Këngëtarja e njohur Barbana Dini do të bëhet nënë për herë të dytë.
Lajmin e mirë e ka dhënë vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.
Pikerisht në festën e ditëlindjes së saj, ajo ka zbuluar dhe gjininë e bebit që po rritet brenda saj. Barbana dhe bashkëshorti i saj do të gëzohen pas pak muajsh përsëri me një vajzë.
Vetëm pak muaj më parë, Barbana, e cila është zhvendisur për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u bë nënë për herë të parë në shtator të vitit të kaluar dhe vajzën e pagëzoi me emrin Ergola, në kujtim të vëllait të saj të ndjerë Ergi Dini, këngëtarit me zërin e mrekullueshëm që humbi jetën në një aksident automobilistik.
View this post on Instagram
Kjo ditelindje ishte shume speciale per disa arsye! Kisha driten time te syve ne krahe Ergolen, motren time dhe tezen me te mire ne bote Arlinden, vajzen e tezes Kledien dhe shume miq e te aferm qe ndane me ne keto momente te paharrueshme…????❤️
Gjate kesaj kohe kam enderruar ti bej nje moter Ergoles time, nje shoqe per gjithe jeten e Zoti ma plotesoi deshiren. Une dhe Eli nuk mund te ndihemi me te bekuar se kaq!????
Faleminderit Zot per keto mrekulli…Mezi po te presim dashuri…❤️
Faleminderit gjysmes sime qe si gjithmone me surprizon per organizimin e kesaj feste ku zbuluam dhe gjinine e bebit…
Faleminderit miq e te aferm qe ishit te pranishem ne gezimin tone!❤️







