Live Updates /

Zbardhet dëshmia e Erjon Goxharaj në polici/ Sherri mes çiftit para krimit? Detaje nga dëshmitë e të afërmve dhe mikut të Lorenc Kostës

*Nga materiali hetimor i Policisë së Tiranës evidentohet një takim mes Erjon Goxhares dhe bashkëshortes së tij. Në dosje shkruhet se në momentin kur ka përfunduar ky takim, bashkëshortja e Goxharas ka goditur veten me grushte, ndërsa kjo e fundit nuk pranonte të kërkonte falje. *Në dëshminë e të birit të Erjon Goxhares janë zbardhur me detaje levizjet e efektivit pasi qëlloi Lorenc Kostën. * Policia e cila ka vendosur dhe një shpërblim prej 10 mijë euro ka shtirë kërkimet për kolegun e tyre, Erjon Goxhara në shumë zona të vendit. * Telefonata e parë që Lorenc Kosta bëri pas plagosjes nga Erjon Goxhara ka qënë me mikun e tij.

Shkruar nga M.H

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Nga materiali hetimor i Policisë së Tiranës evidentohet një takim mes Erjon Goxhares dhe bashkëshortes së tij. Në dosje shkruhet se në momentin kur ka përfunduar ky takim, bashkëshortja e Goxharas ka goditur veten me grushte, ndërsa kjo e fundit nuk pranonte të kërkonte falje. *Në dëshminë e të birit të Erjon Goxhares janë zbardhur me detaje levizjet e efektivit pasi qëlloi Lorenc Kostën. * Policia e cila ka vendosur dhe një shpërblim prej 10 mijë euro ka shtirë kërkimet për kolegun e tyre, Erjon Goxhara në shumë zona të vendit. * Telefonata e parë që Lorenc Kosta bëri pas plagosjes nga Erjon Goxhara ka qënë me mikun e tij.

6 Postime
6 MUAJ ME PARE

“Isha i rënduar psikologjikisht”, fjalët e para të Erion Goxharës, pas vetëdorëzimit në polici

Zbardhet dëshmia e Erjon Goxharaj në polici/ Sherri mes çiftit

 

Erjon Goxhara pasi është vetedorëzuar në polici është shfaqur në kushte të rënduara psikologjike.

Pas vetëdorëzimit efektivi Erion Goxhara ndodhet në kushte të rënduara psikologjike. Ai ka shfaqur shenja pendese dhe ka deklaruar se kur ka kryer krimin ka qenë kushte të rënduara psikologjike.

Goxhara po vijon të merret në pyetje nga grupi hetimor.

Efektivi Erjon Goxhara është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës pasditen e sotme, pasi dy ditë më parë plagosi me armë 45-vjeçarin Lorenc Kosta.

Ngjarja ndodhi për motive të dobëta, pasi Kosta kishte lidhje me bashkëshorten e autorit. Efektivi i policisë qëlloi 6 herë në drejtim të 45 vjeçarit dhe plumbat e kapën në këmbë e një në bark.

Pasi e plagosi ai e filmoi dhe më pas u largua, dyshohet në drejtim të Dajtit.

6 MUAJ ME PARE

Vetëdorëzohet në polici Erjon Goxhara bashku me armën që kreu krimin

Zbardhet dëshmia e Erjon Goxharaj në polici/ Sherri mes çiftit

Është vetëdorëzuar në Polici ,Erjon Goxhara, autori i plagosjes së drejtorit të ERE, Lorenc Kosta, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë te 'Komuna e Parisit'.

Sipas njoftimit të policisë Goxhara është vetëdorëzuar pasditen e sotme së bashku me armën e shërbimit me të cilën kreu veprën penale ndaj.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 19.08.2024, për ngjarjen e ndodhur në afërsi të një marketi në rrugën "Tish Daija", sot, rreth orës 17:00, është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, së bashku me armën e shërbimit me të cilën ka kryer veprën penale, shtetasi Erjon Goxhara, 46 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./Versus.al

 

 

 

6 MUAJ ME PARE

'Hajde se më qëlluan poshtë shtëpisë', zbardhet biseda e Lorenc Kostës me mikun e tij pas plagosjes

Zbardhet dëshmia e Erjon Goxharaj në polici/ Sherri mes çiftit
Erion Goxhara dhe Lorenc Kosta

Detaje të reja janë zbardhur për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur në Tiranë mesditën e të hënës (19 gusht) ku efektivi i policisë Erion Goxhara qëlloi me plumba në gjymtyrët e poshtëm shtetasin Lorenc Kosta, për arsye xhelozie.

