MAGAZINË /

Dalin në shitje, ja sa do të kushtojnë biletat për dy ndeshjet e nëntorit të kombëtares që do të luhen në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit të Grupit B1 në UEFA Nations League në muajin nëntor, ndaj Çekisë, 16 nëntor, ora 20:45 dhe Ukrainës, 19 nëntor, ora 20:45.

Shkruar nga Versus

Dalin në shitje, ja sa do të kushtojnë biletat për dy

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit të Grupit B1 në UEFA Nations League në muajin nëntor, ndaj Çekisë, 16 nënShqipëri – Çeki tor, ora 20:45 dhe Ukrainës, 19 nëntor, ora 20:45.

Që të dyja këto përballje do të luhen në stadiumin kuqezi “Air Albania” dhe Federata e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga sot do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre për të dy takimet në ebileta.al.

Biletat pritet të nisin nga 1500 lekë, deri në 25 mijë lekë të reja, kjo sipas sektorëve të ndarë në stadium.

FSHF nënvizon se biletat do të shiten vetëm ONLINE në këtë link dhe çdo faqe tjetër është e paautorizuar për të shitur bileta.

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.

Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.

Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)

Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë.

Poll