Live Updates /

Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, pjesëmarrje e ulët! PD denoncim për presion të zgjedhësve në Mat! Në Tepelenë përdoret IA për numërim

*Ditën e sotme mbahen zgjedhjet e pjeshme në 5 bashki të vendit, Mat, Cërrik, Berat, Tepelenë dhe Vlorë. Në total në të gjitha këto bashki rezultojnë 334.539 mijë qytetarë me të drejtë vote. *Procesi nisi në orën 07:00 për t’u mbyllur në orën 18:00. Pati vonesa në disa qendra votimi në Tepelenë ku munguan komisionerët e PD. *Në garë janë 13 kandidatë, prej të cilëve 5 të PS dhe të tjerët të gjithë të pavarur. *Procesi është raportuar i qetë dhe pa incidente. I vetmi rast i denoncuar është ai i bashkisë Mat ku deputetja e PD, Denisa Vata pretendoi se punonjës të administratës publike po mbanin shënim votuesit dhe u bënin presion zgjedhësve. *Në Mat rezulton edhe pjesëmarrja më e lartë e votuesve. Ndërsa në total deri në orën 13:00 në të gjitha bashkitë raportohet që të kenë votuar 13% e votuesve.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Ditën e sotme mbahen zgjedhjet e pjeshme në 5 bashki të vendit, Mat, Cërrik, Berat, Tepelenë dhe Vlorë. Në total në të gjitha këto bashki rezultojnë 334.539 mijë qytetarë me të drejtë vote. *Procesi nisi në orën 07:00 për t’u mbyllur në orën 18:00. Pati vonesa në disa qendra votimi në Tepelenë ku munguan komisionerët e PD. *Në garë janë 13 kandidatë, prej të cilëve 5 të PS dhe të tjerët të gjithë të pavarur. *Procesi është raportuar i qetë dhe pa incidente. I vetmi rast i denoncuar është ai i bashkisë Mat ku deputetja e PD, Denisa Vata pretendoi se punonjës të administratës publike po mbanin shënim votuesit dhe u bënin presion zgjedhësve. *Në Mat rezulton edhe pjesëmarrja më e lartë e votuesve. Ndërsa në total deri në orën 13:00 në të gjitha bashkitë raportohet që të kenë votuar 13% e votuesve.

8 Postime
2 ORE ME PARE

Dalin shifrat e pjesëmarrjes për zgjedhjet në 5 bashki deri në orën 11:00, Mati kryeson listën

Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, pjesëmarrje e ulët! PD denoncim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e pjesëmarrjes në votimet për zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki deri në orën 11:00.

Sipas KQZ, deri në këtë orë kanë votuar 8.21% e zgjedhësve me të drejtë vote të regjistruar në sistem. Pjesëmarrja më e lartë regjistrohet në Mat ku deri më tani kanë votuar 19.20% të votuesve.

Konkretisht:

Bashkia Vlorë: 6,045 votues nga 119,374 të regjistruar → 5.07%

Bashkia Berat: 4,882 votues nga 58,798 të regjistruar → 8.31%

Bashkia Cërrik: 3,363 votues nga 29,014 të regjistruar → 11.59%

Bashkia Mat: 3,843 votues nga 20,007 të regjistruar → 19.20%

Bashkia Tepelenë: 1,197 votues nga 7,795 të regjistruar → 15.36%. Versus.al

3 ORE ME PARE

Me fëmijën me vete, voton kandidati i pavarur në Tepelenë: Qytetarët të votojnë masivisht

Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, pjesëmarrje e ulët! PD denoncim

Kandidati i pavarur për bashkinë e Tepelenës, Gabriel Guma u shfaq në qendrën e votimit për të votuar së bashku me bashkëshorten e tij dhe fëmijën e vogël.

Pasi votoi ai e përshkroi procesin si tepër të qetë krahasuar me herët e tjera kur ishin mbajtur votime ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të votonin masivisht.