I plagosuri rezulton se ka kryer një telefonatë me mikun e tij, njëkohësisht koleg, pasi ndodhi ngjarja e rëndë teksa i kishte rrëfyer gjithçka që kishte ndodhur.

Sipas mikut të tij, punonjësi i ERE ishte ndaluar nga efektivi i policisë me pretendimin se do të sqaronin diçka dhe më pas e ka qëlluar me armë disa herë radhazi.

Shtetasi E.R punonjës pranë Entit Rregullator të Energjisë Elektrike është shprehur në dëshminë e tij si më poshtë:

Rreth orës 13:55 Lorenc Kosta më ka telefonuar duke më thënë që më qëlluan poshtë shtëpisë. Shkova në vendngjarje menjëherë e pyeta si është ndërsa Lorenci më tha se e ka ndaluar shtetasi Erion Goxhara, i ka thënë që do sqaronte dicka e më pas e ka plagosur me armë”.

Në dosjen hetimore thuhet se në lidhje me ngjarjen e ndodhur janë kqyrur pamjet filmike të kamerave të bizneseve të zonës përreth, ku shfaqet autori i dyshuar i cili pasi del nga një automjet tip Mitsubishi drejtohet në trotuarin në afërsi të servis “Tata”, ku në dorën e djathtë mban një armë tip pistoletë me të cilën merr drejtim qitje në pjesët e poshtme të gjymtyrve dhe qëllon në drejtim të shtetasit Lorenc Kosta disa herë.

Një dëshmi ka dhënë edhe nipi i Erion Goxharës, i cili ka pohuar se daja i tij i ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.

Ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe shpeshherë tregonte se do vriste veten”.

Grupi hetimor ka sekuestruar edhe videon që autori Erion Goxhara i ka nisur përmes aplikacionit Whatsapp kunatit të tij, po ashtu punonjës policie, pasi plagosi Lorenc Kostën, ku në pamje ai duket i shtrirë në trotuar dhe i gjakosur.

Nga hetimet rezulton se kunati i Goxharës, ti jetë përgjigjur rreth 30 minuta më vonë, “Ça është kjo se s’po e kuptoj…”.

Ndërkaq autori është ende në arrati, ndërsa policia ka zgjeruar territorin e kërkimeve duke arritur deri në Memaliaj, origjinën e efektivit./ Versus.al

6 MUAJ ME PARE

Plagosja te Komuna e Parisit, zonat ku policia po kërkon për efektivin Erion Goxhara

Zbardhet dëshmia e Erjon Goxharaj në polici/ Sherri mes çiftit

Policia po vijon ende kërkimet për kapjen e autorit të ngjarjes së rëndë të ndodhur mesditën e të hënës në Tiranë, ku efektivi i policisë Erion Goxhara plagosi me 6 plumba shtetasin Lorenc Kosta, pasi mësoi për marrëdhënien e tij të fshehtë me të shoqen e tij.

Si fillim kërkimet për kapjen e efektivit nisën nga zona e Dajtit ku u nis menjëherë pas krimit, por më pas u shtrinë më gjerë.

Tashmë kërkimet kanë nisur edhe në banesat e të afërmve, po ashtu edhe jashtë Tiranës, duke arritur deri në Memaliaj, lidhur kjo me origjinën e tij.

Po ashtu policia vijon negociatat me familjarë të efektivit që ta bindin të vetëdorëzohet, ndonëse ai është shprehur më parë se më mirë pranon të vdesë sesa të kalbej në burg.

Ditën e ngjarjes efektivi ka shkuar te rrethrrotullimi i Shkozës ka marrë djalin e tij dhe kanë hipur në taksi, kanë shkuar deri në zonën e Freskut.

Kur Goxhara ka dy policë civilë që e identifikuan, ka zbritur dhe është arratisur me vrap i vetëm./ Versus.al

6 MUAJ ME PARE

Gruaja qëlloi veten me grushte/ Çfarë ndodhi mes çiftit para se efektivi  i policisë të plagoste inxhinierin e ERE

Zbardhet dëshmia e Erjon Goxharaj në polici/ Sherri mes çiftit

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e dy ditëve më parë tek ‘Komuna e Parisit’ në kryeqytet ku efektivi i policisë Erion Goxhara plagosin inxhinierin Lorenc Kosta.

