“Ti mos më kërko, të të them lamtumirë, e di o shpirt që të kam mërzit, e di shumë mirë”.
A thua kjo është “hakmarrja, pjata që po hahet e ftohtë” nga Xhensila Myrtezaj për tekstin e këngës së kënduar nga Bes Kallaku “nga mosmirënjohja unë ta ktheva shpinën, a do të mbash mëkatin a do të bësh viktimën”?
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku prej kohësh janë në qendër të vëmendjes së medias rozë dhe shumë shpesh çdo gjë e publikuar prej tyre “përkthehet” menjëherë si mesazh për ish-partnerin. Kjo për shkak se dyshja i kanë dhënë fund martesës disa vjeçare dhe tashmë janë në proces divorci.
Ditën e sotme Xhensila përmes një postimi në Instagram ka treguar se së shpejti do të lançojë projektin më të ri muzikor.
“Ti mos më kërko, të të them lamtumirë, e di o shpirt që të kam mërzit, e di shumë mirë”, është një pjesë nga teksti.
Nuk dihet nëse përmes tekstit Xhensila thumbon Bes Kallakun, por nuk ndodh për herë të parë që përmes teksteve të këngëve dërgohen “mesazhe”.
Ish-çifti janë prindër të 2 fëmijëve; vajzës Ajka dhe djalit disa muajsh, Amen.








