucion shtetëror, ku punon juriste edhe bashkëshortja e efektivit.

Ndërkaq Erion Goxhara është ende në kërkim dhe policia ka vënë një dëmshpërblim prej 10 mijë euro për këdo jep informacion për vendndodhjen e tij./ Versus.al

6 MUAJ ME PARE

Publikohet momenti kur efektivi i policisë Erjon Goxhara qëllon me 5 plumba drejtorin e ERE

“Të mësosh që mos të futesh më në familjet e

Një video e re e siguruar nga Versus.al tregon momentin kur efektivi i policisë Erjon Goxhara qëllon me armën e punës drejtorin e ERE, Lorenc Kostën.

Në pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë së një lokali, ora shënon 14:20 dhe burri në trotuar është 45-vjeçari Kosta.

Para tij, sapo ka zbritur nga automjeti, del efektivi me bluzë të kuqe, i cili nxjerr pistoletën dhe nis ta qëllojë me plumba në këmbë, pranë rreth-rrotullimit te komuna e Parisit. 

Shënjestrën e tij të shtrirë në tokë të plagosur, polici e ka filmuar, për arsye që nuk dihen, por e sigurt është sipas hetuesve, se këto pamje nuk kanë mbërritur në telefonin e gruas së tij.

Sipas dyshimeve të para Goxhara qëlloi me 5 plumba në drejtim të Kostës pasi ky i fundit kishte krijuar një romancë të me gruan e policit.

Bashkëshortja e efektivit, më të cilin ka dy fëmijë, është njohur në vendin e punës me Kostën, aty ku dhe kanë nisur një romancë jashtëmartesore.

Historia është zbuluar rreth 4 muaj më parë nga efektivi Erion Goxharra, ku kanë pasur edhe debate në familje, për të shpëtuar marrëdhënien

Nga ana tjetër autori i plagosjes është në arrati, ndërsa policia ka vënë në dispozicion 10 mijë euro për këdo që jep informacion të saktë për lokalizimin e tij./Versus.al

 

6 MUAJ ME PARE

Plagosja në Tiranë/ Nisën romancë në vendin e punës, si e mësoi efektivi tradhtinë e gruas me 45-vjeçarin

“Të mësosh që mos të futesh më në familjet e
Lorenc Kosta dhe Erjon Goxhara

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ditës së djeshme te Komuna e Parisit, ku efektivi Erion Goxhara qëlloi me armën e shërbimit Lorenc Kostën.

Mësohet se arsyeja e këtij konflikti është bërë zbulimi i marrëdhënies intime të gruas së efektivit me me 45-vjeçarin Kosta, edhe ky i fundit i martuar.

Bashkëshortja e efektivit, më të cilin ka dy fëmijë, është njohur në vendin e punës me Kostën, aty ku dhe kanë nisur një romancë jashtëmartesore.

Historia është zbuluar rreth 4 muaj më parë nga efektivi Erion Goxharra, ku kanë pasur edhe debate në familje, për të shpëtuar marrëdhënien, shkruan Top Channel.

Ndërkohë një ditë më parë, Goxharra me armën e shërbimit ka qëlluar 5 herë ndaj Kostës, i cili ndodhet në spital në gjendje stabël, por ende në rrezik për jetën.

Nga ana tjetër autori i plagosjes është në arrati, ndërsa policia ka vënë në dispozicion 10 mijë euro për këdo që jep informacion të saktë për lokalizimin e tij.

 

6 MUAJ ME PARE

Plagosi drejtorin e ERE, 10 mijë euro shpërblim kush jep informacion për vendodhjen e Goxharës

“Të mësosh që mos të futesh më në familjet e

Policia e Tiranës ka vendosur 10 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion për vendodhjen e kolegut të tyre Erjon Goxharës pasi akuzohet se plagosi drejtorin e ERE, Lorenc Kosta.

Plagosja sipas informacioneve të policisë ka ndodhur për motive të dobëta pasi Goxhara dyshonte se 45 vjeçari, Kosta kishte lidhje me gruan e tij.

Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Traumës, ku dhe i është nënshtruar një operacioni dhe sipas informacioneve jeta e tij është jashtë rrezikut.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në afëri të një marketite rrethrrotullimi i Komunës së Parisit.

 

Poll