MAGAZINË /

E ëma e Shpat Kasapit flet mes dhimbjes për humbjen e të birit: Jam e lumtur që kam lindur një djalë që paska qenë i të gjithëve!

Nëna e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, Gjylimsere Kasapi, ka thyer heshtjen pas humbjes së tij të dhimbshme, duke dhënë një mesazh prekës që emocionoi të gjithë të pranishmit.

Shkruar nga Versus
E ëma e Shpat Kasapit flet mes dhimbjes për humbjen e të birit:
E ëma e këngëtarit dhe Shpat Kasapi

Nëna e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, Gjylimsere Kasapi, ka thyer heshtjen pas humbjes së tij të dhimbshme, duke dhënë një mesazh prekës që emocionoi të gjithë të pranishmit.

Ajo u shpreh me mirënjohje:

“Ju falënderoj për organizimin e këtij evenimenti në nder të humbjes më të madhe të jetës sime, të shpirtit dhe gjysmës sime, Shpatit.”

E prekur thellë, ajo shtoi:

“Ndoshta pyesni pse nuk kam fuqi të flas… Kam ligjëruar për 22 vite, por sot ndjej një emocion që nuk e kam përjetuar kurrë më parë. Këtë e kuptojnë të gjitha nënat që kanë humbur fëmijën e tyre.”

E ëma e artistit tha se dhimbja është e papërshkrueshme, por njëkohësisht ndjen krenari për djalin që rriti.

“Jam shumë krenare dhe e lumtur që pata lindur një djalë që nuk paska qenë vetëm i imi. Paska qenë i të gjithëve juve, e paskeni dashur të gjithë. Ju falënderoj nga zemra".


Ajo shtoi se në vitin e fundit Shpati nuk ka qenë i qetë, një shqetësim që e ka prekur gjithë familjen.

“Le të prehet në paqe, sepse këtë vit nuk ka qenë i qetë dhe kjo ishte një parandjenjë për të gjithë ne".

Mes lotëve dhe dhimbjes, ajo e përfundoi fjalimin me një lutje të fundit për të birin: “Le të prehet në paqe dhe në parajsë, në lulen e xhenetit". 

Poll