
Këtë vit, siç është bërë tashmë traditë në shtëpinë e “Big Brother Vip”, po organizohet një dasmë simbolike.
Me një numër të madh votash, banorët vendosën që Jozi dhe Loredana të jenë çifti që do të “martohet”.
Megjithatë, ky vendim nuk u prit me entuziazëm nga të gjithë. Gjesti dhe Egli, të cilët ende nuk janë një çift i zyrtarizuar, u treguan të pakënaqur me zgjedhjen.
Gjesti, duke folur me Jozi, nuk e fshehu qëllimin e tij për të ndërhyrë në ceremoninë e tyre. “Do të jem ai që do ta prishë dasmën tuaj,” i tha ai pa u zënë nga frika.
Nga ana tjetër, Egli vendosi të mos marrë pjesë në këtë ngjarje. Duke parë fustanet e nusërisë së Livianës dhe Rozanës, ajo shtoi me një ton ironik: “Do të zgjedh një fustan për veten time, sepse sonte kam dasmë… po martohem me veten time!”
Kështu, atmosfera në shtëpinë e “Big Brother Vip” mbetet e ngarkuar me emocione dhe intriga, duke lënë hapësirë për zhvillime të papritura./Versus.al







