
Andeta Radi, motra e këngëtares së njohur Rozana Radi e cila është një prej banoreve të këtij edicioni në Big Brother VIP4 ka folur lidhur me përballjen që e motra pati me gazetaren Gerta Gixhari lidhur me “mëmësinë”.
Nëpërmjet një lidhje telefonike për “Fan Club”, Andeta tha se me fjalinë që Gerta përdori duke u shprehur “unë kam atë që s’e ke ti”, ka lënduar motrën e saj Rozanën për të cilën zbuloi se prej vitesh është munduar të sjellë në jetë një fëmijë.
“Historia e Rozit është disa vjeçare, unë nuk dua ta tregoj këtu se do thoni viktimizohet familjarisht. U hap në mënyrën më të keqe të mundshme dhe u diskutua në një mënyrë që nuk do të doja të diskutohej. Nëse me Jozin ishte diçka e thënë, për të cilën Rozi s’ka pse reagon keq se nuk preket, me Gertën, ka pas një histori disa vjeçare që e ka kaluar mbi shpatulla”, tha motra e Rozanës mes të tjerash.
Pjesë nga debati në “Fan Club”:
Ronaldo: Nuk besoj se ka Gertë apo grua tjetër që nuk dëshiron që një grua të përjetojë emocionin e mëmësisë. Unë mendoj se është më e rëndë ajo që Jozi i tha Rozanës, se sa ajo që Gerta i tha Rozanës, madje e bëri nipçe. E ke ti nipçe
Andeta: Ajo tha unë nuk mendoj për këtu, por mendoj për njerëzit që ndodhen jashtë. Ndërsa, sa i përket Gertës, është një dramë e saj që e lëndon drejtpërdrejt. Nipçe nuk konsideroj askënd. Njerëz që Rozi mendon t’i falë, e di ajo kë të falë.
Ronaldo: Të dyja vajzat kanë gabuar në këtë histori. Rozana provokoi, pastaj pse duhet të kenë edukatë vetëm ato që kanë fëmijë.
Andeta: Unë nuk jam dakord që t’i përmendet mëmësia askujt.
Ronaldo: Gertës i janë përmendur fëmijët, motra, i kanë thënë zhulse
Andeta: Po, edhe Rozanës i është përmendur babai
Ronaldo: Kur në mes të Prime, u dha klipi ku Laerti tregonte këtë gjë të Rozanës, pse ajo nuk e tregoi njësoj këtë situate?
Andeta: Unë nuk e di nëse e kuptove, por Rozi nuk kuptoi asgjë nga klipi.
Heidi: Si e sheh ti lojën e Rozanës, kemi Amberin në studio që e konsideron personazh teatral
Andeta: Po, Amber, mund të më japësh tre arsye pse publiku e ka votuar Jozin?
Amber: Publiku do dhe të mirën dhe të keqen që t’i përballë bashkë, në këtë rast, e mira isha unë, e keqja Rozana.
Heidi: Si ka reaguar partneri i Rozanës, duke qenë se edhe ai preket nga ky debat?
Andeta: Janë biseda që mund t’i diskutoni me të. Duhet të jeni të sigurt se ata të dy mbështesin njëri-tjetrin në çdo moment. Versus.al







