MAGAZINË /

Gjestit i mungon Egli? Gjumin e mirë! Të lutem, dërgoma një video…

Një video e natës së kaluar, e cila po qarkullon në rrjetet sociale, tregon Gjestin të shtrirë në dhomën e gjumit, duke folur përgjumshëm dhe duke i drejtuar mesazhe emocionale Eglit, sikur ajo të ishte ende pjesë e shtëpisë.

Shkruar nga Versus
Gjestit i mungon Egli? Gjumin e mirë! Të lutem, dërgoma një
Gjesti/ Egli

Largimi i papritur i Eglit nga shtëpia ditën e djeshme ka lënë një ndikim të madh tek banorët, veçanërisht tek Gjesti, me të cilin ajo kishte një marrëdhënie të luhatshme gjatë qëndrimit të saj në lojë.

Një video e natës së kaluar, e cila po qarkullon në rrjetet sociale, tregon Gjestin të shtrirë në dhomën e gjumit, duke folur përgjumshëm dhe duke i drejtuar mesazhe emocionale Eglit, sikur ajo të ishte ende pjesë e shtëpisë. Ai shprehet:

“Gjumin e mirë, Egli. Besom që kam me i kry do gjëra për ty. Mbaje mend këtë sen. Gjumin e ëmbël. Shpresoj që e ke gjetur familjen mirë e edhe ti vetë je mirë… Të lutem, dërgoma një video për ‘Prime’, duke qeshur, të shoh që je mirë… Kjo lojë është e fëlliqur dhe duhet t’ua dridh. Të premtoj që do jua dridh keq.”

Ky moment ka prekur ndjekësit, të cilët e kanë interpretuar si një shenjë të lidhjes së fortë emocionale mes tyre, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Tags:

bbva4

Poll