MAGAZINË /

Gjetën shishe në det, lëngu misterioz ju merr jetën 4 peshkatarëve

Ende nuk dihet se çfarë lënde toksike ka qenë brenda shisheve që shkaktuan 4 viktima dhe 2 të helmuar në gjendje kritike

Shkruar nga a.b.

Gjetën shishe në det, lëngu misterioz ju merr jetën 4

Një ngjarje tragjike e pazakontë është rregjistruar në Sri Lanka, ku katër peshkatarë kanë humbur dhe dy të tjerë janë në gjendje kritike. Arsyeja, gati e pabesueshme. Ata konsumuan një lëng të panjohur që përmbanin disa shishe të gjetura prej tyre në det.

Detarët po peshkonin në brigjet e Tangalle, një qytet në bregun jugor të ishullit, kur gjetën disa shishe. Sipas Marinës së Sri Lankës, burrat e pinë lëngun e gjetur në shishe, duke menduar se ishte alkool.

Shërbimet e urgjencës shkuan në anije për të ndihmuar ekuipazhin, nga frika se mos nuk do të mund t'i kthenin në kohë në tokë të thatë për t'i trajtuar.

Sipas autoriteteve të Sri Lankës, disa shishe ju dhanë dhe anëtarëve të tjerë të ekuipazhit që ndodheshin pranë varkës së peshkimit në atë kohë. Këta persona u paralajmëruan për rrezikun e substancës që përmbajnë shishet. Hetimi duhet të bëjë të mundur përcaktimin se çfarë lëngu është.

Poll