
Marrëdhënia mes Eglit dhe Gjestit është një nga situatat më të komentuara aktualisht të BBV, ndërsa përfshirja e Rizartës së fundmi, ka shtuar edhe më shumë debatet mes tyre, por edhe mes Eglit dhe Rizartës.
Lidhur me gjithë këto situata ka reaguar Dea Mishel, e cila ka shprehur qëndrimin e saj për gjithë këtë marrëdhënie, si dhe një mesazh për vajzat jashtë.
Dea inkurajon vajzat që shohin BBV që të mos joshen nga fama e paratë në raport me djemtë, ndërsa nuk bie dakord me qëndrimin e asnjë prej dy vajzave.
Ndërsa në një postim tjetër Dea Mishel shkruan me nota humori se Vëllai i Madh duhet të përgatit një krevat ku mund të flejnë të tre së bashku: Gjesti, Egli Dhe Rizarta./Versus.al







