
Sulmuesi anglez Harry Kane mori trofeun evropian të Këpucës së Artë në një ceremoni në Allianz Arena të Bayern Munich, pas një sezoni të shkëlqyer me 36 gola që e bëri atë ta përmbyllë si golashënuesi më i mirë i Evropës në sezonin 2023/24.
Kane shënoi golin e tij të fundit të sezonit në humbjen 3-1 të Bayernit në VfB Stuttgart në ndeshjen e 32-të, duke e çuar numrin e tij në Bundesligë në 36 për sezonin dhe duke e lënë atë përpara lojtarëve si Erling Haaland , Kylian Mbappé dhe Lautaro Martinez.
"Është një ndjenjë fantastike. Mund të falënderoj vetëm klubin, shokët e mi të skuadrës. Çmimi është për të gjithë, pa ju nuk do të qëndroja këtu," tha Kane pas marrjes së çmimit.
"Bashkimi me FC Bayern ishte një nga vendimet më të mira të jetës sime," vazhdoi ai.
Harry Kane ka patur një rol shumë të rëndësishëm për kombëtaren angleze edhe gjatë Europianit të këtij viti, ndërkohë që luan si sulmues në klubin e Bayern Munich./ Versus.al







