Vijon në rrjetet sociale "telenovela" me seri e fatit të Parashqevi Simakut. Edhe në ditën e parë të këtij vitit kanë vijaur që të vijnë informacione rreth zhvillimeve më të fundit me të cilat është i lidhur fati i divës shqiptare të viteve '80-'90. Kanë mbetur më pak se dy ditë nga takimi i shumëpritur i këngëtares së njohur Parashqevi Simaku me të birin Luke. Këtë e ka bërë të ditur bamirësi i saj Elton Ilirjani në një postim në rrjetet sociale, ku ka përcjellë dhe emocionet e Simakut, në lidhje me takimin e pritshëm me të birin të cilin e priti për vite me rradhë në stacionin e metrosë se mos kalonte rastësisht pas ndarjes nga bashkëshorti dhe largimit të saj nga familja e re e krijuar në ShBA.
MESAZHI NE INSTAGRAM
Gëzuar 2025! Kjo flutur me emrin Parashqevi erdhi në jetën time me magjinë e saj! Erdhi dhe kishte një kërkesë: Të takojë djalin e saj pas 15 vitesh! Edhe 44 orë na ndajnë nga takimi me Lukën! Padurim, ankth, kapriço prej Dive, izolim në dhomë, deri sa të bëhet fakt për fluturën tonë! E kuptueshme! Për Shqipërinë dhe shqiptarët kjo Parashqevi Flutur është histori shprese dhe dashurie! Është mesazh që ne asnjëherë nuk duhet të dorëzohemi dhe se dashuria triumfon!
Vieë this post on Instagram







