MAGAZINË /

Do bëhet pjesë e “Big Brother”? Xheneta ju jep fund aludimeve: Bëni durim

Xheneta Fetahu ka bërë një reagim të parë pas daljes nga "Big Brother Vip Kosova" dhe pas thashethemeve që kanë qarkulluar për një mundësi për t’u bërë pjesë e edicionit të Big Brother Albania.

Shkruar nga Versus

Do bëhet pjesë e “Big Brother”? Xheneta ju jep fund

Xheneta Fetahu ka bërë një reagim të parë pas daljes nga "Big Brother Vip Kosova" dhe pas thashethemeve që kanë qarkulluar për një mundësi për t’u bërë pjesë e edicionit të Big Brother Albania.

Ajo ka shpërndarë një postim në Instagram, ku ka falënderuar fansat për mbështetje dhe ka ndarë emocionet e saj lidhur me këtë përvojë të veçantë. Xheneta ka thënë se ndihet shumë mirënjohëse për dashurinë që ka marrë gjatë qëndrimit të saj në Big Brother dhe ka kërkuar nga publiku që të kenë durim për t’u njohur me projektet e ardhshme të saj.

Në postimin e saj, ajo theksoi se kjo është vetëm fillimi dhe se është duke punuar për diçka më të madhe, duke iu referuar mundësisë së saj për të qenë pjesë e një tjetër reality show. Reagimi i Xhenetës ka ngritur më shumë pyetje dhe ka shtuar ende më shumë kuriozitet lidhur me të ardhmen e saj.

Do bëhet pjesë e “Big Brother”? Xheneta ju jep fund

“Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që më mbështetën gjatë gjithë kohës në Big Brother Kosova.E veçoj familjen time, shoqërinë time besnike dhe çdo individ që ka shprehur dashuri dhe kujdes për mua. Përkrahja juaj ka qenë një burim force dhe motivimi për të vazhduar Dua gjithashtu të kërkoj ndjesë që ende nuk kam qenë e gatshme për intervista.

Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashtë asaj shtepie qe me ndryshoi jeten. Të kuptoni që kjo periudhë është e rëndësishme për mua.

Për gazetarët, një apel për kujdes më të madh në përdorimin e fjalëve, sepse loja ka përfunduar dhe tani jam në jetën reale. Ju lutem, respektoni kufijtë dhe ruani integritetin e familjes sime, aman bile per ata te keni pak meshire kur e nxerni mllefin qe keni brenda.Faleminderit të gjithëve për mbështetje, mirëkuptim dhe dashuri! Tregoni edhe pak durim

E juaja Xheneta”.

Do bëhet pjesë e “Big Brother”? Xheneta ju jep fund

Gjesti dhe Xheneta kanë patur një histori dashurie në "Big Brother Vip Kosova". /Versus.al/

Poll