
Modelja e njohur italiane, Chiara Ferragni është ndarë së fundmi nga bashkëshorti i saj, Fedez, e menjëherë pas kësaj zërat për një lidhje të re të yllit nuk kanë reshtur.
Të fundit janë publikuar fotot e modeles me menaxherin e njohur italian, Silvio Campara, në plazh, me të cilin dyshohet se ka nisur një romancë.
Aktualisht, Chiara ndodhet me pushime në Greqi me fëmijët e saj Leone dhe Vittoria, nënën Marina Di Guardo, motrën Francesca Ferragni me bashkëshortin Riccardo Nicoletti dhe Edoardo-n e vogël, për pak relaksim familjar.
Por relaksit të saj nuk i mungoi prezenca Silvio Campara. Dyshja njiheshin prej disa kohësh, por me sa duket shkëndija u ndez në breg.
Pak ditë më vonë, për të qarkulluan thashethemet për një lidhje me sipërmarrësin dixhital.
Revista e përjavshme "Chi" tregon imazhe të Chiarës dhe Silvios në plazhin e Versilia.
/ Versus.al







