MAGAZINË /

Bajrami, lojtari i golave të shpejtë, shënon në Europa League pas 55 sekondash

Pas shënimit të golit, Bajrami festoi duke bërë me duar shqiponjën.

Shkruar nga Versus

Bajrami, lojtari i golave të shpejtë, shënon në Europa

Mbrëmjen e djeshme u zhvilluan disa ndeshje në kompeticionin e Europa League, mes të cilave edhe skuadra e Rangers ku luan sulmuesi shqiptar Nedim Bajrami i cili vendosi një rekord të ri në këtë kompeticion.

Me të nisur ndeshja përballë Malmos në Suedi, Bajramit iu deshën vetëm 55 sekonda të shënonte golin e parë të takimit që u mbyll me rezultatin 0-2. Rekordi nuk ishte arritur që prej vitit 1998 kur i fundit që shënoi për 1 minutë, ishte Genaro Gatuso.

Bajrami vendosi rekord edhe në kampionatin europian duke shënuar golin më të shpejtë në histori për vetëm 21 sekonda përballë Italisë. Versus.al

Poll