MAGAZINË /

“Fatmir Hysenbelliu dyshohet se tradhtoi modelen nga Kosova me motrën e saj”, ‘Katilja’ reagon pas mesazheve të Angela Martinit

Në disa nga story-t e publikuara nga Martini, përmendet edhe modelja nga Kosova, Valbona Bajraktari. Disa mesazhe sugjerojnë se Bajraktari është tradhtuar nga Hysenbelliu, por modelja nga Prishtina ka hedhur poshtë këto pretendime.

Shkruar nga Versus
“Fatmir Hysenbelliu dyshohet se tradhtoi modelen nga Kosova me motrën
Angela Martini/ Fatmir Hysenbelliu/ Valbona Bajraktari

Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, dhe biznesmeni Fatmir Hysenbelliu vazhdojnë përplasjet e tyre në rrjetet sociale, duke publikuar mesazhe të vjetra dhe duke hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit.

Në disa nga story-t e publikuara nga Martini, përmendet edhe modelja nga Kosova, Valbona Bajraktari. Disa mesazhe sugjerojnë se Bajraktari është tradhtuar nga Hysenbelliu, por modelja nga Prishtina ka hedhur poshtë këto pretendime.

Përmes InstaStory, Bajraktari ka ndarë detaje nga jeta e saj personale, duke treguar se është rritur pa dashuri dhe ka përjetuar dhunë në familje. Ajo ka theksuar gjithashtu rolin e Hysenbelliut, për të cilin thotë se i ka shpëtuar jetën:

"Fatmiri më ka shpëtuar jetën. Po të mos ishte ai, sot nuk do të isha gjallë. Angela Martini, nuk kemi pasur asnjë lidhje dhe askush nuk ka të drejtë të përmendë emrin tim. Jam rritur pa familje dhe kam përjetuar dhunë; kanë tentuar të më dëmtojnë pa lënë gjurmë, vetëm që e vërteta të mos dilte në pah."

Valbona Bajraktari u bë e njohur për publikun falë pjesëmarrjes në klipin “Katile” të reperit Majk.

Nga ana tjetër, Angela Martini ka denoncuar se disa media në Shqipëri i kanë bllokuar dhe fshirë artikujt me emrin e saj, lidhur me një proces gjyqësor që ka me Hysenbelli Group. Sipas Martini, kompania ka përdorur pa pagesë imazhin e saj për reklamimin e birrës Tirana, pronë e familjes Hysenbelliu.

Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Martini ka shpjeguar se denoncimi për këtë çështje ka nxjerrë në pah edhe historinë personale që ajo ka pasur me Fatmir Hysenbelliun. Ajo ka pranuar se kishte një lidhje të shkurtër në rini me djalin e Irfan Hysenbelliut, romancë që sipas saj nuk ka zgjatur më shumë se dy javë.

Poll