MAGAZINË /

Dikur pretendent për Topin e Artë, rënia drastike e Vinicius Jr këtë vit në renditje

Sulmuesi madrilen duket se e sheh veten ndryshe pas largimit të Ancelotit nga drejtimi i Realit.

Shkruar nga Versus

Dikur pretendent për Topin e Artë, rënia drastike e Vinicius Jr

Vetëm një vit më parë, Vinicius Junior ishte në kulmin e karrierës së tij. Braziliani, lojtari kryesor i Real Madridit fitues të La Ligës dhe Ligës së Kampionëve, shihej si favorit absolut për Topin e Artë 2024.

Madje, zhgënjimi ishte aq i madh kur çmimi iu dha Rodrit, saqë as ai e as klubi nuk morën pjesë në galanë e Parisit një gjest i fortë simbolik që tregonte se e ndjente se momenti i tij po i shpëtonte nga duart.

Një vit më vonë, realiteti është krejt ndryshe. Në edicionin e vitit 2025, Vinicius renditet vetëm i 16-ti, një rënie e ndjeshme që pasqyron formën e tij në fushë dhe pikën e kthesës në karrierë.

Nën drejtimin e Carlo Ancelottit, Vini dukej ishte i paprekshëm dhe qendra e projektit madrilen. Por ardhja e Xabi Alonsos ka sjellë ndryshim. Trajneri i ri e ka orientuar skuadrën drejt një strukture më kolektive, ku roli i brazilianit është i rëndësishëm, por jo më jetësor. Versus.al

Poll