MAGAZINË /

Hyri në histori me golin ndaj Italisë, Bajrami i bindur: Kundër Kroacisë do shënoj akoma më shpejt

Bajrami u shpreh i gatshëm për ndeshjen ndaj Kroacis dhe dha premtimin se do thyejë rekordin e vendosur ndaj Italisë.

Shkruar nga Versus
Hyri në histori me golin ndaj Italisë, Bajrami i bindur: Kundër
Nedim Bajrami gjatë festimit të golit përballë Italisë

Nedim Bajrami, futbollisti i kombëtares shqiptare i cili hyri në histori me golin më të shpejt të shënuar në të gjithë kampionatet evropiane, u shpreh i bindur se në ndeshjen përballë Kroacisë do të shënojë akoma më shpejt.

Teksa foli për “Report Tv”, Bajrami nga qendra e seancave stërvitore falenderoi të gjithë tifozët për mbështetjen e dhënë gjatë këtij rrugëtimi të kombëtares për herë të dytë në “Euro 2024”.

Bajrami: Jemi shumë të kënaqur që na mbështesin. Jam shumë i lumtur”

Pyetje: Ndeshja e radhës me Kroacinë?

Bajrami: Do të kap akoma më shpejt golin

Mesfushori arriti të shënonte ndaj kampionëve në fuqi të Evropës vetëm pas 23 sekondave lojë. Po ashtu folën për mediat edhe futbollistë të tjerë si Klaus Gjasula dhe Ernest Muçi të cilët u shprehën se janë gati për ndeshjen ndaj Kroacisë që do të zhvillohet të mërkurën. Versus.al

Poll