Rozana dhe Gjesti biseduan mbi qëndrimin e tyre në shtëpinë e Big Brother VIP4. Gjatë bisedës, këngëtarja e pyeti Gjestin sesi do të reagonte nëse Egli do të rifutej në shtëpi në kuadër të sfidës së mosreagimeve.
Gjesti u përgjigj shkurt: “S’e di”. Megjithatë, ai shtoi se nëse Egli do të futej në shtëpi, do të prishte sfidën e mosreagimeve.
“Jo, nëse e sjellin, e prish, menjëherë. S’ma ndien, le të ulet çmimi e krejt. Jo, s’më intereson kjo punë. Menjëherë e prish, i flas, muhabet, llaf sa të mundem”.
Rozana e pyeti: “Të ka marrë malli?”
“Po, qysh jo. E mendoj”, pranoi Gjesti, duke treguar kështu se ia ka ndjerë mungesën në shtëpi. Versus.al