“U bëj thirrje të gjithë të dalin të votojnë masivisht. Të bëjnë zgjedhjen e duhur. Jam shumë i lumtur që zgjedhjet këtë herë janë demokratike. Vonesa ka pasur, por incidente jo”-u shpreh Guma i cili kandidon përballë ish-kreut të Gardës, Gramoz Sakos. Versus.al

3 ORE ME PARE

90 vjeçari në Vlorë që s’ka munguar në asnjë palë zgjedhje: S’ka kuptim po nuk votove

Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, pjesëmarrje e ulët! PD denoncim
I moshuari, Ismail Mahilaj, votues në Vlorë

Një i moshuar 90 vjeçar ka Novosela është paraqitur sot për të votuar në qendrën përkatëse të votimit në kuadër të zgjedhjeve për bashkinë e Vlorës. Duke e konsideruar si detyrim që duhet përmbushur, 90 vjeçari Ismail Mahilaj shprehet se duhet që të gjithë të votojnë në mënyrë që shteti të funksionojë.

“Jam 90-vjeç. Kam votuar gjithmonë, jam korrekt. S’ka kuptim po nuk votove. Shteti funksionon duke votuar”, tha i moshuari, Ismail Mahilaj.

Deri më tani procesi i votimit në Vlorë paraqitet i qetë dhe pa incidente. Versus.al

3 ORE ME PARE

Numërim me Inteligjencë Artificiale në Tepelenë, Celibashi zbulon si do funksionojë: Kamera në çdo tavolinë

Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, pjesëmarrje e ulët! PD denoncim

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka shpjeguar sesi do të funksionojë sot numërimi i votave me Inteligjencën Artificiale në Tepelenë, gjë që aplikohet për të parën herë.

Ai tha se ky sistem i përgatitur prej tyre do të shfaqë rezultatin në KQZ në kohë reale.

“Në çdo tavolinë kemi të instaluar kamera që regjistrojnë procesin e numërimit të fletëve, fletët vendosen mbi tavolinë, filmohen. Ajo çfarë kemi bërë ne dhe ku e përdorim, ëhstë që të gjitha këto filmime, nëpërmjet një programi kompjuterik me IA do të bëjë leximin automatik, sistemit kamera, të fletës së votimit. Do ta kuptojë ky sistem duke përdor Ai se për kë është votuar dhe rezultati vjen automatikisht në KQZ, pa pritur që të bëhet tabulimi i rezultatit nga anëtarët e grupit të të numërimit. Çdo fletë votimi vjen dhe transmetohet në KQZ. Jo shumë janë të familjarizuar me IA, se çfarë domethënie ka dhe se si funksionon, jo vetëm për vlerësimin e fletëve, por edhe për aspekte të tjera të përdorimit të saj. Është një program i cili të lehtëson për aspekte të ndryshme, në rastin tonë për procesin e numërimit të fletëve të votimit”, tha Celibashi. Versus.al

3 ORE ME PARE

''Punonjës të administratës mbajnë shënim votuesit'', deputetja e PD në Mat: U bëhet presion qytetarëve

Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, pjesëmarrje e ulët! PD denoncim

Deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shprehet se votuesit në Mat po intimidohen nga punonjës të administratës të cilët mbajnë shënim personat që paraqiten për të votuar.

Ajo i bëri thirrje policisë dhe SPAK-ut të ndërhyjë për të mos lejuar presionin ndaj qytetarëve.

“Jam te gjimnazi 28 nëntori, këtu përballë ndodhet një kafe, ku janë drejtorë të administratës shtetërore, punonjës që mbajnë shënime pranë qendrës së votimit dhe numërojnë të gjithë njerëzit që futen dhe dalin nga qendra e votimit, i bëj thirrje prokurorisë së qarkut Dibër dhe SPAK të marrin masa të mos infitmdojnë qytetarët, edhe mbrëmë kemi bërë thirrje, ku e kam paralajmëruar këtë sipas informacioneve që vinin nga PS. Po e bëj publike sepse është e pamundur të çash me policinë, me strukturat e tjera që merren me këto punë, këta persona këtu nuk duhet të lejohen’’- shprehet ligjvënësja në videon e publikuar në rrjetin e saj social.

Kjo nuk është hera e parë që PD raporton persona që patronazhojnë votuesit, pasi e njëjta situatë është përsëritur edhe në zgjedhjet e 11 majit në disa zona. Versus.al

3 ORE ME PARE

Zgjedhjet e pjesshme, Celibashi zbulon në cilën bashki ka pjesëmarrje më të lartë: Të rinjtë, votues të paktë

Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, pjesëmarrje e ulët! PD denoncim

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dalë në një konferencë për mediat për të dhënë informacion mbi ecurinë e procesit zgjedhor në 5 bashki deri në orën 09:00. Pjesëmarrja deri më tani paraqitet e ulët, ndërsa bashkia me pjesëmarrjen më të madhe është ajo e Matit ku deri më tani kanë votuar 6% e personave me të drejtë vote.

