Mbrëmë Vëllai i Madh u ka dhënë një sfidë të re banorëve të shtëpisë së ‘Big Brother VIP 4’. Ata kishin si detyrë të zgjidhnin dy mbretëresha, të cilat do të mbanin në kokë një kurorë.
Pasi banorët zgjodhën Egli dhe Loredanën si mbretëresha, ato të dyja duhej që të krijonin skuadrën e tyre.
Egli: Amber, Bernard, Petro, Olsi, G-Bani, Aldo, Jozi, Laerti
Loredana: Danja, Klajdi, Arsida, Livia, Valbona, Rozana, Gerta
Pasi u ndanë në grupe, secili prej tyre duhej që të kujdeseshin për kurorën, që t’a mbajë mbretëresha përkatëse. Me tu ndarë në grupe, ata nisën planet se si mund të bënin të tyren kurorën e kundërshtarit.
Në një moment teksa Valbona, Gramosi, Egli dhe Olsi ndodheshin në dhomën e grimit, ata po flisnin për lojën.
Olsi ishte ulur aty ku lahet koka dhe pranë tij ishte Valbona që i hidhte ujë. Pasi mbaroi punë, ajo i thoshte që të çohej pasi do lante ajo kokën. Në fakt nuk ishte ky qëllimi i saj, por ajo donte që t’i merrte kurorën Olsit.
Egli thërret anëtarët e grupit të saj, pasi një ‘ushtar’ po keqtrajtohej. Aty erdhi Livia, e cila i tha Valbonës që të largohet pasi kujdesej ajo për të.
Në dhomën e grimit vjen pastaj G-Bani, e cila pyeti Eglin nëse e prekën me duar, por Egli tha ‘jo, nuk ka shanse’.







