Vijojnë tensionet e përplasjet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, pasi banorëve iu dha një sfidë e re.
Ata u ndanë në grupe dhe u lidhën me litar me njëri-tjetrin, duke hyrë kështu në një provë që kërkon vullnet, durim dhe bashkëpunim.
Egli, e cila ishte pjesë e një grupi së bashku me Tirin, Gertën, Rizartën, Aldon dhe Rozanën, u shfaq e tensionuar dhe e mbingarkuar emocionalisht pas spektaklit, ndaj dhe refuzoi të rrinte e lidhur dhe të flinte me 6 vetë.
“Dua të rri vetëm, dua të fle vetëm, dua të pi cigare vetëm. Jam shumë e rënduar dhe nuk mund të rri e lidhur”, u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se nuk mund të përballonte më sfidën.
Gerta u përpoq ta qetësonte, duke i sugjeruar se grupi do ta mbështeste dhe do ta ndihmonte për ta kaluar këtë moment të vështirë.
Vieë this post on Instagram
Megjithatë, Egli nuk pranoi të vazhdonte dhe, pavarësisht përpjekjeve të banorëve për ta mbajtur në lojë, ajo vendosi të shkëpuste litarin.
Ky veprim çoi automatikisht gjithë grupin në dënim, sipas rregullave të vendosura nga Vëllai i Madh.
Vendimi i saj shkaktoi pakënaqësi te pjesëtarët e tjerë të ekipit, të cilët tashmë duhet të përballen me pasojat e kësaj zgjedhjeje.
Edhe skuadrat e tjera e kanë vijuar lojën, jo pa vështirësi, batuta e tensione







