Zbulimi i një miu, me sa duket i dalë nga vakti i një pasagjeri, detyroi një avion të linjës SAS të ulej për një ndalesë të improvizuar. Avioni duhej të fluturonte nga Oslo në Malaga të mërkurën kur u zbulua brenjtësi në bord, duke e detyruar avionin të ndërpresë fluturimin e tij për t'u ulur me emergjencë në Kopenhagën.
"Në përputhje me procedurat tona, pati një shkëmbim avionësh për një inspektim" të avionit, tha për AFP zëdhënës i SAS në Norvegji. "Kjo është diçka që ndodh jashtëzakonisht rrallë," tha ai.
Humor i mirë i pasagjerëve
Incidenti nuk duket të ketë zbehur humorin e mirë të pasagjerëve.
"Besoje apo jo. Një zonjë pranë meje (...) hapi ushqimin e saj dhe një mi u hodh jashtë," shkroi një pasagjere, Jarle Børrestad, në faqen e tij në Facebook me një foto ku shfaqej duke buzëqeshur pranë dy grave të tjera, gjithashtu duke buzëqeshur.
Pasagjerët u dërguan në Malaga në një tjetër fluturim. "Ne kemi vendosur procedura për situata të tilla, të cilat përfshijnë gjithashtu një rishikim me furnizuesit tanë për të siguruar që kjo të mos ndodhë më," tha zëdhënësi i SAS. / Versus







