
Nutricionistja dhe ish-banorja e BBVA2 Diola Dosti festoi përvjetorin e saj të lindjes dhe nuk kishte si të mungonte edhe urimi romantik nga partneri i saj, biznesmeni Erolld Belegu.
Dyshja njihet për pasionin që kanë ndaj udhëtimeve e për të festuar këtë ditë të shënuar, Diola dhe Erolld janë parë nga postimet në rrjetet sociale, se kanë udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në fotot e postuara Belegu shpreh dashurinë e tij për Diolën me fjalë nga më të bukurat, duke e cilësuar dietologen si një dhuratë të çmuar dhe arsyen e buzëqeshjes së tij.
“Gëzuar ditëlindjen, shpirt i bukur! Çdo moment me ty është një dhuratë e çmuar, dhe në këtë ditë të veçantë, dua që të ndihesh e rrethuar me gjithë dashurinë dhe lumturinë që e meriton. Ti je arsyeja e buzëqeshjes dhe qetësisë sime çdo ditë. Të dua dhe faleminderit”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se lidhja e Diola Dostit dhe Erolld Belegut bëri bujë në rrjete në momentin kur u bë publike, pasi mes çiftit ekziston një diferencë e madhe moshe prej 20 vitesh, mirëpo siç duket për to nuk ka asnjë lloj ndikimi për të vazhduar të lumtur marrëdhënien e tyre.
Të dy, si Dosti, ashtu dhe Belegu kanë fëmijë nga martesat e tyre të mëparshme.
/ Versus.al







