MAGAZINË /

“Ajo tha po” / Erjola Doçi merr propozimin nga "akademiku" sekret për martesë

Moderatorja, njëherësh ish-lojtare në Big Brother, pas befasisë, ka vënë menjëherë unazën në gisht, duke e treguar gjithë kënaqësi. Reng apo e vërtetë?! Shikojmë në ditët në vijim 

Shkruar nga Versus

“Ajo tha po” / Erjola Doçi merr propozimin nga

Me nisjen e sezonit të ri të “E Diell” sot në Top Channel, një nga risitë ishte edhe formati më i ri televiziv “Pa Filtra”, ku si qëllim ka njerëzit e thjeshtë por me ëndrra të mëdha e histori frymëzuese apo komike.

Një nga konkurrentët, Aldo pas imitimeve që bëri në studio dhe komenteve që mori, në fund nxori unazën duke bërë një gjest tepër romantik. Sipas tij, propozimi për Erjolën vinte nga një shok, por që e kishte të pamundur të dilte në ekran.

Sipas Aldos, propozuesi i fshehtë ishte "akadamik", djalë shumë i mirë që e kishte fiksim Erjolën dhe të dy mund të takoheshin pas emisionit. 

Moderatorja, njëherësh ish-lojtare në Big Brother, pas befasisë, ka vënë menjëherë unazën në gisht, duke e treguar gjithë kënaqësi. Reng apo e vërtetë?! Shikojmë në ditët në vijim, se çfarë nuk po dëgjojmë nga ish-lojtarët e BBVA për të promovuar programet e tyre...  

Poll