Nga materiali hetimor i Policisë së Tiranës evidentohet një takim mes efektivit të Policisë, bashkëshortes së tij dhe nipit të policit shtetasit L.B.

Në dosje shkruhet se në momentin kur ka përfunduar ky takim, bashkëshortja e Goxharas ka goditur veten me grushte, ndërsa kjo e fundit nuk pranonte të kërkonte falje,shkruan Shqiptarja.com

Në deklarimet e dhëna para Oficerëve të Policisë Gjyqësore në prezencë të psikologut, djali i mitur i çiftit bashkëshortor, konfirmon konfliktet mes prindërve të tij që nga mesi i korrikut, kohë kur sipas tij, e ëma pranon dyshimet e Goxharës për lidhjen jashtë martesore me Kostën, për të cilën thotë se ka ndodhur vetëm një herë.

Polici i ka kërkuar të shoqes që të kërkonte ndjesë, por që kjo e fundit nuk ka pranuar. Të njëjtën ditë, Goxhara pasi përfundon këtë bisedë, zhvendoset pranë lagjes ku jetonte, ku edhe ndodhi ngjarja, ndërsa në të njëjtën lagje jetonte edhe Lorenc Kosta.

Prokuroria referon se efektivi e ka mbajtur në vëzhgim shënjestrën e tij dhe deri në këtë fazë hetimi, ka dyshime se nuk ka patur qëllim ta vrasë. Pas veprimit, ku zbret nga makina dhe qëllin disa herë Kostën, telefonon djalin ku e pret te rreth-rrotullimi i Shkozës. Policia e lokalizon, arrin të kapë djalin e mitur por jo autorin e ngjarjes i cili ndodhet ende në arrati.

 

6 MUAJ ME PARE

Takoi të atin menjëherë pas plagosjes së inxhinierit të ERE, dëshmon i biri: Isha i revoltuar, e pyeta pse e bëri

Zbardhet dëshmia e Erjon Goxharaj në polici/ Sherri mes çiftit
Foto montazh: Erjon Goxhara, vendi ku ndodhi plagosja, Lorenc Kosta

Dëshmia e djalit të Erion Goxharas ka zbardhur me detaje lëvizjet e efektivit të policisë pasi qëlloi Lorenc Kostën.

Në dëshminë e dhënë para hetuesve , djali është shprehur se është telefonaur nga babai i tij i cili i kishte thënë se ka plagosur Lorencin.

Të birit i ka kërkuar që të takohen te rrethi i Shkozës. Aty efektivi Goxhara ka mbërritur në këmbë, kanë marrë një taksi dhe janë nisur për në zonën e Freskut.

Sipas dëshmisë së djalit, sapo kanë mbërritur në zonën e Thesarit të Shtetit, kanë zbritur nga taksia dhe efektivi i ka thënë të birit ta ndiqte. Por në këtë moment, janë afruar dy punonjës policie civilë, të cilët ia kanë thirrur në emër efektivit Goxhara, por ky i fundit sipas dëshmisë së djalit, është larguar me vrap nëpër pallate duke thënë “më mirë vras veten sesa të kalbem në burg”.

“Rreth orës 14:35 më ka marrë në telefon babai im dhe më ka thënë se kishte plagosur Lorencin me armë. Unë e kam pyetur i revoltuar se përse e bëri. Pas kësaj telefonate më ka marrë sërish dhe më ka thënë që të dilja te rrethi i Shkozës pasi do të shkonim në zonën e Freskut. Unë kam dalë në vendin ku më tha ta prisja. Pasi babi ka ardhur te rrethi i Shkozës në këmbë, ne kemi marrë një taksi dhe jemi nisur për në zonën e Freskut.

Sapo kemi mbërritur te zona e Thesarit të Shtetit, kemi zbritur të dy nga taksia dhe shoferit të taksisë i tha të priste kurse mua më tha që ta ndiqja. Menjëherë në këtë moment sapo kemi zbritur na janë afruar 2 punonjës policie të veshur civil të cilët e kanë thirrur në emër babain tim dhe ai sapo i pa u largua me vrap mes pallateve duke u thënë këtyre personave që më mirë vras veten sesa të kalbem në burg” është shprehur i biri. 

 

Poll