Banorët e Big Brother VIP 4 nuk kanë ngurruar të krijojnë situata tensione në shtëpi, teksa protagoniste kanë qenë këngëtarja Rozana Radi dhe moderatorja Gerta Gixhari.
Një përplasje ndodhi mes tyre për shkak të diskutimit nëse ato të dyja njiheshin apo jo realisht nga jashtë.
Rozana këmbëngulte që nuk e njeh Gertën nga jeta e saj jashtë shtëpisë së BBV, por kjo e fundit e mohon një gjë të tillë, duke pretenduar se këngëtarja i njeh asaj çdo sfidë që ka kaluar në jetë.
Këngëtarja e pyeti moderatoren se sa herë kanë dalë ato së bashku teksa ndodheshin jashtë shtëpisë së BBV, ndërsa ajo u përgjigj se kanë frekuentuar shoqërinë e njëra tjetrës një herë në kafe dhe janë takuar së bashku në evente të ndryshme për shkak të profesioneve që kanë.
Gerta: Rozë, ti më di shumë mirë mua jashtë.
Rozana: Sa herë kemi dalë ne të dyja jashtë? Kemi pirë ndonjëherë kafe?
Gerta: S’ka rëndësi! Edhe unë e njoh jetën tënde jashtë. Kemi pirë një kafe një herë, te Liqeni i Thatë.
Rozana: Nuk e mbaj mend.
Gerta: Edhe në evente jemi takuar.
Rozana: Po në evente me një si je, si kalove? Gerta, nuk kam pyetur për jetën tënde unë, çfarë jete ke bërë ti.
Gerta: S’ke pyetur, por e di që e di! Nuk më vjen mirë që thua ty nuk të njoh fare
Rozana: Po s’të njoh moj motër.
Rozana: Zemër, s’ kam ndarë krevatin me ty o shpirt. Di vetëm që je motra e Olta Goxharit! Për mua ekziston vetëm Olta Gixhari!’
Gerta: Duke e ditur që ajo po gënjen…







