MAGAZINË /

45 minutat e para, Shqipëria dominon Gjeorgjinë, mungon vetëm goli

Shkruar nga Versus

45 minutat e para, Shqipëria dominon Gjeorgjinë, mungon vetëm

Kanë përfunduar 45 minutat e para të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë per National League dhe rezultati mbetet i barabartë 0-0.

Shqipëria ka dominuar në këto minuta duke pasur raste të pastra. Gjeorgjianët kishin disa minuta të mira në fund të pjesës së parë.

Ajo që vihet re është forma e jashtëzakonshme e majtoshit Arbër Hoxha, i cili po dhuron spektakël në fushë.  

Triblimet dehëse të tij po e bëjnë të pakapshëm për mbrojtësit gjeorgjianë, të cilët të vetmen mënyrë për të mos e lënë të hyjë në zonë dhe të bëhet edhe më i rrezikshëm janë faullat.

Minutë pas minute:

46’- Ismajli bën ndërhyrje vendimtare, duke dërguar topin në goditje këndi, pas një aksioni të rrezikshëm nga e majta.

45’- Akordohet 1 minutë shtesë!

43’- Chakvetadze gjuan nga jashtë zone, devijon Asllani në goditje këndi.

37’- Tjetër tentativë nga jashtë zone për Shqipërinë. Hoxha provon me një gjuajtje të fortë, topi shkon ngjitur me shtyllën.

36’- Top  i shkëlqyer i Asllanit për Manajn në zonë, sulmuesi nuk  e shfrytëzon si duhet aksionin.

35’- Lëvizje e bukur e Asanit nga e djathta, Mamardashvili ndal rrezikun.

34’- Chakvetadze kalon Asanin dhe Hysajn, kroson në zonë, por largon Mitaj me kokë.

32’- Krosim i Asllanit për Manajn, por topi është i paarritshëm për sulmuesin e Shqipërisë.

30’- Asllani gjuan nga jashtë zone, topi ka forcë, por jo saktësi, teksa shkon mbi traun e portës.

27’- Goditje e fortë nga Mikautzde në hyrje të zonës, topi shkon jashtë.

25’– Shpëton me fat porta e Shqipërisë. Kiteishvilli shkëputet nga e djathta dhe pason në zonë. Kvaratskhelia nuk arrin ta devijojë, për ta dërguar në rrjetë.

23’- Presion i lartë i Shqipërisë, që bën presing të madh, për të rrëmbyer topin afër zonës së gjeorgjianëve.

20’- Krosim i Asllanit për Ismajlin në zonë. Provon mbrojtësi, por portieri Mamardashvili, është më i shpejtë dhe zotëron topin.

15’- Moment i vështirë për Shqipërinë. Gjeorgjianët, provojnë me një gjuajtje nga jashtë zone nga  Kiteishvili, por shkon mbi portën e Strakoshës.

12’- Gjuajtja e parë nga Shqipëria. Arbër Hoxha tenton nga jashtë zonë, por topi shkon mbi traun e portës.

9’- Arbër Hoxha lëviz bukur nga e majta dhe kroson në zonë, por largohet nga mbrojtja gjeorgjiane.

7’- Kroson Kvaratskhelia nga e majta, largon Asllani me kokë.

5’- Vendimtar Marash Kumbullës, i cili largon një top të rrezikshëm në zonë.

3’- Krosim i rrezikshëm nga Hysaj në zonë, Manaj nuk e shfrytëzon si duhet. Minuta të mira për Shqipërinë.

2’- Gjeorgjianët e nisin në sulm. Kumbulla ndal një aksion të rrezikshëm të Kvaratskhelia. 

Poll