Ditë më parë mbesa e këngëtars Parashqevi Simaku, Ina Simaku hodhi akuza të forta ndaj aktorit Herion Mustafaraj.
Vajza e vëllait të Parashqevisë pretendoi se aktori ka hyrë pa leje në dhomën e hotelit ku po qëndron halla e saj duke bërë veprime dashakeqe.
Por së fundmi aktori ka publikuar një video në rrjete sociale teksa shihet duke biseduar në telefon me Parashqevinë.
‘Unë ta thashë zemra zemra Ilirit ti ja merr telefonin dhe i thua i thua dua të flas me Herionin. . Vivi dëgjo vëllain, mua mu hap icik punë te hoteli se dolën ca llafe që ishin të padëshiruara që s’kishin ndodhur, u shpikën dhe kam shumë probleme zemra më kupto Herionin, se unë dua të jem me ty çdo sekond, nuk e kam problem fare. Kam dashuri e dëshirë’ dëgjohet duke u shprehur ndër të tjera Mustafaraj./Versus.al
View this post on Instagram