‘’Ajo çfarë vlen të theksohet është se nuk kemi patur asnjë problem me përdorimin e pajisjeve PEI. Sa i përket pjesëmarrjes, është 2.42% pjesëmarrja në total në të gjitha bashkitë. 1.49% në Vlorë, 2.57% në Berat, 3.36% në Cërrik, 6 % në Mat dhe 4.73% në Tepelenë.

Në këto zgjedhje duke bërë disa përmirësime në procesin e transmetimit të të dhënave, kemi mundësi të marrim informacion në kohë reale mbi përqindjen e pjesëmarrjes sipas grupmoshave. Në Vlorë, grupmosha mbi 65 vjeç janë 2.91% e pjesëmarrësve nga totali i atyre që kanë marrë pjesë deri më tani. Pjesëmarrja për moshat e reja paraqitet mjaft e ulët’’- u shpreh Celibashi.

Ndërsa përsëriti se në bashkinë e Tepelenës, numërimi do të bëhet me anë të Inteligjencës Artificiale.

‘’Do të aplikojmë numërimin e fletëve të votimit me Inteligjencën Artrificiale dhe ky informacion do jetë publik në kohë reale në faqen e internetit të KQZ’’- shtoi kryekomisioneri. Versus.al

 

6 ORE ME PARE

Zgjedhjet në Tepelenë, vonesa në nisjen e votimit! Komisionerët e PD mungojnë në disa qendra

Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, pjesëmarrje e ulët! PD denoncim

Në disa qendra votimi të bashkisë Tepelenë, procesi i votimit nuk nisi në orën 07:00 siç pritej pasi raportohet se mungojnë komisionerët e Partisë Demokratike. 

Janë në total 21 Qendra Votimi dhe rreth 12 mijë qytetarë me të drejtë vote. PD mbështet kandidatin e pavarur, të riun Gabriel Guma. Ndërsa PS mbështet ish-kreun e Gardës, Gramoz Sakon i cili pretendon të pasojë Tërmet Peçin i cili u dorëhoq pasi u zgjodh deputet i PS. 

Që prej vitit 2011, Tepelena drejtohej nga Tërmet Peçi dhe e vetmja fitore e PD në këtë ka qenë në vitin 2007 me kandidatin Sevo Miçi.

Historiku i zgjedhjeve në Tepelenë
2007-2011          Sevo Miçi             PD ( e vetmja fitore)
2011-2015          Tërmet Peçi         PS
2015-2019          Tërmet Peçi         PS
2019-2023          Tërmet Peçi         PS
2023                   Tërmet Peçi        PS. Versus.al

6 ORE ME PARE

Mbahen sot zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 330 mijë qytetarë me të drejtë vote zgjedhin mes 13 kandidatëve

Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, pjesëmarrje e ulët! PD denoncim
Nga ora 07:00 ka nisur votimi në 5 bashkitë e vendit ku mbahen zgjedhjet e pjesshme. Plot 334.539 mijë qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin kryebashkiakët e rinj në Vlorë, Berat, Cërrik, Mat e Tepelenë ku garojnë 13 kandidatë. 

Votimi në 473 qendrat përkatëse do të jetë i hapur deri në orën 18:00. Ndërsa për të garantuar mbarëvajtjen e procesit janë angazhuar 612 policë. Në Vlorë, numri i qytetarëve me të drejtë vote është afro 172 mijë, në Berat mbi 82 mijë, në Cërrik afro 39 mijë, në Mat 29 mijë ndërsa në Tepelenë, 12 mijë.

Kjo është një ndër fushatat zgjedhore me më së paku aktivitete dhe takime. Asnjëri prej drejtuesve kryesorë të partive nuk ka organizuar mitingje, ndërsa PD vendosi të mbështeste kandidatura të pavarura. 

Socialistët kanë pretenduar më herët se do fitojnë me rezultat të thellë në të gjitha bashkitë ku sot ka zgjedhje. 

E vetmja risi në këto zgjedhje të parakohshme është sistemi i testimit në Tepelenë me numërim nëpërmjet inteligjencës artificiale në mënyrë që në fund ky rezultat të ballafaqohet me atë të numërursve. Versus.al

Poll