Europiani i jashtëzakonshëm që Shqipëria luajti, e aftë për t'u bërë ballë tre superfuqive të futbollit me të cilat është përballur dhe madje barazoi me Kroacinë, ka bërë që disa futbollistë të skuadrës ballkanike të jenë në shënjestër të skuadrave të ndryshme.
Por jo vetëm.
Interes të veçantë disa skuadra kanë shfaqur edhe për trajnerin e Shqipërisë, Sylvinho. Në parim, braziliani do të vazhdonte deri në Botërorin e ardhshëm 2026, por realiteti është se në fund të qershorit ende nuk është nënshkruar një kontratë e re dhe se pasi pa punën e tij të dukshme me ‘Shqiponjat’, Sylvinho ka ngjallur interes nga disa klube evropiane.
Presidenti i Federatës Shqiptare, Armand Duka, siguroi pak ditë më parë se nuk do të ketë probleme për vazhdimin e kontratës së trajnerit edhe për dy vite.
Dhe vetë Sylvinho ka dashur të qetësojë disi fansat pasi mbërriti në Tiranë këtë të martë: “Unë jam pjesë e projektit. Jam shumë i kënaqur me këtë vit e gjysmë që kam punuar”.
Por duket qartë se në javët në vijim do të vijojnë ofertat për një trajner që ashtu si ekipi i tij ka dalë plotësisht në vitrinë gjatë këtij Europiani.
Pasi vari këpucët si mbrojtës i majtë te Manchester City, braziliani 50-vjeçari filloi rrugëtimin e tij si trajner si ndihmës i bashkatdhetarit të tij Tite, të cilin e shoqëroi në Cruzeiro, Corinthians dhe kombëtaren e Brazilit. Më vonë ai punoi me Roberto Mancinin tek Interi dhe në 2019 bëri debutimin e tij si trajner, në Olympique Lyon.
Menjëherë pas fillimit të fushatës ai u shkarkua. Pasi mori drejtimin e Corinthians ai pati fat më të mirë, sepse arriti të kualifikohej për kupën Libertadores.
Më 2 janar të vitit të kaluar, Sylvinho u bë trajner i Shqipërisë me synimin për kualifikimin e saj në këtë kampionat europian. E arritën duke befasuar këdo, pasi u kualifikuan të parët në grup ku bënin pjesë Çekia dhe Polonia.







