MAGAZINË /

FOTO / Fatura sa çmimi i një apartamenti. Ja sa (pak) hahet tek Nusreti me 150.000 mijë euro

Në faturë dhe “bakllavaja e artë”, që është, me sa duket, bakllava e mbështjellë me fletë ari. Kjo është 95 euro një kallep.

Shkruar nga Versus

FOTO / Fatura sa çmimi i një apartamenti. Ja sa (pak) hahet tek

Nusreti, shefi i famshëm i kuzhinës Salt Bae ka bërë sërish bujë pasi ka postuar një llogari nga restoranti i tij në Abu Dhabi në faqen e tij në Instagram.

Njerëzit e menduan fillimisht "shaka" kur panë faturën për një tavolinë në një nga restorantet e Salt Bae. Megjithatë, restoranti i çoi gjërat në një nivel tjetër, pasi ngarkoi një foto të llogarisë ekstravagante në Instagram për t'u mburrur.

Sipërmarrësi dhe shefi i kuzhinës turke, emri i vërtetë i të cilit është Nusret Gökçe, ka krijuar një zinxhir prej 22 restorantesh, pasi fillimisht u bë viral për mënyrën e çuditshme që ai spërkatte me kripë mishrat.

Ata që kanë vizituar restorantet e tij flasin për gatime të bukura dhe ushqime të shtrenjta si për shembull, pjata më e famshme është biftek Tomahawk, i cili kur u shërbehet mysafirëve mbulohet me fletë ari.

Edhe një vakt i thjeshtë mund të shkojë lehtësisht një faturë prej mijëra eurosh, edhe pa përfshirë pijet. Kur merr parasysh pijet, gjërat fillojnë të shkojnë në dhjetëra mijëra euro.

FOTO / Fatura sa çmimi i një apartamenti. Ja sa (pak) hahet tek

Kjo është pikërisht ajo që Salt Bae tregoi në postimin e tij në Instagram, me faturën e restorantit që arrinte në 615,065 AED (dirham), ekuivalente me rreth 151,000 euro.

Ky vakt, i cili në disa vende mjafton për të blerë një shtëpi të re, përbëhej nga uji që kushtonte rreth 10 euro, një birrë gati 13 euro dhe një negroni 18 euro. Ajo përfshinte edhe shishe Petrus, një verë e famshme për çmimin e saj të lartë, që arrinte në 24 mijë euro për shishe.

Aty ishte edhe “bakllavaja e artë”, që është, me sa duket, bakllava e mbështjellë me fletë ari. Kjo është 95 euro një kallep.

 

 

Poll