MAGAZINË /

Noizy thumbon sërish Mozzikun, publikon një foto të orës luksoze ‘Richard Mille’

Shkruar nga Versus
Noizy thumbon sërish Mozzikun, publikon një foto të orës
Mozzik dhe Noizy

Thumbat mes dy reperëve të njohur shqiptarë, Mozzik dhe Noizy, nuk kanë të ndalur.

Pak ditë pasi Mozzik publikoi një fotografi me një orë luksoze në dorë, e cila u përfol gjerësisht në rrjete sociale për origjinalitetin e saj, reagimi i Noizyt nuk vonoi. 

Noizy thumbon sërish Mozzikun, publikon një foto të orës
Foto e publikuar nga Mozzik

Reperi këtë herë publikoi në Instastory një imazh të një ore “Richard Mille”, markë që konsiderohet ndër më prestigjiozet dhe më të shtrenjtat në botë.

Noizy thumbon sërish Mozzikun, publikon një foto të orës
Foto e publikuar nga Noizy

Postimi u pa gjerësisht si një përgjigje ndaj Mozzik, duke ironizuar polemikat se ora e këtij të fundit mund të mos ishte origjinale.

Ora e postuar prej tij kap vlerën mbi 380 mijë euro, sipas të dhënave të markës, gjë që shtoi më shumë reagime në rrjete sociale.

Teksa rivaliteti i tyre muzikor vetëm sa është shtuar, Mozzik gjatë pyetjes që iu bë mbi ironinë e Noizyt, preferoi ta merrte situatën me të qeshur dhe pa hatërmbetje. Versus.al

 

Poll