MAGAZINË /

A do ta rinovojnë kontratën? Sylvinho: Unë jam pjesë e juaj. Punojmë së bashku

Ai u shpreh se ishte një eksperiencë e mirë për këto dhe se suporti ishte I pabesueshëm.

Shkruar nga B.SH
A  do ta rinovojnë kontratën? Sylvinho: Unë jam pjesë e
Sylvinho duke folur para gazetarëve në aeroportin Rinas

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në aeroportin e Rinasit pasi u eliminua nga EURO2024.

Sapo mbërriti në Rinas, trajneri  Silvinjo foli për mediat.

Ai u shpreh se ishte një eksperiencë e mirë për këto dhe se suporti ishte i pabesueshëm.

I pyetur nga gazetarët nëse do ti rinovohet kontrata, Silvinjo u përgjigj se është pjesë e kësaj pune dhe se punojnë së bashku. 

Sylvinho: Jam shumë mirë. Ishte eksperiencë e mirë për këdo. Turne i jashtëzakonshëm. Ishte e vështirë për ne. E kam thënë, të gjithë lojtarët të gjihë, federata, kur vjen në ndeshjen sheh njerëz të të suportojnë ishte e jashtëzakonshme. E kupton kur je për herë të dytë në këtë turne. Nuk është e lehtë. 

Të hysh në fushë dhe të luash ndaj një Italie të fortë, Kroacie të fortë, Spanjë të fortë. Për gjithë vendin dhe lojtarët me këta të rinj, kanë fituar mjaft eksperiencë në këtë turne. Eksperiencë e bukur.

Ishte pozitive. Kemi marrë shumë. Kemi rrugë të gjatë, por duhet të jemi të ndershëm jemi krenar për të gjithë lojtarët. Kemi lojtarë të rinj. Përfaqësuan mjaft mirë vendin. Fituan eksperiencë. Jemi në rrugën e duhur.

A do të jeni më pjesë?

Silvinjo: Unë jam pjesë e juaja. jam i lumtur në një vit e ca kemi bërë punë të madhe. Punojmë bashkë. Federata e kupton. Faleminderit të gjithë lojtarëve. Mbështetja ishte e pabesueshme. . Kishte më shumë shqiptarë se sa gjermanë në Gjermani.

 

Poll