MAGAZINË /

“Isha nënë e baba” / Eva Alikaj rrëfen divorcin, jetën si nënë e vetme dhe dy depresionet: "Një vajzë më shpëtoi..."

Aktorja e mirënjohur shqiptare Eva Alikaj foli edhe për eksperiencën e saj në Big Brother VIP Albania, në edicionin e dytë. Ajo u ndal te konflikti i asaj kohe, me Luiz Ejllin, ku me shaka tha “mirë ia bëra, po hajt”.

Shkruar nga Versus

“Isha nënë e baba” / Eva Alikaj rrëfen divorcin,

Aktorja Eva Alikaj, ka hapur zemrën duke rrëfyer si rrallë herë ndarjen nga bashkëshorti vite më parë dhe vështirësitë e rritjes të djalit të saj, Xhinos, për të cilin tha se ishte nënë edhe baba.

Në një intervistë të dhënë për Erjona Rusin në emisionn 'S'e luan topi', Eva është shprehur se divorci ka qenë i dhimbshëm për të, pasi dhe djali që kishe ardhur në jetë nga kjo martesë, ishte vetëm katër vjeç.

Ajo ka treguar se edhe sot, dajli i saj Xhino, nuk ka raporte me të atin, dhe pse ajo ka insistuar që ai të takohej.

“Isha dhe nënë edhe baba, sepse u ndamë me bashkëshortin. Xhino ishte katër vjeç. Ishte një ndarje e dhimbshme për mua. Nuk ka raporte me djalin. Kam dashur që Xhino të ketë kontakte me babain e tij, ai është austriak, por ai nuk e ndjen, nuk do, nuk mund të ndikojë. Para pak kohësh, Xhino erdhi në Vjenë, sepse rri në Zvicër, dhe prapë i thashë ‘takojë njëherë, si mik, pi diçka, mund të të bëj klik’, sepse unë e kam këtë, i fal njerëzit”, tha Eva.

“Isha nënë e baba” / Eva Alikaj rrëfen divorcin,

Ndër të tjera, aktorja ka treguar se pengu më i madh që ka në jetë është fakti që nuk i ka dhënë më shumë përkëdhelje të birit dhe se nuk e ka shijuar sipas saj, rritjen e tij.

Eva rrëfeu se për shkak të kërkesës së llogarisë që kishte për të, që të ushtrohej në violinë, shpesh herë bëhej e bezdisur për Xhinon.

Pas ndarjes dhe lindjes së djalit, Eva ka treguar se ka kaluar një periudhë depresioni, nga i cili e shpëtoi një vajzë që i hapi një adresë në Facebook.

“Ka qenë një fazë shumë e vështirë, depresive, kur isha në Austri, mendova të dorëzohem. Ishte pas ndarjes, pasi kishte lindur djali. Por, një vajzë më ka hapur Facebook dhe aty filluan njerëzit “o Eva, o ikona”, aty thash që unë jam, se njerëzit nuk thonë kot. Që nga ai moment, e deri tani, vazhdoj të eci përpara, rrëzohem, çlodhem, vazhdoj prapë”, tha Eva Alikaj.

“Isha nënë e baba” / Eva Alikaj rrëfen divorcin,

Teksa ishte e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, aktorja e mirënjohur shqiptare Eva Alikaj foli edhe për eksperiencën e saj në Big Brother VIP Albania, në edicionin e dytë.

Ajo u ndal te konflikti i asaj kohe, me Luiz Ejllin, ku me shaka tha “mirë ia bëra, po hajt”.

“Isha nënë e baba” / Eva Alikaj rrëfen divorcin,

Si u ndjeve kur u bërë e famshme?

Eva Alikaj: Nuk kisha si ta dija që këtë famë të madhe.

Sy të pëlqeu që të zgjodhën për këtë rol?

Eva Alikaj: Jo shumë, pasi nuk ishte shumë i skalitur roli im.

E provove një aventurë, edhe pse të shkurtër, ajo në BBVip. Përfundoi shumë shkurt, ti dole. Ti publikisht i ke kërkuar falje Luzit. Ju sot keni kontakte, flisni apo…

Eva Alikaj: Jo! Më tha dikush “ti je dhe do mbetesh në zemrat tona, edhe kur bën ndonjë gabim”. Unë e kam kaluar. Për “bigun” as im bir s’ka qenë dakord, kanë të drejtë, por… Nuk jam bërë pishman. Unë hyra, pavarësisht se isha gabim. Ishte periudha që më ndodhi me babin dhe doja të largohesha nga ajo gjendje. Nuk e mendoja (Luizi) të hakërrohej në atë mënyrë. Të thotë “do të lë pa gjumë”, ky ishte kërcënim. Mira ia bërë, po hajt.

 

Poll