MAGAZINË /

Armend Rexhepagiq flet për herë të parë për vendimin e tij për t'u mos u bërë baba: S’kam pasur dëshirë…

Rexhepagiq ka rëfyer se nuk ka pasur kurrë dëshirë që të ketë fëmijë, ashtu si bashkëshortja e tij.

Shkruar nga Versus
Armend Rexhepagiq flet për herë të parë për vendimin e
Armanda Rexhepagiq

Ata prej 41 vitesh po shijojnë dashurinë e tyre së bashku dhe janë një ndër emrat më të njohur të muzikës shqiptare.

Dhe e kemi fjalën për Armand Rexhepagiq dhe bashkëshorten e tij Aida Baraku.

Por në një intervistë së fundmi Rexhepagiq ka rrëfyer se nuk ka pasur kurrë dëshirë që të ketë fëmijë, ashtu si bashkëshortja e tij.

“Jo, kurrë nuk kam pasur dëshirë që të kem fëmijë”, tha Armend Rexhepagiqi.

I pyetur në lidhje me arsyen, Armend Rexhepagiqi u shpreh se “kënaqem me fëmijët e tjerë, i dua shumë, kam njerëz në familje që kan fëmijë të vegjël, por me veten nuk e kam ndier shumë”.

“Sepse nuk e kam pasur dhe nëse filloj ta shtjelloj, më duket se filloj të arsyetoj dhe justifikohem prandaj mendoj thjesht që mjafton vetëm që nuk ka ekzistuar dëshira as nga ana ime, as nga ana e bashkëshortes që të kemi fëmijë dhe ndoshta në shoqërinë tonë kjo është temë tabu, jam i sigurt për këtë, por ka qenë vendimi ynë i dyanshëm të cilin e kemi ndier dhe e kemi respektuar vendimin që kemi pasur.

Sot nuk jam bërë pishman, jo sepse dua të pohoj që kam bërë, përkundrazi, kënaqem me fëmijët e tjerë, i dua shumë, kam njerëz në familje të cilët i kam shumë të afërt me të cilët kam fëmijë të vegjël ose krijoj raporte mirë, por me veten nuk e kam ndier shumë dhe unë mendoj që kjo është një e drejtë e njerëzve që të ndiejnë dhe mendoj se kjo është e rëndësishme edhe te femrat se në njëfarë mënyre automatike kuptohet që çdo femër duhet të ketë instikt amënor dhe ndoshta edhe mashkulli atë të babait, nuk është kështu.

Unë të paktën e njoh veten, e kam ndier këtë dhe nuk jam handikap, nuk kam nevojë të justifikohem dhe në shoqërinë tonë nuk kam folur, i kam lënë njerëzit të kuptojnë çfarë të duan sepse nuk më ka lënduar fakti që nuk kam fëmijë”, është shprehur Rexhepagiq për programin Canape” në T7./Versus.al

 

Poll