MAGAZINË /

‘E rrëmbyen shpëtimtarët’/ Aktori Herion Mustafaraj përballet me Parashqevi Simakun, pas akuzave në media

Shkruar nga Versus

‘E rrëmbyen shpëtimtarët’/ Aktori Herion Mustafaraj

Parashqevi Simaku vazhdon të jetë në qendër të mediave prej më shumë se 1 jave, ndërsa debatet vazhdojnë.

Por pas lajmeve të para, gjetjes së këngëtares së mirënjohur shqiptare, tani kanë nisur edhe akuzat nga njerëz të artit, ndaj njëri tjetrit.

Aktori Herion Mustafaraj i cili jeton e punon në Nju Jork pak ditë më parë, në një lidhje direkte me televizonet në Shqipëri, deklaroi se e kishte takuar Parashqevi Simakun dhe kishte biseduar për 5 orë, dhe në kohën kur kishte shkuar të merrte makinën kishin mbërritur ‘shpëtimtarët’, siç i cilëson ai, Elton Ilirjanin dhe grua tjetër shqiptare.

E Mustafaraj u akuzua nëpër media se e dinte ku ishte këngëtarja shqiptare dhe nuk kishte bërë asgjë.

‘E rrëmbyen shpëtimtarët’/ Aktori Herion Mustafaraj

Por sot ai është përballur me Parashqevi Simakun në hotelin ku punon në Nju Jork.

‘Zoti është i madh!

Ma solli Parashqevinë në hotelin ku unë punoj, për të pastruar emrin tim e të familjes time, rreth kësaj ngjarje që na ka rrëmbyer të gjithëve shpirtërisht dhe moralisht.

Prandaj le ti lemë theshethemnajat e të përpiqemi të ndihmojmë motrën tonë të shenjtë’, shkruan Mustafaraj në Facebook, ku ka hedhur edhe një video me bisedën me këngëtaren Parashqevi Simaku.

 

Poll