
“Me zemër të ngrirë”. Kështu e komenton Xhensila Myrtezaj një video që ka postuar në rrjetet sociale, nga pushimet me fëmijët.

Më konkretisht në video është me të voglën e saj Ajkën në një pishinë, ku duket që nënë e bijë kalojnë më së miri kohë bashkë.

Veç formave bombastike të Xhensilës, në sy bie dhe ana e saj mëmësore, kur pasi zhytet në pishinë nxjerr kokën dhe nuk shikon vajzën. E frikësuar ajo pyet me nxitim; Ku është dhe një moment më vonë ja zënë sytë e qetësohet

A nuk do të reagonte çdo nënë kështu?
