MAGAZINË /

Gjejnë një violinë të viteve 1700 në plehra, kushton një “mal” me para

Violina gati 300 vjeçare u rikthye në skenë në duart e një violinisteje 13 vjeçare austriake

Shkruar nga a.b.

Gjejnë një violinë të viteve 1700 në plehra, kushton

E gjetur mes plehrave, e dëmtuar dhe pa tela, violina i është dërguar një mësuesi muzike, i cili e ka restauruar dhe ka zbuluar se ishte një instrument i çmuar, i ndërtuar në shekullin e 18-të, me vlerë rreth 60 mijë euro.

Është historia e një violine, e cila u rikthye për të luajtur mbrëmë në koncertin në Piazza Unità d'Italia, si pjesë e iniciativave për Javën e 50-të Sociale të Katolikëve Italianë.

Violina u mbajt në skenë nga një vajzë 13-vjeçare austriake, Lorea Mimura, fituese e një konkursi ndërkombëtar.

Gjejnë një violinë të viteve 1700 në plehra, kushton

"Violina kishte një etiketë në të cilën shkruhej "restauruar në 1935", mendova se mund të ishte nga shekulli i 19-të - i tha gazetës Il Piccolo mësuesi i muzikës Matteo Fanni Canelles, drejtor i Akademisë Ars Nova të Triestes, të cilit ju dorëzua instrumenti- sigurisht e kuptova menjëherë se nuk ishte një nga ato violinat e prodhuara në masë me pak vlerë, por nuk e kuptova se ishte një produkt i luterisë më të lartë".

Dhe lutisti është i bindur "që stili i tastierës është i fundit të viteve 1700 dhe se është përdorur shumë. "Ka një tingull të mrekullueshëm, si ai i një instrumenti që kushton 50 apo 60 mijë euro". -tha Canelles për median. 

 

Poll