MAGAZINË /

Fotoja me Olsi Bylykun që bëri bujë, flet Xumi: E dija që Egli ishte ish-partnerja e tij! (Komenton shprehjen e tij të famshme)

Fotoja bëri bujë, pasi Xumi kishte shprehur pëlqim për Eglin, ish-partneren e Olsit.

Shkruar nga Versus
Fotoja me Olsi Bylykun që bëri bujë, flet Xumi: E dija që
Olsi Bylyku, Xumi

Teksa ishte brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania 4”, jashtë saj, në rrjetet sociale qarkulloi një foto e Xum Allushit dhe Ols Bylykut. Fotoja bëri bujë, pasi Xumi kishte shprehur pëlqim për Eglin, ish-partneren e Olsit.

Sot, në një intervistë për “Shqipëria Live”, Xumi ku u ndal te fotoja, për të cilën tha se është bërë rreth 9 vite më parë, por theksoi se nuk ka shoqëri me ish-partnerin e Eglit.

“Eglin e kam njohur nga jashtë pasi kam dëgjuar dhe këngët e saj. Me ish-partnerin e Eglit, s’kam miqësi. Ajo foto është shkrepur para 9 vitesh. U bë kohë e gjatë që s’kam kontakt me atë. E di që ka qenë ish-partnere e një kolegu, por jo e një shoku apo miku tim.

Nuk jam penduar për asgjë në BB VIP 4. Kam pasur respekt dhe mirënjohje të madhe për Eglin. Kam parë një vajzë me vlera. I kam thënë Eglit në sy ‘unë nuk jam i dashuruar me ty’, i kam thënë ‘ndjej për ty’.”, theksoi Xum Allushi.

Xumi komentoi dhe shprehjen e famshme e cila u bë ‘’meme’’ në rrjet ‘’Do fiks dritat e shtepisë së Big Brother VIP 4’’.

“Ka qenë në kuptimin metaforik, dritat asaj shtëpie i kam fikur në momentin që jam larguar. Kush e kupton, e kupton. Penalizimi im i vetëm është se isha më shumë i vërtetë se i vërtetë. Unë Big Brother-in tim e kam fituar. Në një muaj unë kam dhënë atë që doja. Janë krijuar meme. E dija se çfarë lloj trazie do shkaktoja në rrjetet sociale. Personi që solli memet në Shqipëri ishte Xum Allushi", ka thënë ai ndër të tjera.

Poll