
Thashethemet që po qarkullojnë së fundmi në mediat sociale në lidhje me yllin e muzikës, hip hop por jo vetëm, Beyonce pretendojnë se këngëtarja ka humbur brenda natës 4 milionë ndjekës.
Thashethemet të cilat u bënë virale në rrjetin social X, sugjerojnë se kjo rënie është si rezultat i lidhjes së bashkëshorit të saj Jay-Z me problemet ligjore të reperit Sean Diddy Comb i cili aktualisht ndodhet në burg pasi akuzohet për sulm seksual.
Shumë njerëz mendojnë se Beyonce ka luajtur një rol në mbajtjen e sekreteve të P Diddy.
Megjithatë këto pretendime janë provuar se janë të rreme.
Sipas Social Blade, një faqe interneti që gjurmon analitikën e mediave sociale, numri i ndjekësve të Beyoncé ka rënë gradualisht që nga marsi 2024, jo brenda natës siç sugjerojnë thashethemet.
Në fakt, më 27 shtator, Beyoncé fitoi 56,151 ndjekës, në kundërshtim me raportimet për një rënie të papritur prej katër milionë.
Një përdorues i X fillimisht nxiti thashethemet me një postim në Tëitter duke pretenduar, se "Beyoncé e ka gjetur veten në qendër të një polemike të madhe ditët e fundit pas një humbje masive të ndjekësve", duke e lidhur atë me skandalin Diddy.
Sidoqoftë, një Shënim i Komunitetit në X sqaroi se numri i ndjekësve të Beyoncé ka qenë në mënyrë të qëndrueshme në 316 milionë që nga gushti./Versus.al







